Piratët e llogarive bankare të Presidentit Sarkozi para drejtësisë

Зngjεll

___________
Sarkozy_Nicolas_-_Nicolas_Sarkozy_v.png

Që nga dita e djeshme, 8 persona midis moshave 23 dhe 40-vjeç kanë dalë përpara gjykatës së Nanterrës(Departament i Parisit) me akuzën e piratimit të shumë llogarive bankare ku ndër to dhe ajo e Shefit të Shtetit, Nikola Sarkozi

Një bashkpunëtor i transmentonte Ama-s, të akuzuarit principal, kordinatat bankare të fshehura dhe të vendosura në fishat e të abonuarëve të Kanalit+ (televizion francez privat) dhe me këto të dhëna, Ama paraqitej në agjencitë e SFR dhe Orange (dy agjenci telefonike më të mëdhaja në Francë) me leje qëndrimi të fallsifikuara për të hapur me mashtrim linja telefoni celularësh.
Interesi ishte ti shisnin më pas aparatet në dyqanet e zonës 18 në Paris.

Në gusht 2008 Presidenti i Republikës vë re një debitim(rrjedhje) të pashpjegueshme prej 176 euro në llogarinë e tij bankare. Banka e tij i tregon atëherë se një burrë ka hapur një linjë me kordinatat e tij bankare në emër të "Nicolas Mendy". Presidenti menjëherë bën denoncim në polici dhe janë identifikuar shpejt.

Ndërkohë që Ama mbrohet nga akuzat prej tetorit 2008 duke u betuar se nuk ishte në dijeni se RIP(të dhënat bankare) ishin të Nikolas Sarkozi, gjykatësi dyshon në zgjedhjen e emrit të pronarit të llogarisë hapur nga Ama dhe shikon se lidhja e emrave: "Nicolas Mendy me Nicolas Sarkozi, kanë po të njëjtin emër dhe të njëjtin shqiptim. Për të është mëse e qartë."

Proçesi i të 8-të të akuzuarve vazhdoi dhe sot dhe të akuzuarit rrezikojnë dhjetë vjet burg dhe një milion euro gjobë.
Përktheu:3ngjell
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top