Plagoset me thikë 22-vjeçari, në hetim dy të rinj

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
TIRANE- Një përleshje mes të rinjsh, pas pyetjes "pse më sheh shtrembër?", shkaktoi një të plagosur në Tiranë. Sipas policisë, Besmir Borri, 22-vjeç ka mbetur i plagosur nga disa të goditura me biçak, nga dy të rinj, pas një debati që kanë pasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së dielës, në zonën e Unazës së Re, pranë magazinës së bojërave "Dorjan". Policia është lajmëruar për ngjarjen nga roja i një godine në ndërtim e sipër që ndodhet në Unazën e Re. Personi që ka parë ngjarjen ka lajmëruar menjëherë policinë e kryeqytetit dhe një patrullë e Komisariatit Nr.6 ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Menjëherë policia ka identifikuar autorët dhe brenda disa minutash nga ngjarja ka bërë të mundur edhe ndalimin e tyre. Sipas burimeve nga policia mësohet se autorët e plagosjes së 22-vjeçarit Borri, dyshohet të jenë Kreshnik Ferollari dhe Spartak Muça, të dy 20-vjeçarë. Më pas është vendosur që dy autorët të ndiqen penalisht në gjendje të lirë, pasi plagosja e të riut ka qenë e lehtë. Mësohet se i dëmtuari pasi është mjekuar në Spitalin Ushtarak është rikthyer në banesën e tij.
*panorama*
knife20attack.jpg
 
Back
Top