Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pesë fëmijët kosovarë dëgjojnë për herë të parë pas disa vitesh (VIDEO)

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Pesë fëmijët kosovarë dëgjojnë për herë të parë pas disa vitesh (VIDEO)
KOSOVث, LAJME | 28/12/2012 01:24

Besarta Baliu është 8 vjeçe, dhe ajo asnjëherë nuk ka dëgjuar. Por fati i mirë trokiti te ajo dhe nëntë persona të tjerë që kishin të njëjtin problem.

Momente shumë prekëse kur Besartës dhe katër fëmijëve të tjerë, ndër ta Adi Kasumi, Fatbardh Hoti, Entiona Morina, Gentiana Zeqiraj, dhanë reagimet e para ndaj zërit, ndërsa doktori duket mëse i lumtur për rezultatin.

Një operacion i kryer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me koordinim të Ministrisë së Shëndetësisë nëntë fëmijëve dëgjimin përmes një implanti koklearë të vendosur në brendësi të veshit. E tërë kjo u bë e mundur në saje të ndihmës financiare nga organizata e Katarit “Makbuleja”, organizata “Alwaqf Al-islam” dhe disa donatorë të tjerë.

Klinika e Otorinolaringologjisë për herë të parë kreu intervenimin e implantit koklear në 10 fëmijë kosovar që ishin pjesërisht apo plotësisht të shurdhër. Intervenimin kirurgjik e kreu mjeku specialist Prof. dr. Mazem Al Hajri nga Emiratet e Bashkuara. Ai u shpreh për Mesazhi.com duke thënë se ishte i lumtur që pati mundësi ti ndihmojë Kosovës dhe fëmijëve të saj, si dhe premtoi se kësi ndihme do të ketë edhe në të ardhmen.

Mesazhi mori prononcime edhe nga ana e prindërve, ku ata falënderuan organizatat dhe specialistin, duke thënë se u janë mirënjohës donatorëve, mjekut dhe stafit për kontributin e tyre

Shuma e një operacioni të këtillë në vendet fqinje kap vlerën deri 28.000 euro, ndërsa për financimin e pesë prej këtyre intervenimeve u kujdes shoqata “Magbuleja”, duke dhuruar 16.000 euro për secilin operacion.

Megjithatë këtyre fëmijëve do tu duhet kohë për tu rehabilituar, pasi ata do të vizitohen rregullisht te logopedi, në mënyrë që shërimi i tyre të bëhet i plotë.

Llogaritet që vlera e tërësishme e projektit të jetë rreth 200.000 euro, me te gjitha shpenzimet.

Implanti koklear është një pajisje elektronike e futur në vesh në mënyrë kirurgjike ofron një ndjenjë të zërit te një person i cili është plotësisht i shurdhët apo me vështirësi dëgjimi./mesazhi








5 fëmijët kosovar që ndegjojnë pas sa vjetësh (Eksluzive) - YouTube
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back