Pikët e fundit për 196 fakultetet shtetërore

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pas publikimit të Librit të Transparencës, maturantët mund të zbulojnë vetë nëse kanë fituar një nga 10 degët që kanë aplikuar për në universitet apo jo. Kjo bëhet fare e lehtë për ta, nëse pikët që kanë marrë i krahasojnë me minimumin që duhet t'u pranuar në një nga 196 fakultetet shtetërore në të gjithë vendin. Gazeta "Tirana Observër" boton të plotë jo vetëm tabelën e pikëve të fundit për të gjitha universitetet por edhe jep shpjegimet zyrtare për interpretimin e tabelës, si dhe shembuj konkret sesi mund të llogarisësh vetë totalin e pikëve të tua, si dhe sesi mund të kuptosh nëse je apo jo fitues i një degë të caktuar.
Shpjegime për interpretimin e tabelës
1. Në kolonën e parë janë renditur sipas universiteteve, programet e studimit me numrin që ishin koduar vitin e kaluar.

2. Në kolonën e dytë, janë kuotat e pranimit për vitin universitar 2008-2009.

3. Në kolonën e tretë p.sh. Dega 018 Greqisht, Kuota 50, Nr.105: 3712.8p: Nr. 105 përfaqëson renditjen e kandidatit në të gjithë kërkuesit e kësaj dege. Ky kandidat është fituesi i fundit, i 50-ti, në atë program studimi që ka 50 vende, pavarësisht se renditet i 105. Kjo tregon se kandidatët me pikë më shumë se ky fitues i fundit (i renditur 105), kanë fituar në programe të tjera, që i kanë kërkuar në preferencë më të lartë.
3712.8p tregon pikët e këtij kandidati të fundit fitues. Asnjë kandidat, me pikë më pak se ky, nuk është fitues në këtë degë.

4. Në kolonat 4, 5, 6 jepen notat e shkallëzuara të këtij fituesi të fundit dhe konkretisht:

NM - nota mesatare e shkollës së mesme,
D1 - nota e marrë në provimin e parë të detyruar,
D2 - nota e marrë në provimin e dytë të detyruar.

5. Në kolonat 7, 8 jepen notat që ka marrë fituesi i fundit në provimet me zgjedhje, ku numri në kllapa përfaqëson provimin me zgjedhje që ka dhënë ky nxënës. Këtë vit akademik provimet me zgjedhje kanë qenë: (1) Fizikë, (2) Kimi, (3) Biologji, (4) Anglisht, (5) Histori - Gjeografi, (6) Njohuri për Shoqërinë, Ekonominë, Filozofinë, (7) Letërsi, (8) Matematikë. Pra (6) 6.70, tregon se nxënësi ka dhënë provimin Njohuri për Shoqërinë, Ekonominë, Filozofinë dhe ka marrë notën e shkallëzuar 6.70.
Formula llogaritëse e pikëve është:

[(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2]

Ku: Ksh - është koeficienti i shkollës,

K1 - koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe
K2 - koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje, secili nxënës, mund të llogarisë afërsisht sa pikë mund të fitojë, duke njohur vlerësimet e veta (parashikimet), pra duke vetëvlerësuar veten. Në këtë mënyrë do të orientohet më mirë për të kërkuar programin e studimit që dëshiron të vazhdojë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik.
Renditja dhe shpallja e fituesve për programet e studimit, të cilat kishin si kusht edhe konkursin e veçantë, si Arkitektura, Edukimi Fizik, degët e Akademisë së Arteve etj, do të bëhet me formulë tjetër matematike. Në këto raste është marrë parasysh pikëzimi në konkurse, përveç pikëve të marra në provimet e Maturës Shtetërore.

SHEMBUJ PثR FITUESIN E FUNDIT

1.Fituesi i fundit në programin e studimit Histori (001), me 100 vende, ka mbaruar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja për Anglisht (shkolla 10). Koeficienti i shkollës për këtë program studimi është 1.3. Ka dhënë si provim të parë me zgjedhje (6) Njohuri për Shoqërinë, Filozofinë, Ekonominë, që ka koeficientin 1.3 për këtë program studimi. Provim të dytë me zgjedhje ka dhënë (5) Histori - Gjeografi, që ka koeficientin 1.3.
Llogaritja e pikëve për këtë maturantë bëhet sipas formulës:
[(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1xK1 + Z2xK2].

Zëvendësojmë kufizat e kësaj formule me notat dhe koeficientet përkatës të këtij nxënësi dhe kemi:

[(6.60 + 7.64 + 9.06) x 1.3 + 7.73 x 1.3 + 6.70 x 1.3] =
(23.3 x 1.3 + 14.43 x 1.3) = 30.29 + 18.759 = 49.049.

Duke shumëzuar me 100 marrim rezultatin 4904.9 pikë.

Ky fitues, sipas pikëve është renditur i 687-ti në listën e kërkuesve të programit të studimit Histori. ثshtë fituesi i 100 (i fundit), pasi të gjithë maturantët me pikë më shumë se ky (gjithsej 587 maturantë) kanë fituar në preferenca më të larta të tyre, që kanë qenë para preferencës 001.

2. Llogarisim dhe pikët e fituesit të fundit në programin e studimit Farmaci (030). Ky fitues ka mbaruar shkollën e mesme të profilizuar në profilin natyror (01). Koeficienti i shkollës për programin e studimit Farmaci është 1.4. Ka dhënë provimet me zgjedhje (2) Fizikë dhe (4) Anglisht, që për programin e studimit Farmaci, kanë koeficientin 1.3.
Duke zëvendësuar notat e këtij fituesi dhe koeficientit, në formulën e mësipërme kemi:

[(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2] =
[(8.56 + 8.07 + 9.50) x 1.4 + 8.52 x 1.3 + 7.95 x 1.3] =
(26.13 x 1.4 + 16.47 x 1.3) = 36.582 + 21.411 = 57.993,

që duke e shumëzuar me 100 kemi vlerësimin 5799.3 pikë.
Me këto pikë, ky nxënës është renditur në vendin e 371-të dhe është fituesi i 80-të, pasi nxënësit me më shumë pikë se ky dhe të renditur para tij, kanë fituar në preferencat e tyre më të larta.
To
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top