Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pjesëmarrja në votime deri në orën 13.00, 9 % më pak se sa më 2013!

Pjesemarrja-ora-13-.jpg

Të dhënat e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sugjerojnë se pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në rang kombëtar është vetëm 26.9 për qind deri në orën 13.00. Në vitin 2013 pjesëmarrja deri në këtë orë qe 35.9 për qind.
Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve duket se kanë zgjedhur të mos votojnë herët në mëngjes këtë herë, ose të mos votojnë fare, nëse shohim të dhënat e raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vitin 2017 dhe ato të vitit 2013.
Sipas të dhënave më të fundit të KQZ, rreth 520 mijë shqiptarë raportohet se kanë votuar deri në orën 13.00, ose më pak se 27 për qind e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja më e ulët raportohet në Vlorë me 22.6 për qind ndërsa pjesëmarrja më e lartë raportohet në qarkun Lezhë me 30 për qind. Në vitin 2013, në të dyja qarqet pjesëmarrja deri në orën 13 ka qenë përkatësisht 28 dhe 35.2 për qind.
Në Tiranë pjesëmarrja e deritanishme raportohet në masën 29.6 për qind, gati 11 pikë përqindjeje më e ulët se sa në vitin 2013. Qarqet me rënien më të madhe në pjesëmarrje sipas të dhënave të raportuara janë Fieri me 13.6 për qind, Elbasani me 14.3 për qind dhe Durrësi me gati 13 për qind.
Nuk është e qartë nëse pjesëmarrja do të mbetet në nivele të ulëta deri në mbylljen e kutive të votimit në orën 19.00 apo do të rritet në orët e pasdrekës. Partitë politike zakonisht mbajnë të dhëna të detajuara mbi votuesit potencialë që kanë marrë pjesë dhe në orët e pasdites kryejnë telefonata në përpjekje për të bindur mbështetësit e tyre për t’u paraqitur në kutitë e votimit.shqiptari eu
 
Pjesmarrje e tille dihet tregues favorizues i kujt partie politike eshte....asaj qe qeveris
Matematike e paster
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back