Dali thoshte: “ Piktura nuk eshte gje tjeter vecse nje fragment i kozmogonise sime”. Edhe pse arti ne pergjithesi I sherbente si nje medium, sic dhe sugjeron metoda e tij e kritikes paranoike, konceptet e tij e kapercenin njeqindfish siperfaqen e kanavaces se pikturuar prej tij.
Perfytyrimi mund te deshifrohet si nje ilustrim I teorise se relativitetit te Ajnshtajnit: Nje pikture e kohes se deformuar nga gravitacioni. Nuk eshte e veshtire te vihet re nje figure njeriu ne qender te kompozimit, brenda nje : perbindeshi” te cuditshem, qe Dali e ka perdorur shpesh ne disa pune te tij...eshte nje koke.
Pergjithesisht pema ka domethenien e jetes, por ne kete rast, ka te njejtin funksion si elementet e tjera ne pikture: Te injektoje ankth dhe ne te njejten menyre, terror, edhe pse ka te ngjare qe kjo te jete ngjizur si nje element funksional me te cilit mbeshtillet vetem nje nga kuptimet e mundshme. Shkembinjte e florinjte lart ne cepin e djathte jane remineshenca te Kepit te Kreuses, ky Pirenejte puqen me detin. Eshte pikerisht vendi ku e Dali dhe gruaja e tij Gala shkonin per te shijuar pak vetmi.