Pirro Dhima dhe një herë tregohet edhe më i ulët se sa mund të imagjinohej!

xhebrail1

INTERIST
Pirro Dhima sulmon egër shqiptarët në parlamentin grek: “Pse ata të kenë libreza shëndeti dhe qasje në sistemin e shëndetësisë?”
Për pasoj të spastrimeve dhe të luftës që i ka shkallua korrupsionit në administratën shtetërore dhe në sektorët jetik shteti grek, vjen edhe një dëshmi dhe pyetje në parlamentin e këtij vendi, nga peshëngritësi shqiptar, që tashmë është bërë grek, madje dhe deputet në parlamentin e Greqisë me partinë e PASOK-ut, Pirro Dhima!

Sipas “zbulimeve” të Pirro Dhimës, me mijëra shqiptar kanë falsifikuar libra shëndeti dhe kanë qasje në sistemin e shëndetësisë në Greqi, duke i shkaktuar miliona euro dëm sistemit të shëndetësisë së vendit!
Madje, ai shkon edhe një hap më tej duke paraqitur me dhjetëra libreza shëndeti “false” të tilla në parlament dhe për këtë i drejton dhe pyetje ministrit dhe zëvendësministrit të shëndetësisë greke.
“Përveç gjobitjeve të rënda, a do të merren dhe masa penale ndaj këtyre shqiptarëve që kanë shkelur ligjin duke mashtruar shtetin grek? Kjo duhet bërë zotërinë ministra. Shteti grek duhet të dëmshpërblehet nga ky dëm i shkaktuar nga këta shkelës të ligjit. ثshtë dhe një mundësi e mirë që shteti të mbledh të ardhura dhe të mbush arkën. Kush nuk ka dokumente apo ka librezë të skaduar të mos ketë qasje në sistemin shëndetësor”, ka thënë ndër të tjerash në fjalën e tij të mbajtur në parlamentin grek Pirro Dhima.
 
Back
Top