Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Peshkopi, i sapoliruari nga burgu vret të fejuarën pas shpine

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
381-280x200.jpg


Dibra është tronditur sërish nga krimi dhe viktimë ka mbetur një e re 18 vjeçare. Ndërsa thurte endrrat e saj për lidhjen e dashurisë që kishte me 28-vjeçarin Arbër Dedja, jo vetëm ëndrrat por edhe jeta e saj është prerë në mes, pikërisht nga njeriu që dashuronte.
Ngjarja u shënua rreth mesditës së sotme në lagjen Kamen të Peshkopisë. Mësohet se të rinjtë janë takuar me njëri-tjetrin tek banesa e dajës së vajzës, por mes tyre ka pasur një konflikt.
Pas debatit 28- vjeçari ka marrë rrugën për tu larguar, ndërsa e reja po e përcillte atë ndoshta me shpresën për tu pajtuar, por është qëlluar për vdekje prej tij, sapo i ka kthyer shpinën. 18-vjeçarja, Mbaresa Torba, është qëlluar me çifte dhe ka marrë një plumb në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinj të viktimës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar se cili mund të ketë qënë konflikti që ka çuar në këtë krim, që i ka marrë jetën 18 vjeçares.
Autori i këtij krimi është ende në kërkim nga policia. Ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk ka mundur ende të bjerë në gjurmët e tij.
Dedja rezulton të jetë person me preçedente penale. Ai është dënuar për plagosjen me dashje të motrës së tij dhe nuk dihet në çrrethana është liruar nga vuajtja e dënimit.
Kjo eshte ngjarje e dyte e ndodhur brenda harkut kohor te dy diteve që trondit Dibrën, pas ngjarjes se ndodhur ne fshatin Palaman ku kunati qellon per vdekje kunaten e tij e më pas u vetëvra.//OraNews

 
Titulli: Peshkopi, i sapoliruari nga burgu vret të fejuarën pas shpine[i

Per te ardhur keq
 
Titulli: Peshkopi, i sapoliruari nga burgu vret të fejuarën pas shpine[i

Gjynah .... ca nuk ndodh, besoj per ndonje xhelozi eshte ber sherri
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top