Pesë ditë pas aksidentit të Sokol Olldashit vendosen barriera në rrugë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
100915_1.jpg

TIRANE- Pesë ditë pas aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, ku humbi jetën tragjikisht deputeti i PD, Sokol Olldashi, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugës vendos barriera mbrojtëse rrugore.

Barrierat kanë qenë në gjatësi të kufizuar dhe janë pikërisht në kthesën te Lapidari i Krrabës, aty ku ndodhi aksidenti i Olldashit.

Në raportin përfundimtar, të hartuar nga një grup ekspertësh auto-teknikë të Prokurorisë së Përgjithshme, si shkaktare kryesore e vdekjes së Olldashit cilësohet mungesa e këtyre barrierave.

Por më pas renditen edhe mospërdorimi i rripit të sigurimit, shpejtësia e automjetit, mosrespektimi i sinjalistikës rrugore dhe në tërësi humbja e kontrollit nga pakujdesia.//Shqiptarja
 
Titulli: Pesë ditë pas aksidentit të Sokol Olldashit vendosen barriera në rrugë

Dikush kishte then qe duhet hetuar edhe ne lidhje me faktin qe rruget nuk kan standarte dhe inagurohen me nxitim per arsye te ndryshme
dhe kjo me ngjau nje pist shume llogjike . Dikush duhet te mbaj pergjegjsi penale per kete .
 
Back
Top