Ka shumë gjasa që të fshihet një femër dhe një marrëdhënie e paligjshme, pas tragjedisë ajrore me fluturimin 447 të Air France nga Rio de Zhanero për Paris. Aeroplani u rrëzua në Oqeanin Atlantik, duke shkaktuar vdekjen e 228 pasagjerëve. Këto janë dyshimet që kanë hetuesit, të cilët kanë marrë përsipër zbardhjen e kësaj tragjedie.
Aksidenti ajror ndodhi më 31 maj 2009, kur Airbus A330 me ekuipazh dhe 228 pasagjerë përfundoi në ujërat e akullt të Oqeanit Atlantik, ndërsa fluturonte në mes të një stuhie.
Dosja e aksidentit fatal vazhdon të mbetet e hapur. Pas hetimeve të deritanishme, del se një rol kyç në aksident ka pasur edhe mungesa e pilotit nga kabina e tij. Sipas të dhënave të kutive të zeza, piloti qendror Marc Dubois u largua nga kabina e pilotit, duke lënë aty dy kolegë të tij, David Robert dhe Pierre-Cedric Bonin dhe shkoi për të bërë pushim.
Vetëm 9 minuta më pas, aeroplani u bë pre e stuhisë. Fillimisht dy pilotët nuk u shqetësuan. Por kur kuptuan se situata po përkeqësohej, njoftuan pilotin qendror që të kthehej në pozicionin e tij, si dhe u kërkuan pasagjerëve që të lidhnin rripat e sigurisë.
Kjo është edhe pika kyçe, pasi hetimet tregojnë se piloti Dubois u vonua rreth 1 minutë që t’iu përgjigjej thirrjeve të dëshpëruara të kolegëve të tij. Përgjigjja se përse u vonua piloti qendror, mund të gjendet në listën e pasagjerëve. Edhe pse nuk mund të vërtetohet kurrë, pasi nga aksidenti ajror nuk pati asnjë të mbijetuar, në aeroplan ndodhej edhe stjuardesa e Air France, Veronique Gaignard. Por atë ditë ajo nuk ishte në shërbim, por si pasagjere.
Pra, supozohet se piloti dhe stjuardesa që ishte jashtë shërbimit, ishin së bashku, ndaj dhe Dubois u vonua për t’u rikthyer në postin e tij, në kabinën e pilotit… /albobserver.com/