Pesëfish më shumë të dënuar shqiptarë për krime lufte sesa serbë

Love

βeℓℓe â๓e
thumbnail.php


Koha Ditore, në një shkrim më të gjatë sot shkruan se pessëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë së cilës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë.
Që nga instalimi i EULEX-it në vitin 2008, prokurorët e këtij misioni kanë ngritur shtatë aktakuza, katër prej të cilave kundër shqiptarëve, ndërsa tri kundër serbëve. Gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur 13 aktgjykime për krime lufte, 11 kundër shqiptarëve e dy kundër serbëve.
Po kështu kishte vepruar edhe misioni i UNMIK-ut që ka vepruar në Kosovë me kompetenca ekzekutive deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Sipas statistikave të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, organizatë kjo që i përcjell të gjitha rastet e gjykimeve për krime lufte, që nga viti 1999 deri në fillim të 2011-s në Kosovë janë akuzuar, gjykuar apo liruar 49 persona – shqiptarë dhe serbë./24Ore/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top