Pjekuria Vs Rinia: Cilen do zgjidhnit?

Pak e rende kjo me nda si me thike. Ka 20 vjecar qe kane pjekurine per tu marre lakmi ashtu sic ka 90 vjecare qe s'jan pjekur kurre.
 
Me beri te imagjinoj
nje 90 vjecar me trup 20 vjecari
Nje 90 vjecar me mendjen e nje 20 vjecari dhe trupin e nje 90 vjevari..
Po 90 vjecari para zgjedhjes a eshte ne gjendje psikofizike te zgjedhe???
Prap imagjinova nje 90 vjecar me probleme deambulazione e dihet zgjedhja..
Prap mendova nje 90 vjecar te shendetshem e energjik me gjithe ate eksperienc ci duhej mendja e 70 viteve me pas..
Pastaj thash do jete optimist e kerkon si trupin edhe mendjen e pse jo edhe ndonje pjese platini qe ska probleme ndryshkun....
 
Pjekurinë pa dyshim. Një 90 vjeçar i pjekur me rrudha sinjalon një jetë të pasur në çdo aspekt. Ndërsa me trup të një 20 vjeçari ngjanë në shkencë fiktive.
 
Nese do mundeshit te jetonit deri 90 vjec duke mbartur pjekurine ose trupin e nje 20 vjecari cilen nga te dyja do zgjidhnit?
Te jetosh ne shijen e nje shpirti qe di te jetoje,kur te arrish 90 vjec,pastaj do e adhurosh nje 20 vjecare per nga freskia dhe jeta,por do perqafoja shume frutat e mira prej 90 vjecarje.
 
Hendeku ndërmjet dy moshave në formulim të pyetjes është shumë i madh ,kjo bën që të kapërcejmë në arsyetim fakte kryesore si përvojat dhe veçoritë fizike. Natyrisht që zgjedh pjekurinë ; një 90 vjeçari/e edhe pse nën lëkurën e një 20 vjeçari nuk do i afrohej asnjë nga ata që ai do zgjidhte sepse sdo kishte pjekurinë për tu përballur me ta.
Duhet të kemi parasysh faktin që jeta nuk është potencë fizikë,monopolin e saj e ka në dorë mendja,( e cila po nuk e drejtoi potencën fizike ,i bie që të konsumohet pa vlera) e do ta ketë gjithmonë.
Në shoqërinë e sotme njerëzore ka shembuj të shumtë ku pjekuria mbizotëron edhe mbi rininë.
Në lidhje me këtë mjafton që secili nga ne të pyesë veten nga se tërhiqemi,kur njohim dikë. Është pamja që na tërheq fillimisht,po kur fillojmë e flasim me personin bëjmë ca llogari të vogla. Ky është një gjykim që të rinjtë nuk e honepsin aspak ,duke qenë se për ta konsumi fizik është nevojë e papërmbushur vazhdimisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top