Hendeku ndërmjet dy moshave në formulim të pyetjes është shumë i madh ,kjo bën që të kapërcejmë në arsyetim fakte kryesore si përvojat dhe veçoritë fizike. Natyrisht që zgjedh pjekurinë ; një 90 vjeçari/e edhe pse nën lëkurën e një 20 vjeçari nuk do i afrohej asnjë nga ata që ai do zgjidhte sepse sdo kishte pjekurinë për tu përballur me ta.
Duhet të kemi parasysh faktin që jeta nuk është potencë fizikë,monopolin e saj e ka në dorë mendja,( e cila po nuk e drejtoi potencën fizike ,i bie që të konsumohet pa vlera) e do ta ketë gjithmonë.
Në shoqërinë e sotme njerëzore ka shembuj të shumtë ku pjekuria mbizotëron edhe mbi rininë.
Në lidhje me këtë mjafton që secili nga ne të pyesë veten nga se tërhiqemi,kur njohim dikë. Është pamja që na tërheq fillimisht,po kur fillojmë e flasim me personin bëjmë ca llogari të vogla. Ky është një gjykim që të rinjtë nuk e honepsin aspak ,duke qenë se për ta konsumi fizik është nevojë e papërmbushur vazhdimisht.