Peshkatarët e varfër gjejnë thesarin në barkun e balenës, kushton 1.5 milionë $

Një grup prej 35 peshkatarësh në Jemen u ndeshën me trupin e pajetë të një baleneje, që notonte në Gjirin e Adenit dhe jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht.

Peshkatarët gjetën brenda trupit të balenës një thesar, me vlerën 1,5 milionë dollarë.

Konkretisht ata gjetën gurë të çmuar ‘ambregris’, që kanë një vlerë prej 1,5 milionë dollarësh.

Gurët prodhohen në barkun e një lloji të veçantë balene të quajtur spermaceti, e cila dallohet për shkak të gojës së saj të madhe dhëmbëzore, madhësisë mbresëlënëse, shpejtësisë dhe rezistencës.

“Ndihem shumë i lumtur.Kam ndjesi që nuk mund t’i përshkruaj”, thotë njëri prej peshkatarëve.

“Falenderoj Zotin për këtë mrekulli!”, thotë peshkatari tjetër.

Gurët e çmuar që u gjetën në barkun e balenës janë të veçantë dhe përdoren në industrinë e kozmetikës për prodhimin e parfumeve, raporton BBC.

Sipas ekspertëve, vetëm 1 nga 5 balenat spermaceti prodhon gurë të çmuar, siç është ‘ambregris’.


Dita
 
“Falenderoj Zotin për këtë mrekulli!”, thotë peshkatari tjetër.


Sa bukur e ka then nje te vertet se Zoti i ka qu ate dhurat?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top