Pikët e maturantëve shpërndahen në rrethe

braziljania

Anëtar i Nderuar
Drejtoritë arsimore tërheqin Librin e Transparencës 2008. Fillon koha për ankimet në raste gabimesh


Të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore në vend tërhoqën dje Librin e Transparencës në formë elektronike të Maturës Shtetërore 2008, në një takim që u organizua në MASH me të gjithë drejtorët rajonalë të arsimit. Duke filluar nga dita e djeshme, çdo DAR/ZA detyrohet të afishojë të dhënat e Librit të Transparencës në çdo shkollë. Maturantët-kandidatë për në institucionet publike të arsimit të lartë, nëse do të vërejnë pasaktësi në llogaritjen e bërë në mesataren e shkollës së mesme, gabime tek emri, mbiemri, atësia e kandidatit etj., duhet të plotësojnë një Formular të Korrigjimit të Pasaktësive, të cilin mund ta tërheqin në shkollën përkatëse. اdo DAR/ZA do të pranojë këta formularë të plotësuar sipas udhëzimit përkatës deri më datën 1 shtator 2008. I botuar për herë të parë vitin e kaluar, Libri i Transparencës ka formën e një regjistri kombëtar dhe përmban të renditur sipas rrethit dhe shkollës të gjithë kandidatët për në institucionet publike të arsimit të lartë. Në këtë libër janë paraqitur katër notat e përshkallëzuara të 4 provimeve të Maturës Shtetërore, mesatarja e shkollës së mesme dhe rezultatet e kalkuluara me koeficientet përkatëse të çdo kandidati, për secilën nga 10 preferencat. اdo kandidat për shkollë të lartë duhet të ketë bërë tashmë llogaritjet e pikëve të grumbulluara nga ai për secilën nga 10 preferencat e përzgjedhura. (Llogaritja e pikëve shpjegohet edhe në Guidën e Maturës Shtetërore 2008). Këtë llogaritje ka bërë edhe Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) dhe i ka botuar në Librin e Transparencës.

Maturanti-kandidat, në bazë të të dhënave të afishuara në shkollën e tij, duhet të bëjë krahasimin dhe nëse verifikon një mospërputhje të të dhënave personale dhe të pikëve të llogaritura nga ai, krahasuar me të dhënat e Librit, duhet të plotësojë Formularin e Korrigjimit të Pasaktësive. Formulari depozitohet në shkollë, shkolla ia dërgon Drejtorisë Arsimore përkatëse, kjo e fundit ia dërgon APRIAL-it. Pasi të bëhen të gjitha verifikimet dhe të përcillen pasaktësitë e mundshme, MASH do të nxjerrë, në përputhje me udhëzimet përkatëse, renditjet e maturantëve për në shkollat e larta.


Gazeta Shqip - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 
libri transparences jan ter notat qe kan mare maturanet?

se sikur thoshte dikur senssu qe dalin notat ne gazete...
 
mos ma kujtoni gazeten se me perpara e blinte fisi gazeten sesa une qe prisja pergjgijen hahahaha (para dy vjetesh kur aplikua per her te pare kjo metod publikimi pikesh)
 
a nuk duhet te kete pak privacy??? te dijn si shkoj(cfar nota km dmth) ne shkoll une i gjith qyteti???:eek:hh::eek:hh:
 
a nuk duhet te kete pak privacy??? te dijn si shkoj(cfar nota km dmth) ne shkoll une i gjith qyteti???:eek:hh::eek:hh:

suriana po te lexosh postimin tim do kuptosh cfar sikleti eshte..qe ne mengjes binte tel.shpise"""alo tezja jam uaaaaaaa si nuk kishe fituar aty ti"une qe e pysja-nga e din ti???ajo-kam ble gazeten hahahahaaha
 
suriana po te lexosh postimin tim do kuptosh cfar sikleti eshte..qe ne mengjes binte tel.shpise"""alo tezja jam uaaaaaaa si nuk kishe fituar aty ti"une qe e pysja-nga e din ti???ajo-kam ble gazeten hahahahaaha

e lexova ylli prandaj thash...sa keqqq
 
dhe tek mua tera publikohen ne internet...ju ne shq jeni me te perparuar...ne gazete:p
 
ne It i vejn ne shkollè...dhe aty publike jan por bare i lexojn vetem nxensit e shkolles tande dhe prinderit..jo e gjith qyteti
 
keshtu eshte ne disa vende...
notat e matures e provimeve te kls 8....
me shume....

por ka dhe disa qe kan account te personalizuar ku kan acces vetem pronaret dmthn studenteet
 
kshu behen per transparence :p.........pastaj duhen shitur gazetat.....si mund te rrine pa shitur LOL?????
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top