Pjata e pare

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Supe me brokoli

Kjo pjate me shume pak kalori (200 kalori) eshte e lehte, kremoze dhe e shijshme. Mund te serviret fare mire ne nje darke pas festave duke synuar reduktimin e kalorive te teperta ne total… Provojeni dhe rezultati do te jete mbreselenes!
Perberesit per 2 persona

  • 400gr brokoli
  • 150gr patate
  • 40 gram makarona spageti
  • 1 thelb hudher
  • mente e fresket
  • borzilok
  • leng mishi (ose nje kub koncentrate pule/vici)
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper
Fillimisht qerojme hudhren dhe e presim shume imet. E vendosim ne nje ene te vogel me 3 luge vaj ulliri. Lajme patatet, i qerojme dhe i ndajme ne kubik te vegjel. Ndajme deget e vogla te brokolit dhe i lajme nen uje te rrjedhshem.

Vendosim ne zjarr te moderuar nje tigan me nje luge vaj ulliri dhe shtojme brokolit, patatet, gjethet e mentes dhe borzilokut duke i perziere per 1-2 minuta. Shtojme gjithashtu lengun e mishit te nxehte (ose lengun e koncetrates se pules/vicit) dhe i leme te ziejne per 20 minuta.
Heqim nga tigani disa patate dhe brokoli dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser derisa te formohet nje krem homogjen. Shtojme serisht patatet dhe brokolit e hequra menjane, e rregullojme me kripe dhe e leme te zieje edhe per disa minuta.
Ndajme makaronat spageti ne copa te vogla dhe i ziejme ne uje me kripe, i kullojme dhe ia shtojme supes. E leme te marrin shijen e njera tjetres per disa minuta duke i shtuar dhe ndonje gjethe mente dhe borziloku, e rregullojme me piper dhe i hedhim pak vaj te aromatizuar me hudhra.
 
Titulli: Pjata e pare

Spagheti Carbonara

Nje tjeter recete italiane, Spaghetti alla Carbonara, nje pjate Romane e cila dallohet per thjeshtesine e perberesve te saj dhe shijen mjaft te vecante. Lloji i makaronava qe preferohen me shume jane Spaghetti-t, por mund te pregatitet edhe me Vermicelli, Spaghetti alla chitarra, Rigatoni etj.
Perberesit per 4 persona

  • 350gr Spaghetti
  • 4 te verdha vezesh
  • 150gr pançeta te tymosur
  • 2 luge vaj ulliri
  • djath kaçkavall dele (pecorino)
  • kripe
  • piper
Vendosim ne zjarr nje tenxhere me uje pak te kripur dhe ziejme Spaghetti-t.
Nderkohe ne nje tigan hedhim 2 luge vaj ulliri dhe skuqim pançeten e prere ne kubik derisa te behen paksa krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Ne nje ene qelqi rrahim te verdhat e vezeve me djathin e deles, shtojme piper sipas deshires dhe ne momentin e fundit (perpara se ti bashkojme me makaronat) shtojme pançeten e skuqur.
Kullojme makaronat dhe i hedhim ne enen e qelqit duke i perzjere mire me salcen e pregatitur me siper. I servirim te ngrohta duke i hedhur siper pak piper te zi (sipas deshires) dhe djath dele te grire.
*Keshille: Makaronat dhe salca e pregatitur nuk duhet te bashkohen kurre mbi zjarr. Kjo per shkak se do te shkaktonte “gatimin” e vezeve dhe do ti bente te dukeshin si te skuqura.
 
Titulli: Pjata e pare

Spagheti me limon

Lengu i tij mund te perdoret si zevendesues i uthulles ne sallate, si antioksidant per perime dhe fruta te ndryshme, ne marinada, ne sallaten e frutave etj.
Perberesit per 4 persona


  • 350gr spaghetti
  • 300gr domate te fresketa
  • 1 thelb hudher
  • 2 luge te medha leng limoni
  • 2 luge te vogla kaperi ne uthull
  • 1 tufe borzilok te fresket
  • pak vaj ulliri
  • piper te sapobluar
  • kripe
Si fillim ziejme ujin me kripe dhe hedhim spaghettit duke i gatuar al-dente. Heqim menjane dy luge uje makaronash qe do te na duhen per nje faze te mevonshme.
Nderkohe i zhytim domatet ne uje te nxehte dhe i leme disa minuta ne menyre qe t’i hiqet sa me shpejt lekura. I qerojme, i heqim farat e brendshme dhe e presim ne copa te vogla.

Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri, shtojme domatet, lengun e limonit, kaperit dhe pak kripe e piper.I gatuajme ne zjarr te avashem per 5 minuta. Me pas i heqim nga zjarri, shtojme hudhrat e grira, borzilokun e prere imet dhe i perziejme mire bashke me spaghettit tashme te kulluara.
Shtojme gjithashtu edhe dy luge uje makaronash, i perziejme dhe i vendosim mbi nje leter alumini. E mbyllim letren ne formen e nje shporte dhe e futim ne furre te nxehte në 200 grade per rreth 15 minuta. I servirim spaghettit ne pjate pa i hequr nga letra e aluminit.
 
Titulli: Pjata e pare

Kaneloni me mishe te grire

Kjo pjate e pare eshte padyshim teper e shijshme dhe shume kalorike. Per kete arsye nuk gjen vend te perhershem ne tavolinen time, por nuk te le asnjehere ne balte kur behet fjale per nje dreke familjare apo mes miqsh. Mbushja tradicionale e Cannelloni eshte me mish te grire dhe gjize e spinaq. Mgjth mjafton pak fantazi dhe keto makarona qe per nga forma jane me antiket ne bote, u pershtaten cdo familje dhe cdo kerkese.
Per 8 Cannelloni

  • 150gr mish te grire
  • 1 qepe te vogel
  • 30gr gjalp
  • 100gr djath te grire
  • pak vaj ulliri
  • pak kripe
  • pak piper
  • 1/2 l salce beshamele
Si fillim zjejme Canellonni-t ne uje te kripur duke patur kujdes qe te jene al-dente. I kullojme dhe i leme te ftohen mbi nje pecete te paster dhe te lagur.
Nderkohe pregatisim salcen beshamel sipas recetes qe do ta gjeni ketu.

Ne nje tigan skuqim ne gjalp dhe pak vaj ulliri qepen e grire holle dhe mishin e grire per rreth 5 minuta. Me pas e heqim nga zjarri dhe shtojme gjysmen e beshameles se pregatitur, pak kripe, pak piper dhe nje pjese te djathit te grire.
Me ndihmen e nje luge te vogel mbushim Cannelloni-t me perberjen qe pregatitem dhe i vendosim ne nje tave (te lyer me gjalp paraprakisht) njeri pas tjetrit. Siper i hedhim salcen e mbetur, e sperkasim me djathe te grire dhe e fusim ne furre 180 grade derisa ne siperfaqe te jete krijuar nje kore e arte.


*Keshille: Ne menyre qe Cannelloni-t te jene me rezistente, pasi jane ziere mund ti lagim me pak uje te ftohte.
Nqs jeni adhurues te salces me domate mund ta zevendesoni beshamelen me salce te gatshme si ne pregatitjen e perberjes ashtu dhe per t’ia hedhur siper.
Per te pergjysmuar kohen e mbushjes se Cannelloni-t mund te perdorim nje shiringe apo xhep pasticerie.
"Une gatuaj"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top