Peticioni pro vetting-ut, Veliaj: Të bëhemi 1 milion 2

Guest2

Antarë i Respektuar
1488117010peticioni.jpg


Në ditën e dytë të nismës së shoqërisë civile për të firmosur peticionin që kërkon zbatimin e reformës në drejtësi dhe ligjin e vetting-ut, kanë qenë të shumtë qytetarët e Tiranës që i janë bashkuar.

“Vetting-u të bëhet sa më parë, për të luftuar korrupsionin. Vetting-u i zgjidh të gjitha punët e drejtësisë”, thonë qytetarët.

Në kryeqytet ka patur disa pika, si te Parku Rinia, te 21 Dhjetori, në zonën e ish-bllokut e të tjera, ku qytetarët kanë shkuar për të frmosur peticionin. Në orët e paradites, peticionin e ka firmosur edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili kërkon zhbllokimin e punëve publike.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që ne të kemi 1 milion firma për vetting-un dhe për reformën në drejtësi, si një mënyrë për t’i hapur rrugën punëve në qytet. Punëve që janë bllokuar nga njerëz që me pak para’ paguajnë gjyqtarin për të penalizuar një qytet”, tha Veliaj.

Edhe në qytetin e Elbasanit ka patur pjesëmarrje të qytetarëve për të firmosur këtë nismë të shoqërise civile për të përcjellë zërin e qytetarëve në Parlament, për t’i hapur rrugë vetting-ut dhe reformës në drejtësi.

Profesori Robert Gajda tha: “Po mbledhim sa më shumë firma nga qytetarët, me qëllim që të kemi një sensibilizim sa më të madh në lidhje me zbatimin e kësaj reforme”.

Ndërkohë, firmosja e peticionit të shoqërisë civile vazhdon edhe në qytete të tjera të vendit.
Top-Channel
 
Ishte mundesia edhe online per te firmosur peticionin.
Personalisht e kreva si proces....detyre morale dhe ligjore mendoj se gjithkush nga ne duhet ta bej!
 
Qa bene vetingu? Zgjidhe probleme :ohh

Nigjoni plakun qa ju thote nga pervoja. Nga viti 2008, 2009 e ne 2010 jam marre ekakluzivisht me vetting dhe kur e shof ne retrospektive, sa here e shof, me jepet me nxjerr gjithcka nga barku me te vjella. Vetingu rehabiliton figura, i dergon ca ne pushime per ti rikhtyer dhe me te fuqishem.

Po nuk ndodhi keshtu me peshtyeni sa here te me shifni ketej.

Ndjeje dhembje ne shpoet per gjendjen degdisese qe ka pesuar ky popull. Realisht nje popull qe fal dhe harron eshte i destinuar te vuaj per jete e mot.

Ore ne nuk jemi ne gjendje te ngrejme zerin e arsyes as ne nje virtualitet e le me te flasim per procese normale vettingu. O njerez si nuk arrini me kuptu qe ne nuk kemi arsye. Ne thjeshte jetojme pa arsye dhe pa motiv. Pra ne jetojme me enderra te permutuna. Kete popull mundet me ndryshu vetem gjeneratat qe sot kan 20 vjet e poahte.

Ne jemi gjenerata qe jemi rrite me dhunen dhe nuk njofim procese jo te dhunshme. E them me keqardhje se ky popull nuk eshte as 10 vite e as 50 vite prapa sepse te jesh prapa eshte gje normale dhe dmth. Je ne gare. Ky popull eshte jo prapa por anash, krejt anash. Ne thjesht vetem frymojme. Asigje me shume.:hi:
 
Back
Top