Pircing Tatuazhet Cigarja -nen 18 vjec

Bellatrix

Love , Peace & Happiness
E kemi ster diskutuar faktin sesa shume po ndryshojne brezat me njeri tjetrin. Vertet per tu habitur eshte kur ben dallimin e dy brezave ndoshta jo shume te larget dhe shikon kaq shume ndryshime rrenjesore. Ne shqiptaret ndoshta kemi ate manine tone qe 'Duam te beme si bota ' .
Pircing tatuazhet jane sigurisht nje zgjedhje personale , gje qe sdiskutohet dhe mbi te gjitha gje 'qefi'. kushdo qe ka deshire i ben .
Keto gjera jane vertet te pranueshme nese behen mbi moshen 18 vjec pasi quhesh person i rritur dhe je mjaft i pjekur ndoshta per te marr vendime te tilla.
Ne shoqerine tone shikojme shume adoleshente qe nisin cigaren ne moshe shume te hershme , Meshkujt qe 12 apo 13 vjec vajzat po ashtu. .
Vajzat tashme sduken me vajza po gra te vogla me menyren e te veshurit dhe makiazhit.
Tashme prinderit jane bere kaq shume liberale saqe lejojne qe femijet e tyre te bejne tatuazhe dhe pircing ne nje kohe qe skan mbushur akoma 18 vjec.
Shumica e adoleshenteve lidhen dhe kryejne mardhenie seksuale qe pa mbushur 18 vjec .

Nese flasim per keta te rinjte , per kete brez te ri kto jane karakteristikat kryesore qe mund te verehen.


Faji i shoqerise?
Faji i prinderve?
Apo ska asgje te gabuar me to. ?


Ndoshta kohet ndryshojne dhe ne te njejten kohe dhe njerzit. ndoshta me kohen ku jetojme keto gjera jane mese normale?

Ju a do tia lejonit femijes tuaj kete lloj 'LIRI'?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pircing Tatuazhet Cigarja -nen 18 vjec

un si kam pas naiher prindrit shum liberal por kam vendos gjithmon me koken time..kam pare...dhe kam zgjedhur

cigaren e kam fut vetem nje her ne goj... "provuar" as nje muj perpara .... kot se si me kapi
doja nje tatuazh : nje gjarper qe fillon nga mbrapa te qafa dhe perfundon rreth gjoksit ( skam me e bo kurr... jo per gjo por e dua vetem per nje dite )
pircing nuk boj sepse nuk bojn per mu...kam stil tjeter
sa per "mardheniet seksuale" cdo kush mendon vet per veten :)
mir do ishte ne nje far moshe dhe jo te dehur me nai cep rruge

femijes time do i msoja te miren dhe te keqen pa tabù ( gje qe prinderit e mi se kan bo naiher dhe skan per ta bo naiher... eshte vet tipi i tyre nuk i vej faj).
nuk mendoj qe nese i mohon dicka femijes ai/ajo do boj si do thot prindri ....perkundrazi...femijet kan tendencen e kundershtimit...kane nevoj per dike qe ti ndjeki ne hapat e tyre (por nuk duhet tja peshojme shum).

gjithsesi ne mosh te vogel femija ime do boj si te dua un :p (zakonisht kalamajt me duan sepse un vetem loz me te...krijoj nje raport te forte )
shpresoj qe te ndodhi keshtu dhe me femijen time te ardhme
 
Titulli: Pircing Tatuazhet Cigarja -nen 18 vjec
 
Titulli: Pircing Tatuazhet Cigarja -nen 18 vjec

Ne kto fakte qe ke permendur ti ndikon shume dhe shoqeria e cila na rethon...
Dikush thosht qe " si do dal une me miqte per nje kafe, te ri me ta ne tavoline, ata te gjithe pine cigare.. e une te shof muret?"....
Mund te ndikoj dhe shembulli qe mer ne shtepi, femijet qe kan prinder te cilet pine duhan mund te pine dhe ata sepse nqs prindi i thot MOS PI DUHAN SE TE BEN DEM, femija ja perlas... MUA ME THUA MOS PI, E PERVETE CA BEN?
Kto jan gjera qe "mesohen" nga shtepia, nuk them qe rebelizmi ( tja bej per inat mamit qe sme la te dal me x cun, ose tja bej inat babit qe sme dha leke), do pi cigare.. Jan gjera te moshes qe dalin si rjedhim te lidhjes prinder-femije.
Aq kohe sa nuk ke rezerva kur flet me femijen, ja shpjegon nga fillimi ne fund absolut cdo kuriozitet qe ka ( te lidhur me sex, duhan, jete, dashuri, alkool e keshtu me radhe) nuk ka pse te "reshkasi".
Femija aq kohe sa eshte i vogel, shef ne prindrit e tij njerzit e pare tek te cilit mund te mari keshilla...JO URDHRA... femijen duhet ta trajtosh sikur te jet baraz me ty, kur i shpjegon dicka duhet tja besh per nivelin e tij te njohurive dhe kapacitetit mendor... Por avash avash duke krijuar nje mardhenje prindo-shoqerore kupton.
Meson te respektoj REGULLA ( duke filluar te hedhi letrat ne koshin e plehrave, te mos ngjisi cumcakizin posht karikes, te laj duarte kur vjen nga loja... e gjera tipike per femijet), meson te respektoj njerzit ( respekti fitohet vetem duke ofruar respekt... nqs ofron.. mos prit te te respektojne te tjeret...), meson te bej krahsimin dhe zgjedhjen midis te mires dhe te keqes.
Nqs i ndalohet absolut gjithcka, ne momentin qe do fitoj indipendencen do ket nje renje te madhe sepse do doj te perfitoj nga indipendenca dhe sdo di si... e do bej budalleqe te tipit nje tatoo, nje doze droge...ose te tjera...

Prindi eshte baza femijes. Nqs di ti shpjegoj qe kenaqsia vjen dhe nga gjera te tjera te cilat nuk implikojne mutilim ( agresion) te trupit femija kupton.
Psh i ofron mundesine te mbaj nje tatoo per 2 muaj ( semipermanent), ose i ofron opcione te tjera ta bejne te jet me i kenaqur me veten.

Femija duhet te mesoj te doj veten per cfare eshte, jo se komshiu ka tatoo duhet te bej patjeter dhe ai... ose se komshia i ka bere 3 fije roz ne koke duhet ti bej dhe vajza jon.
Mbase eshte dhe faji prinderve qe i shtyn femijet te sillen si sillen.
Mua sme duket normale qe nje vajz te vej e lyher ne shkolle sikur po vete ne klub/... ku ngelet decenca? Po se ka fajin vajza... por prindrit qe e lene te dalin nga shtepia ashtu...
 
Titulli: Pircing Tatuazhet Cigarja -nen 18 vjec

Me kete zhveshje dhe kete ''zbukurim'' trupor ngjyrash e rraqesh por edhe gjera tjera, perfshi fjalorin dhe sjelljet them se cdo dite e me shume po i afrohemi atyre te pareve tane, njerezve parahistorik, qe jetonin neper shpella. Jo rralle edhe ata do na kishin lakmi per trendin. Pastaj rinia ka filluar te ndahet ne IN dhe OUT cfare paraqet nje dukuri mjafte te rrezikshme.

Them se njera nga dobesit tona ne kete situate soti eshte thuajse aspak nuk po investojme ne aspektet sociologjike, psikologjike, pedagogjike. Sidomos verehet mungesa e theksuar e tyre ne shkollimin fillestar.

Nje rol te rendesishem kuptohet se ketu luan edhe familja perkunder asaj se situaten ne te cilen gjindet sot familja e ka mjafte te veshtire te beje nje gje te tille. Nese dikur nje familjeje i eshte nevojitur qe te punoj 4 ore me femijet e tyre sot ne situaten dhe kohen qe jetojne femijet tane, them se duhet te japim dyfishin apo shumfishin e asaj qe kane dhene prinderit tane.

Prinderit si prinder duhet gjendur metodat me te zbutura te komunikimit, te atij komunikimi te quajtur komunikim nga zemra, pa lenduar krenarine e femijeve. Duhet ta kuptojme se ne situaten ne te cilen kalojne as ata nuk e kane te lehte. Ne moshe shume te re, deri sa i kemi nder duar, them se edhe kemi ndikimin qe mos te jepen aq shume pas ketyre gjerave por gjithsesi duhet ta bejme me kujdesin maksimal. Ne nje moshe me te rritur, mire do ishte sikur te na ndegjonin, por, piercingun, tatuazhet dhe cigaren edhe nuk i shof aq shume si probleme te theksuara. Them se ne kohe soti ka edhe probleme tjera edhe me te theksuara dhe brengosese se sa keto. Me shume do te me lendonte nese do bente sjellje te pahijshme, nuk do merrte arsimimin e duhur, te merrej me gjera johumane e shume e shume gjera tjera qe jane me te renda se keto qe po bisedojme. Tek e fundit une kam takuar njerez qe kane patur piercing, tatuazhe dhe pires duhani por qe kane qene ne nivelin e detyres nga aspekti human. :gjujpeshk:
 
Pe: Pircing Tatuazhet Cigarja -nen 18 vjec

Sot po rriten femije shume te zgjuar po shume te prapte,qe ne moshe te vogel cunat i sheh me cigare me thika,ndersa gocat pa kuklla neper duar,ka dal ne mode tani qe po vajte 10-12 vjec do hapesh facebook,do kerkosh te dashur,do lyhesh pispillosesh e te iken gjith lezeti i moshes,sidomos vitet e fundit qe kane filluar keto Emostyle-et me pierce kudo,me floke bojeqielli ne ngjyre roze,neper pube qe 13 vjec e me cigare me shume goca se cuna
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top