Plagosje te "Fresku",babai tenton te vrase te dashurin e vajzes...

ثshtë zbardhur dinamika dhe motivi i plagosjes së 33-vjeçarit Arben G. ditën e sotme në banesën e tij në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Arben G. u qëllua disa herë me armë zjarri në banesë nga shtetasi Besim Lata, i cili rezulton se është edhe babai i vajzës me të cilin bashkëjeton i plagosuri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së sotme. Sipas burimeve brenda Policisë, Besim Lata kundërshtonte lidhjen e vajzës së tij me të plagosurin Arben G.

Ai shkoi ditën e sotme, bashkë me të birin, të identifikuar me inicialet B.L. për të marrë vajzën në banesën e të plagosurit.

Me vete, Besim Lata kishte marrë edhe armën e zjarrit. Teksa ka shkuar në banesën e të plagosurit, ai nuk e ka gjetur vajzën a ty.

Më pas, ka patur debate dhe konflikt fizik me të treve dhe Besim Lata ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar disa herë mbi Arben G.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur lehtë për fat të mirë dhe gjendet në QSUT për mjekim. Nga ana tjetër, Policia arrestoi babanë e vajzës, ndërsa është ende në kërkim vëllai i saj, B.L.


*
*
* *
Gazeta Panorama.
 
Titulli: Plagosje te "Fresku",babai tenton te vrase te dashurin e vajzes...

Po ky qe qenka arratis ku mendoj te shkoj...Me mir te dorzohesh sesa te rrish gjithmon ne arrati dhe me frik se te gjete sot apo neser.. Kto probleme skan te sosur tek ne..
 
Titulli: Plagosje te "Fresku",babai tenton te vrase te dashurin e vajzes...

Sa po lexoja ni shkrim;Jurgen Kurti vrau baban me thik ne ish blloku.tani prap ky lajmi tjeter!!ishalla bahet mir se doni me mbyte njeri tjetrin me keq se ne me serbin.
 
Titulli: Plagosje te "Fresku",babai tenton te vrase te dashurin e vajzes...

Nga informacioni qe jepet nuk shpjegohet nese ajo rrinte me deshire apo mbahej me force.Por nese ajo ka dashur vete te rrije me ate person edhe babai apo vellai jane kundra,ky eshte nje mentalitet Shqiptari i ndryshkur do ta kemi edhe per disa vite te tjere ne qe nuk behen gjithmone gjerat si ju pelqejne atyre.Si nuk arrijne te kuptojne kaq gje te vogel keta njerez,shkojne edhe tentojne ti marrin jeten dikujt,duke futur veten ne telashe me shtetin apo me hasmerira.
Me vjen keq kur lexoj apo shoh ne televizione cdo dite vrasje apo plagosje,me nje numer kaq te madh edhe me nje popullsi te vogel,eshte i njejti numer me ngjarjet ketu ne USA vetem se ketu jetojne gati 320 milion.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top