Emri i saj është “Nemo” dhe ndodhet në Bruksel, Belgjikë. Bëhet fjalë për pishinën më të thellë në botë. Në këtë super vaskë mund të zbresësh deri në 33 metra thellësi. Zakonisht kjo pishinë përdoret nga zhytësit për ushtrime por edhe nga të apasionuarit pas sporteve ekstreme.