Plakja e popullatës: Makthi i politikbërësve europianë të sotëm

  • Në disa vende si Letonia apo Portugalia, situata është bërë alarmante. Krijohet rrethi vicioz ku emigrimi sjell prapambetje ekonomike dhe prapambetja ekonomike sjell më shumë emigrim
Alan Wheatley, Reuters

plakja-e-popullesise-1-150x150.jpg
plakja-e-popullesise-2-150x150.jpg
plakja-e-popullesise-3-150x150.jpg
plakja-e-popullesise-4-150x150.jpg


Shumë kohë pasi kriza e borxheve të kapërcehet, Europa do të përballet me një problem të ri edhe më serioz – si të paguajë për numrin në rritje të të moshuarve.

Popullata në disa vende është në stanjacion ose sakaq në rënie, veçanërisht në Gjermani. Kjo do të reduktojë kursimet dhe potencialin për rritje ekonomike. Punëtorët që mbeten po bëhen më të moshuar dhe rrjedhimisht janë më pak produktivë. Kjo do të dëmtojë standardet e jetesës.

Dhe radhët e pensionistëve po rriten me shpejtësi. Kjo kërcënon skemën e financimit të pensioneve dhe të kujdesit shëndetësor. Në 27 vendet e Bashkimit Europian, çdo pensionist mbështetet në mesatarisht nga katër njerëz. Nga viti 2050, raporti pensionistë/punonjës do të ketë rënë në 2 me 1. Ky është parashikimi i OKB-së dhe Bashkimit Europian.

Letonia, e cila aplikoi për anëtarësim në euro në vitin 2014, është shembulli ekstrem i kësaj tendence. Nga viti 2060 aty do të ketë katër letonezë në moshë pune për tre letonezë mbi 65 vjeç.

Për shkak të emigrimit dhe fertilitetit të ulët, popullata e shtetit Balltik ra me 14 për qind, ose 340 mijë njerëz mes viteve 2000 dhe 2011, duke sjellë paralajmërime për një kërcënim ekzistencial për kombin.

“Nuk dua të bëj deklarata apokaliptike. Shpresoj se vendi do t’ia dalë. Por zilja e alarmit ka rënë”, thotë Mihail Hazans, një profesor i ekonomiksit në Universitetin e Letonisë dhe demografi kryesor i vendit.

Zile alarmi

Shumë vende europiane po e rrisin moshën e daljes në pension. Dhe disa, përfshirë Britaninë, kanë profile popullate të favorshme. Por Martins Kazaks, kryeekonomisti i Swedbank në Riga, tha se qeveritë ende do të duhet të kuptojnë përmasat e ndryshimit të politikave që kërkohen për këtë problem.

“Nëse e përkufizojmë pikën e kthesës si pika përtej së cilës nuk ka kthim prapa, atëherë në shumë aspekte ne e kemi kaluar – dhe jo vetëm ne, por shumica e Europës”, thotë Kazaks.

“Me një popullatë në plakje dhe me barrën e pensioneve dhe mirëqenies sociale, rritja ekonomike do të jetë gjithnjë e më e paktë. Nëse nuk bën asgjë sot, e ardhmja do të jetë shumë më e vështirë”, shtoi ai.

Politikëbërësit kanë nevojë të shikojnë rritjen e papërfillshme ekonomike të Japonisë për të kuptuar impaktin ekonomik të rënies së popullsisë dhe plakjes. “Europa është Japonia e re”, thotë Douglas Roberts, një ekonomist në Edinburg.

Përveç vendosjes së sistemeve të pensioneve në një shteg më të qëndrueshëm, investimi në arsimim dhe trajnim në mënyrë që punonjësit të jenë më produktiv duhet të jetë prioriteti i politikave, thonë ekonomistët. Po kështu duhet të zgjerohet kujdesi për fëmijën për të lejuar më shumë gra të bashkohen apo të qëndrojnë në tregun e punës.

Por se si mund të ndahet kostoja e plakjes kjo është një çështje që në vetvete mbart rreziqe politike, pasi vendos pensionistët përballë të rinjve, të cilët janë të mbingarkuar me taksa dhe me punë.

George Magnus, një këshilltar i lartë në bankën zvicerane UBS në Londër, tha se është e kuptueshme që për shkak të krizës në eurozonë, politikbërësit janë përqendruar në përballjen me koston aktuale të mirëqenies sociale.

“Por përtej kësaj është një çështje shumë strukturore, e cila është realisht për modelin social, të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve përballë shtetit dhe anasjelltas. Ne do të duhet të debatojmë për këtë”, thotë Magnus, autor i librit “Epoka e Plakjes”.

Edward Hugh, një ekonomist në Barcelonë thotë se në fakt kriza e borxheve sovrane që ka rënë mbi botën e zhvilluar qe në fakt, në thelb se si të përballohen detyrimet ndaj popullatës së moshuar: pritshmëritë për nivelet e ardhshme të kujdesit shëndetësor dhe pensioneve mund të jenë tepër optimiste.

Për rrjedhojë, Hugh është kritik ndaj politikbërësve në Europë dhe te Fondi Monetar Ndërkombëtar për neglizhencën ndaj ndryshimeve demografike.

“Në mungesë të politikave që njohin ekzistencën e këtyre çështjeve dhe përpiqen t’u japin zgjidhje atyre, asnjë nga analizat e qëndrueshmërisë – borxhet, sektori financiar e çfarë do qoftë – nuk vlejnë as nga kostoja e letrës mbi të cilën janë shkruar”, thotë ai.

Dhimbjet e popullatës së Portugalisë

Portugalia e goditur nga recesioni ilustron gjithashtu edhe rrethin vicioz ekonomik dhe fiskal që Hugh e identifikon në vendet në periferi të Eurozonës si rezultat i demografisë.

Norma e lindshmërisë në Portugali, e cila qe 1.32 fëmijë për nënë vitin e kaluar, është shumë poshtë kuotës 2.1 fëmijë për nënë që nevojiten për ta mbajtur popullatën të pandryshuar. Dhe kjo ka vijuar që nga vitet 1980.

Gjatë vitit 2012, vetëm 90 mijë fëmijë lindën, më e ulëta në më shumë se një shekull, ndërsa frika ekonomike bindi çiftet të shtyjnë për më vonë lindjen.

Me pak fjalë, plakja duket si e paraprogramuar. Nga viti 2050, Portugalia parashikohet të ketë më shumë njerëz mbi 60 vjeç se çdo vend tjetër europian. Të moshuarit do të jenë 40 për qind e popullsisë nga 24 për qind që janë sot.

Dhe për më tepër, rreth 100 mijë deri në 120 mijë portugezë, ose 1 për qind e të gjithë popullsisë, po emigrojnë çdo vit në kërkim të një pune më të mirëpaguar, duke shkatërruar bazën fiskale dhe duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e kostos së shtetit të mirëqenies sociale.

“Një nga problemet më të mëdha që kemi është që të mbajmë punëtorët në punë”, thotë Joao Carlos Costa, menaxher i përgjithshëm i Arpial, një kompani metalpunuese në Lisbonë. Jose Cesario, sekretari i shtetit për bashkësitë portugeze jashtë vendit nuk e sheh kaq keq situatën kur pyetet për largimin e mendjeve dhe muskujve nga vendi. Sipas tij, emigrantët fitojnë aftësi të konsiderueshme jashtë vendit dhe sjellin në atdhe rreth 2.7 miliardë euro në vit. Anëtarët me ndikim të diasporës së Portugalisë mund të punojnë si ‘ambasadorë’ për vendin, tha Cesario në një intervistë. Portugalia ka 5 milionë emigrantë jashtë vendit.

Por ai pranoi se si Zvicra, ashtu edhe Luksemburgu, i kanë sugjeruar të ngadalësojë fluksin e emigrantëve.

“ثshtë si peshku që kafshon bishtin e vet”, thotë Cesario, duke përdorur një proverb portugez. “Ne mund të marrim emigrantët dhe t’i bindim të kthehen vetëm nëse kemi zhvillim ekonomik, por ne nuk mund të arrijmë zhvillim ekonomik pa emigrantë”. Nëse ai do të kishte një zgjidhje, Portugalia nuk do të qe në këtë situatë që është.

Eksodi letonez

E njëjta histori ka ndodhur edhe në Letoni. “ثshtë një sfidë e madhe për Letoninë, si për ekonominë ashtu edhe për shoqërinë”, tha Kryeministri Valdis Dombrovskis për “Reuters”. “Ne kemi nevojë të përqendrohemi te fakti se si rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës të krijojnë kushtet që njerëzit të shohin të ardhmen e tyre këtu në Letoni dhe të mos largohen”.

Qeveria shpreson të joshë për kthim së paku 100 mijë emigrantë, ose një të tretën e atyre që janë larguar gjatë dekadës së fundit. Por duke parë se Letonia është një nga vendet më të varfra në BE, kjo nuk pritet të jetë një punë e lehtë. “Ne nuk po presim që njerëzit të paketojnë rrobat dhe të jenë këtu brenda ditës”, thotë Dace Acule, një kërkuese e politikave publike në Riga, e cila ka punuar për një paketë incentivash.

Por një nga emigrantet që ka pak gjasa të mendojë kthimin është Datsa Gaile, e cila ka jetuar në Britani që nga viti 2006. Ajo u largua nga Letonia për shkak se si nënë e vetme, nuk qe në gjendje të rriste dy fëmijë me një rrogë prej 150 lats në muaj (275 dollarë).

Pas një fillimi të vështirë, ajo mësoi anglisht, ndërroi vende pune gjithnjë e për më mirë dhe tashmë drejton një agjenci lajmesh anglo-balltike, një faqe interneti që vizitohet nga rreth 100 mijë letonezë që jetojnë në Britani.

“Problemi kryesor aktualisht është se nuk ka mjaftueshëm vende pune në Letoni. ثshtë disi e rrezikshme nëse vendos të kthehesh”,
thotë Gaile, e cila jeton në Northampton, një qytet në Anglinë Qendrore ku banojnë edhe 8 mijë letonezë të tjerë.

“Për më tepër, unë jam larguar për gati tetë vite dhe stili im i jetesës ka ndryshuar shumë. Njerëzit janë të ndryshëm këtu. Ka më shumë oportunitete në këtë vend”, shton ajo.

Profesor Hazans i Universitetit të Letonisë tha se në rastin më të mirë, rreth 20 për qind e emigrantëve të kohëve të fundit mund të kthehen. Ajo që është më e rëndësishme, vrojtimet e tij tregojnë se pjesa e atyre që ‘kanë ndarë mendjen të mos ikin’ nga Letonia, ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Sot vetëm një në katër vetë e sheh të ardhmen me bindje në Letoni.

Njësoj si në Portugali, një rreth vicioz ekonomik po bëhet i vështirë për t’u thyer.

“Emigrimi dërgon sinjale negative për investitorët e huaj. Ai dërgon gjithashtu sinjale negative për nismat vendëse për ndërtim biznesi”, thotë Hazans. “Ti mendon se sa shumë klientë potencialë mund të kesh”.

Dëmi psikologjik i emigrimit afatgjatë, jep gjithashtu dëme ekonomike tronditëse. Emigrimi është përgjegjës për dy të tretat e rënies së popullsisë së Letonisë. Emigrimi sjell rënie të lindshmërisë dhe aktualisht në Letoni lindin vetëm 1.1 fëmijë për nënë, norma më e ulët në planet. Acule, kërkuesja e politikave, foli për “trishtim demografik” për një vend ku shumica e njerëzve janë një i afërm që punon jashtë vendit.

Hazans shtoi: “Ndjesia e trishtimit është shumë e pranishme këtu. Pse? ثshtë ndjesia që çdokush po largohet nga varka dhe kjo do të thotë se varka po mbytet. Ose, nëse varka po lundron dhe të tjerët po ikin, pse atëherë unë po qëndroj?”

ثshtë imperative pra, që Letonia të kapërcejë sa më parë recesionin e thellë të viteve 2008/2009, kur PBB ra me 20 për qind si pasojë e vendimit të qeverisë për të hyrë në politika shkurtimi shpenzimesh dhe jo zhvlerësimi monetar.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Letoninë ose Portugalinë – ose vendet e tjera të Europës Lindore si Bullgaria dhe Rumania – vetëm punët me paga më të larta do të mund të ndalojnë hemorragjinë njerëzore e ndoshta do të përmirësojnë perspektivën afatgjatë demografike.

“Nëse ke mundësi të jetosh dhe punosh normalisht në vendin tënd, është një luks. ثshtë një luks të kesh mundësi të qëndrosh”
, thotë Dace Beinare, një këshilltare në organizatën joqeveritare SOS Fshatrat e Fëmijëve, në Riga.

Për shkak të emigrimit dhe fertilitetit të ulët, popullata e Letonisë ra me 14 për qind, ose 340 mijë njerëz mes viteve 2000 dhe 2011, duke sjellë paralajmërime për një kërcënim ekzistencial për kombin

Rreth 100 mijë deri në 120 mijë portugezë, ose 1 për qind e të gjithë popullsisë, po emigrojnë çdo vit, duke shkatërruar bazën fiskale dhe duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e kostos së shtetit të mirëqenies sociale

“Emigrimi dërgon sinjale negative për investitorët e huaj. Ai dërgon gjithashtu sinjale negative për nismat vendëse për ndërtim biznesi”, thotë Hazans. “Ti mendon se sa shumë klientë potencialë mund të kesh”
G.Shqip
 
Pe: Plakja e popullatës: Makthi i politikbërësve europianë të sotëm

Duhet me kthy xhaxhin enver se ndryshe nuk shtohet popullsia
 
Titulli: Plakja e popullatës: Makthi i politikbërësve europianë të sotëm

Kjo vjen si pasoj qe ne kto vendet e zhvilluara (Gjermania,Japonia,Danimarka...) rrojn pleqt ka 90-100 dhe duhet me ju pagujt pencionin e sherbimet shendetsore per nja 30-40 vjet.

Shtetet qe mbajn kto qe kan shum femije me social nuk do perballen me kshu problemesh se kur te rriten kto femijet do punojn e do i perballojn te moshuarit...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top