Piktura e Pikasos shitet për £8.1m

Yellow Redhead

angels walk among us
V.I.P
Një kryevepër e Pikasos, e cila nuk ishte parë në publik për më shumë se katër dekada, është shitur në ankand për rreth 13 milionë dollarë.

Piktura “Tete de Femme (Jacqueline)”, portret i gruas së dytë të artistit spanjoll, pritej të shitej për më pak se gjysma e çmimit që mori në ankandin në Londër.

tete.jpg

Piktura e kompletuar në 1963, nuk ishte parë prej vitit 1967, dhe për afro 30 vjet ka qenë në të njëjtin koleksion.
/rtk/
 
Titulli: Piktura e Pikasos shitet për £8.1m

Me then te drejten kuptoj qe eshte antike ka dhe vlera por 1 pikture kaq te shemtut se blej as per 10 euro .
 
Pikturat e Picassos arrijnë ne Shqipëri

Për herë të parë publiku artdashës shqiptar do të shohë nga afër gjigantë të arteve pamore botërore. Veprat e piktorëve me famë botore, emrat e të cilëve kanë bërë “epokë” në artet pamore do të vijnë së bashku në një ekspozitë pikture në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.


Ekspozita do të hapet në datën 21 prill dhe në të do të ekspozohen vepra të piktorëve me famë botërore si Pablo Picasso, Andy Warhol, Francesco Clemente, Francis Bacon, Jean Michel Basquiat, Marc Chagall, Mario Sironi, Piet Mondrian, Rene Magritte, Sandro Chia etj. Në total janë 71 vepra me vlera të jashtëzakonshme artistike dhe historike, pjesë të koleksionit privat të koleksionistit italian, Francesco Martani.

Vlerat e pikturave që do të mund të shihen në datën 21 prill shkojnë në miliona euro, për shkak të vlerave, emrave të autorëve dhe rëndësisë që kanë për artin pamor. Kësisoj, gjatë kohës së ekspozimit ato do të ruhen me masa të rrepta sigurie.

Aktiviteti organizohet në kuadër të stinës shqiptaro-italiane: “Dy popuj, një det, një miqësi”. Koleksioni privat i Francesco Martanit është shumë i pasur me emrat më të mëdhenj e më të rëndësishëm të artit modern përgjatë shekullit XX.

BalkanWeb
 
Titulli: Pikturat e Picassos arrijnë ne Shqipëri

Gje e mire kjo!
 
Titulli: Pikturat e Picassos arrijnë ne Shqipëri

dhe mua me pelqen shum kjo gje :D
ska gje me te bukur se piktura
 
Titulli: Pikturat e Picassos arrijnë ne Shqipëri

Sbesoj se jan origjinalet jo .Jan kopiet LOL se sjan aq budallenj ,te sjellin origjinalet ne tirane ,ku ska asnje sistem alarmi per tu mbrojtur.Nuk lehen pikturat milionadollareshe ne duart e 1 pianeci qe vendos bashkia tek dera e muzeut LOL.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top