Peshkopi, tre femije te braktisur dhe te paushqyer

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Prej dy ditesh nen nje peme prane ambienteve te spitalit ne Peshkopi, ndodhen te lene ne meshiren e fatit 3 femije perkatesisht 5 vjec, 4 vjec dhe 8 muajsh.

Te qarat e femijeve kane terhequr vemendjen e kalimtareve, te cilet jane afruar prane te miturve.

Pas njefare kohe me femijet bashkohet edhe i ati, Ahmet Pepa, i cili tregon se i ka lene aty femijet prej 2 ditesh, pa veshembathje dhe ushqim.

Banues ne fshatin Selishte, Ahmet Pepa thote se femijet jane braktisur fillimisht nga e ema dhe tani edhe ai po detyrohet t’i braktise ne pamundesi per t’i ushqyer dhe per t’u perkujdesur per tre te miturit.

Pasi ka kerkuar ndihme ne komunen e fshatit, ne polici dhe ne OJF-te e ndryshme dhe pa marre ndihme apo zgjidhje Pepa braktis femijet me shpresen se do te gjendet strehe dhe ushqim per te vegjelit.

Menjehere ne vendngjarje kane mberritur dhe forcat e policise, te cilet po punojne per zbardhjen dhe zgjidhjen e problemit.

Nderkaq 3 te miturit jane derguar ne spitalin e Peshkopise ku u jane kryer ekzaminimet e ndryshme mjeksore dhe jane ushqyer. Drejtori i ketij spitali Adrian Bitri, shpreh gatishmerine e plote te strukturave spitalore per trajtimin e rastit konkret, por deklaron se nuk mund te sigurojne akomodimin e ketyre te miturve ne ambientet e spitalit.
*tch*
 

Attachments

  • femijet-braktisur.jpg
    femijet-braktisur.jpg
    11.2 KB · Shikime: 2
Eshte normale per keto zona. Te tilla lajme degjon perdit, femije te vravre, femije te perdhunuar apo te shitur.
 
Gruaja e dhunuar ne gjendje te mjeruar


Gruaja e dhunuar ne gjendje te mjeruar
Prej tete vitesh, Ulvie Pepa dhunohet fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkeshorti i saj. Ajo tregon se eshte detyruar te largohet nga shtepia pasi ai e godiste me dru, hekur por edhe me shishe rakie.

Pas largimit te Ulvies, Ahmeti ka marre tre femijet e mitur dhe i ka braktisur prane spitalit te qytetit te Peshkopise ku kane qendruar 2 dite pa ngrene dhe pa pire. Nusja e xhaxhait te Ulvies tregon se ajo ka rritur ate dhe motrat e saj, te cilat ngelen jetime.

Ne moshe te thyer Kumria thote se dera e saj por edhe e vellait te Ulvuies do te mbetet e hapur per te. Ky vendim eshte mbeshtetur edhe nga familja e vellait, te cilet megjithese jane shume te varfer, kane vendosur qe te mos i braktisin dhe t’i mbeshtesin ne keto dite te veshtira.

Ne zonen e Peshkopise jane e dhjetra familje qe perballen me varferine dhe jo rralle edhe dhunohen pasi nuk ka vende pune. *tch*
 
Back
Top