Planet e martesës kthehen në funeral

Arfenilla

Themelues i Forumit
46xx3294.jpg




Planet e martesës janë shndërruar në plane të funeralit, derisa autoritetet e Nju-Jorkut janë duke tentuar ta zgjidhin enigmën rreth asaj se çka shkaktoi aksidentin e tmerrshëm të varkave, gjatë fundjavës, ku vdiqën nusja e ardhshme dhe nuni i saj. "Jemi duke analizuar të gjitha të dhënat", thotë sherifi i qarkut Rokland të Nju-Jorkut, Luis Falko. "Ajo që do të bëjmë është që ta sjellim një ekip për rekonstruktimin e aksidentit". Lindsi Stjuart dhe Brajan Bond planifikonin që të martoheshin më 10 gusht. Mark Lenon, i cili duhej të ishte nuni gjatë ceremonisë martesore, si dhe Lindsi, u zhdukën të premten mbrëma, kur varka ku gjendeshin ata, u godit me një anije ndërtimi. Lindsi dhe Lenoni ishin nxjerrë nga varka, por kërkimi për Lenonin kishte vazhduar deri të shtunën në mëngjes, kur një avion i vogël zbuloi kufomën e tij në lumë. Ende është duke u punuar për identifikimin e trupit. Ndër shkaqet e aksidentit përmendet përdorimi i mundshëm i alkoolit, si dhe ndriçimi i dobët. Anija, të cilën e goditi varka e nuses, ishte e ankoruar aty që nga muaji prill.K.D
 
Back
Top