Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

PESË VJET HESHTJE… NJË DITË ZË - KOFIN PAS TË VJELAVE

PESË VJET HESHTJE… NJË DITË ZË
( kryeparlamentarja me KOFININ PAS TË VJELAVE )

Për pesë vjet, ata ishin në Hagë.

Pesë vjet!

Dhe zëri i LVV-së, gjegjësisht zëri i pushtetit ( qeverisë në detyrë qe dy vite, e që krekoset me shifra ) për ta ( për çlirimtarët ) ishte aq i heshtur, sa mund të mendoje se Haga ishte më afër Kosovës sesa zëri i pushtetit.

As edhe një zë i fortë.
As edhe një shqetësim sado i vogël i përditshëm.
As ndonjë jehonë që të mbërrinte deri te qelitë e Hagës...

Heshtje.

Por sot, pasi u shpallën dënimet, papritur u zgjua zëri!!! Nga thellësia e heshtjes doli kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila kurajonte të dënuarit:

Qëndroni të fortë, Kosova është me ju!
Sa prekëse! Sa vajtuese …

Vetëm se lind një pyetje fare e thjeshtë:

Nëse Kosova ishte me ta sot, ku ishte Kosova gjatë këtyre pesë viteve?
Sepse një njeri që mbahet në Hagë për pesë vjet nuk ka nevojë për solidaritet vetëm ditën kur bie çekani i gjykatës.
Ka nevojë për zë edhe kur kamerat nuk janë aty.

Sot u gjetën fjalët.

Pas pesë vitesh heshtje, u gjetën/ngjallen edhe emocionet.

Madje u gjet edhe fjalia e madhe:
“Kosova është me ju!”
Epo, mirë që u gjet Kosova.
Vetëm se do të ishte mirë të dinim se ku ishte ( Kosova) kur këta burra kishin pesë vjet që prisnin në Hagë.
Sepse ka heshtje që është mungesë kuraje për t’u ngritur zëri.
Dhe ka heshtje që, pas pesë vitesh, fillon të tingëllojë si qëndrim i një këmbane të shurdhër.

albulene_ qëndroni të fortë.webp
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back