Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pietro Marubbi, i pari i Lumierëve shqiptarë

U lind në Piaçenca të Italisë më 1834. I talentuar në shumë fusha, dhuntitë e tij i kultivoi në vendlindje. Përveçse arkitekt, piktor e skulptor, u shqua sidomos në artin e fotografisë. ثshtë fotografi i parë në Shqipëri e në Ballkan.

images-14-150x150.jpg

Duke përjetuar nacionalizmin italian dhe lëvizjet maciniane e ato garibaldine, u gjend i përfshirë në vrasjen e kontit të Piaçencës, (asokohe qyteti qeverisej nga austriakët), për të cilët lëvizjet garibaldine ishin një halë në sy. Këto rrethana politike e detyruan të zhvendosej drejt Ballkanit.

Nga Korfuzi, Vlora, kaloi në Shkodër, sepse atje “ka katolikë” (sipas këshillës së konsullit italian në Vlorë). Qyteti që atëherë, bashkë me Janinën, ishin qendrat më të mëdha të kulturës në trevat shqiptare.

Më 1856 mbërriti në Shkodër, ku gjeti strehë, duke u shpëtuar përndjekësve të tij. Falë ndikimeve e rrethanave, filloi punën si fotograf. Në të njëjtin vit hapi atelier-in (frëngjisht, dhomë pune e artistit) e parë fotografik “Studio Marubi”. Një dhomë e madhe me sipërfaqe 35m², gjysmë prej muri, gjysmë prej xhami. Ana e djathtë e mureve edhe çatia ishin të tëra prej xhami (baxhë/-a), me qëllim që drita të hynte dhe të depërtonte natyrshëm. Klishetë e para bardh e zi qenë të formateve 21×27, 26×31 dhe 30×40.

Më pas vijnë e ndryshohen dhe fotografi arrin të bëjë klishe thuajse të të gjitha formateve të kohës. Gjithashtu, ai vendoste shpesh brenda atelies edhe bar, degë e trungje pemësh, përherë me lidhje ideore me subjektin që do të fotografonte. Në fillim, Marubi përdori procesin kolodium në përgatitjen e negativit. Si sfonde, brenda në studio, mjeshtri, ashtu si gjithë kolegët e tij europianë, përdorte beze të pikturuara të përshtatshme me atë që do fotografohej, si natyra të qeta, peizazhe të natyrës shqiptare, pamje të mjediseve familjare etj. Të mos harrojmë se jemi në një kohë kur Europa veçse pak vite më parë kishte njohur artin mrekulli të fotografisë (1839).

“Qyteti kishte mir’prit’ krلh’hلp nji magjistar, puth ndezte flakë do pluhna dhe lângje e mândêj t’népte në dorë nji copë letër të trashë ku ishe pikrisht ti” – shkruanin kronikat.

Në arkivin e Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës (Fondi Marubi) ruhet një model – tip i faturës që lëshonte studio “Marubi” më 1929, me kokë të së cilës në shqip e italisht:

Shtëpi e themelueme më 1856 (Casa fondata nel‘ 1856). Këtë e konfirmojnë edhe pasardhësit e familjes Marubi.

Nuk mund të thuhet me siguri se cila qe fotografia e parë. Meqë negativi prodhohej në studio duke lyer xhamin me solucionin e nitratit të argjendit (kolodio i lëngshëm), pas stampimit në letër, për arsye kursimi, negativi fshihej dhe mbi xham vendosej shtresa e re e solucionit, duke krijuar një negativ të ri për fotografinë pasardhëse. Kjo metodë vazhdoi deri në vitet ’90 të shekullit XIX, kur u importuan negativët e gatshëm (kolodio i thatë).

Shpesh i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijëve të tyre në artet pamore. Një nga këta ishte dhe marangozi çam Arsen Idromeno, që me këshillën e mjeshtrit Marubi e dërgoi djalin e tij Kolën të studionte pikturë në Venecia të Italisë. Ndoshta, artisti i njohur Kolë Idromeno është një dhuratë e madhe e Pjetër Marubit për kulturën tonë.

Fama e tij u përhap edhe jashtë Shqipërisë. Ndërkohë, mjeshtri fillon të dalë nga atelieja e të fotografojë në natyrë subjekte shoqërore por edhe historike. Kësaj periudhe i përkasin foto të tilla si shumë e njohura “Lypës në rrethinat e Shkodrës” (1875), me forcë të madhe shprehëse; si dhe “Portret gruaje” (1878) e “Cigania e vogël”.
Me vlera të mëdha është dhe fotoja e Pietro Marubit që paraqet delegatët në Lidhjen Prizrenit (1878) si dhe ajo që pasqyron Kryengritjen e Mirditës (1876-1877). Me këto foto ai nis bashkëpunimin e gjatë me revista të njohura europiane, si “L’Illustration”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustrated London News”, duke u bërë kësisoj edhe fotoreporteri i parë në historinë e fotografisë shqiptare.

Fotot e Marubit mbi lëvizjet luftarake të shqiptarëve për liri, janë pothuaj vërsnike me ato që mbahen më të parat fotografi botërore të luftës, si të anglezit Fenton dhe amerikanit Brady. Përmendim gjithashtu seai ka realizuar fotografitë e para në Malin e Zi (1865). Nuk është e rastit që fotografitë e kohës të Pietro Marubit, gjenden në shumë gazeta italiane dhe franceze të kohës. Aparatet e tij në fillim të veprimtarisë ishin prodhime franceze dhe gjermane me përmasa 30cm X 40cm.

Në vitet ‘20 të shek. XX shumë foto të tij janë shtypur edhe si kartolina postare që kërkoheshin nga të huajt për bukurinë dhe ekzotikën e tyre. Pietro Marubi është nderuar edhe me një medalje ari (“Premiato con Medaglia d’Oro”) për fotografi. Këtë e mësojmë nga një kartolinë, ku fatkeqësisht, nuk përcaktohet as data e as vendi i konkursit.

Studioja e tij u specializua jo vetëm në shërbime fotografike private (portrete të personave e familjeve), por në vitet ‘70 të shek XIX Pietro shërbeu si reporter për revistën italiane “Illustrazione Italiana” në vilajetin e Shkodrës. Qyteti shqiptar në veri të vendit, pranë maleve të larta, dallohej për këngët e bukura qytetare lirike, por edhe epike.

Në një mjedis të tillë, Pietro Marubi pas disa vitesh qëndrimi në Shkodër, vetëquhet “Pjetër Marubi, shkodran mes shkodranëve”. Pjetri, duke pasur shumë punë, merr të parin ndihmës, një djalosh si “djalë dyqani”, birin e bahçevanit të shtëpisë së tij, Mati Kodhelin. I lindur më 1862, Matia, i mrekulluar nga puna e mjeshtrit, i kërkon të punësohet pranë tij. Ky e dërgon për specializim në Trieste. Pas specializimit kthehet në Shkodër të punojë pranë Pjetër Marubit, ku lidh miqësi të ngushtë me Kolë Idromenon.

Fatkeqësisht jeta për Mati Kodhelin është shumë e kursyer. Vetëm 21-vjeçar, Mati Kodheli mbyll sytë më 1881, duke lënë denjësisht emrin në atë që do të quhet dinasti e Marubëve, fotografët e parapëlqyer nga të gjitha klasat shoqërore.
Burimi: Mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back