Piu fostoksinë para godinës së SPAK, ndërron jetë në spital Pal Trashaj!

MonaLisa

💫 Ipse valere opto 💫
Staf në FV.AL
Adm
Ka ndërruar jetë 63-vjeçari Pal Trashaj, i cili paditen e djeshme (2 Korrik) piu fostoksinë para godinës së SPAK.

lg.php


lg.php


lg.php

lg.php


Pal Trashaj u transportua në spital pasi piu helmin por nuk ka arritur që të mbijetojë.

Dyshohet se 63-vjeçari ndërmori aktin pasi ka humbur pasurinë e tij me mikrokreditë.
Sipas njoftimi të SPAK, Pal Trashaj është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

Prokuroria vijon duke sqaruar se ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.

Vetëm pas disa orësh jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga 63-vjeçari.

Sakaq, SPAK bën me dije se ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të institucionit.
Njoftimi i plotë:

Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.

Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.

Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij.

Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.

gazetashqiptare.al/2024
 
Nje gjë nuk kuptoj, si e kam filmuar pa reaguar istitucioni ose kushdo aty perreth???
Nuk funksjonojne sic duhet ne shqiperi gjerat.
Akoma mungojne kodet gazetareske dhe jo vetem.
Ligji nuk e mbron sic duhet te drejtat e qytetarit.
 
Aj vend asht parajs me njerz mizerabel te etur per lek ,e shkatrrunen at vend shkatrrunen dhe anrrat tona qe kena nji jet qe mendojm dhe thojm do bahet Shqipnia😢
Prap shpresoj qe vetvrasja e Palit qe edhe pse gabim t'sherbej per nderrim te atij mentaliteti gjakatar qe ka pushtu cdo hallk nga shendetsia deri te zyra ma è thjesht e informacionit.
 
Sa më godet kjo fjali, sa shum presim dhe shpresojm që një ditë do bëhet dhe Shqipëria 😓
Kam dal ne emigracion hajt si tu lujt tu than sa te kalojn kriza e 97 dhe do kthehem se do bahet Shqipnia sepse asht si Zvicra ☹️ kalunen 26 vjet na lanen pa atdhe te huj andej te huj knej.
 
I shkreti...
Dmth te vrasesh veten nuk eshte gje qe kushdo e ben, skan *** ta bejne dhe kush e ben dmth qe ka arritur ne piken e fundit..!!
Tani mediat e famshme do komentojme sic po bejme dhe ne me "plot dhimbje" do behen talk-show, do kete titra te medha ne ekranet e famshme por asgje per fat te keq nuk do nderroje, eshte thjesht "lajmi i madh" i dy-diteshit...
Besoj se ky qytetrim e ky milet duhet te resetohen me shpejt se data e caktuar.
 
E mjera Shqiperi 😭
Sa me e mjere behet shqiperia aq mr shume bindem qe bera mire qe u ktheva. Uroj qe aty ku jam, me aq sa bej, tpakten ato 10-20-200 veta qe marrin sherbimin tim, te gjejne ndershmerine.
 
U prehte ne paqe

Por duhet qe te kesh prb psikologjike qe te arrish ne nje vendim te tille … se te ishte kshu e kishin bere trecereku perfshire edhe ca k’tu qe vetem ankohen dhe e mallkojne ate vend non stop .
 
U prehte ne paqe

Por duhet qe te kesh prb psikologjike qe te arrish ne nje vendim te tille … se te ishte kshu e kishin bere trecereku perfshire edhe ca k’tu qe vetem ankohen dhe e mallkojne ate vend non stop .
E vertete dhe kjo, e nga nje ane jam dakord me ty, ama ti vije veten ne ato 5 mim te fundit qe ka perjetur? Une ti e asnje ketu se ben, ndaj na ler Zot thuaj ne "hallet" e kemi.
 
E vertete dhe kjo, e nga nje anen jam dakord me ty, ama ti vije veten ne ato 5 mim te fundit qe ka perjetur? Une ti e asnje ketu se ben, ndaj na ler Zot thuaj ne "hallet" e kemi.

mental health is scary
 
Para shume vitesh nje person qe njihja me thoshte; Sa do doja te isha e çmendur... Hajde merre vesh🤔
Po kushedi se c’fare mendojne mo ..: mbase mendojne qe nese je e c’mendur nuk ndien as dhimbje apo qe jane free & wild . lol

Kemi lloj lloj speciesh edhe brenda per brenda ne spektrumit tone 😜
 
U prehte ne paqe

Por duhet qe te kesh prb psikologjike qe te arrish ne nje vendim te tille … se te ishte kshu e kishin bere trecereku perfshire edhe ca k’tu qe vetem ankohen dhe e mallkojne ate vend non stop .
Vdes mbaron po nuk perfshive dhe kë ka ketu forumi, por me keto qe shan cdo dite kalon 80 perqind te kohes tende te vyer.
Mos te rente halli mi shoqe se eshte problem i madh kur ta bejn llogarin tjeret se si reagon ndaj hallit.
 
Edhe te merremi me ju … hall i madh eshte por mbaje hunden larg dhe vazhdo se asgje nuk ke kuptuar .

Hajt
 
Na mbyti eleganca dhe klasi . lol
 
Marshallah .😳
Cmu desh qe e hapa Nashti para darkes nuk haj buk me sonte .


Gjynof Pali shkret e mjer ai milet ne dore te kujt ka rëne.
 
Nuk besoj se asht bukur mu tall me emrin e krijuesit t'gjithsise.Edhe pse ti sbeson te pakten per respekt te atyne antarve qe e besojn dhe qe te respektojn ne forum flm.
Nuk e thash te ofendoj asnje sinqerisht, pastaj te kisha thene Zoti e jo Allahi ca ndryshime do kishte? Nejse
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top