Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakmerrem

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
shtepia-e-ciftit-300x201.jpg

Tefik Myftaraj, vëllai i Enverit, që u dogj së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Belishovë, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Shqip” se vetëm nëse do t’ju jepet dënimi me vdekje autorëve, do t’i gjejë shpirti qetësi.

“Si vëlla që jam, mu dogj shpirti. Qaj e vajtoj e kërkoj drejtësi, megjithëse shpirti do të na ngelet i plagosur përjetë sa t’u bashkohemi atyre që ikën. Por, unë dua të flas edhe si kryeplak i fshatit Belishovë. Me kërkesë të banorëve të fshatit, jemi duke hartuar një peticion të cilin do t’ia përcjellim Kryeministrit. Në të ne kërkojmë të gjithë njëzëri ngritjen e trekëndëshit pikërisht pranë vendit të ngjarjes, aty ku dhanë shpirt e u dogjën vëllai dhe kunata ime. Aty të varen autorët. Të varen e më pas t’u vihet flaka. Vetëm kjo do t’i mbyllte hesapet në këtë fshat”, pohon Tefiku.

Ai e mohon kategorikisht dënimin me vite burgu.

“اfarë vitesh burgu po më thoni?! Absolutisht jo! Nëse ata dënohen me burg, këtu në fshatin Belishovë të Mallakastrës do të zbatohet kanuni i Lekë Dukagjinit”, nënvizon Tefiku.

Sipas familjarëve, motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë është grabitja e parave, pasi autorët kanë shkuar të mirëpërgatitur me armë e benzinë për t’i djegur.

Si vëllai, po ashtu edhe i biri i bashkëshortëve të ndjerë pohon se vrasësi nuk ka qenë i vetëm.

“Në shtëpi ishte një kasafortë që peshonte më shumë se 400 kilogram dhe jam i bindur se asnjë njeri nuk mund ta lëvizë atë vetëm. Kasaforta ishte lëvizur nga vendi dhe ishte transportuar disa metra larg, diku nga mesi i dhomës”, pohon Adriatiku.

I akuzuari për këtë ngjarje, 19 vjeçari Xhevit Malkaj ka deklaruar se e kishte planifikuar mirë vrasjen, por sipas tij nuk ka pasur për qëllim grabitjen, por ai pretendon se ka pasur një konflikt me Enverin rreth një vit më parë.

Autori është arrestuar së bashku me babain e tij dhe nga hetimet paraprake rezulton se e gjithë familja ka qenë në dijeni të krimit makabër./TemA
 
Titulli: Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do

Nese do ktheheshim 20 vite mbas,mbase do ishte aplikuar denimi me vdekje.
Jane disa raste krimesh qe sado human te jesh te detyrojne te mendosh si ndeshkim denimin me vdekje.
 
Pe: Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakme

Denimin me vdekje me sa di e ka dhe Amerika qe eshte shteti me demokratik ne bote...pse mos ta kemi dhe ne...

NJERI TE VRET E TE DJEG...TJETRI TE PRET KOKEN...CA U BE KETU APO U LIRUA PFFFF

JAM PRO ME PO TE MADHE...
 
Pe: Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakme

Denimin me vdekje me sa di e ka dhe Amerika qe eshte shteti me demokratik ne bote...pse mos ta kemi dhe ne...

JAM PRO ME TE MADHE...

Me ndjenjen gjaknxehtesise te jap nje pike te drejte,ama nuk zgjidhet gje keshtu...Me vertete qe gjera kane bere gabim,kane marr jete njerezish e meritojne denimin maksimal,por ama i kthen gje gjerat mrapsht?Vec qetesohesh se vure drejtesi,e me cfare cimimi?Kush fitoi ne kete mes?Kush pagoi per gabimin?
Amerika ka denim me vdekje por jane ne raste extreme ata denime,dhe mesa di une nuk behen ne mes te sheshit ekzekutimet,por ne privatesi...
 
Pe: Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakme

Nuk theksova gje vendin se ku te kryhet denimi...po ama kur te mendosh me vra dike duhet me u mendu mire ca te pret pastaj...
Ne shqiperi egziston ideja qe un e vras kam lek kam mik kam dike me pushtet edhe do marr nje denim te lehte mbase do dal fare nga burgu sic kemi plot raste epo keshtu nuk ecet perpara..

Sa per ate qe te kthen mbrapa sjam ne nje mendim me ty...Nese duket makaber denimi me vdekje si mendon ti se e meritojne ata personat qe kane vra ciftin dhe kur vjen puna vejne dhe flaken apo ai plaku qe e la 7zane edhe i pret koken...
 
Duke i vrare keta njerez ca ben ti me ndryshe se cfare bene ato?Asgje...Une nuk them ti falin,nuk them te nisen me idene qe nuk kthehen gjerat mrapa por te marrin nje denim te merituar...Edhe pse realiteti shqipetar eshte sic thua ti,me lek dhe dalin pas nje muaji jashte...Por te ishte ligji tamam do merrnin nje denim te merituar mir,kushte te veshtira jetese,vuajtje ne burg e shume menyra te tjera...Po flasim per idealizma ne fakt,pasi jeta ne Shqiperi ec sipas mikut e lekut e jo sipas hakut te gjithsecilit...
Ti mendon se po u vrane keta e kuptuan gabimin?E paguan gabimin e bere??Nuk besoj...I vdekuri nuk paguan asgje...
 
Back
Top