Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përvjetori parë i pavarësisë në Prishtinë

Manifestimi i një vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës në kryeqytet ka filluar qysh në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme.


Manifestimi i një vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës në kryeqytet ka filluar qysh në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, me defilim të automjeteve të stolisura me flamuj të ndryshëm.

Sot me 17 shkurt kur po bëhet një vjet nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryeqyteti agoi i zbukuruar në të gjitha qoshet e tij, madje vështirë të zë syri shtëpi apo veturë në të cilën nuk valojnë së paku 2 flamuj (shqiptar dhe ai i Kosovës). Në Prishtinë nga orët e hershme të mëngjesit u shënuan ngjarje të nduar-nduarta nga institucionet e vendit tonë për të shënuar përvjetorin e parë të pavarësisë.

Edhe për kundër faktit se vendi ynë ballafaqohet me probleme të shumta të natyrës ekonomike, sociale, politike etj., entuziazmi i qytetarëve dhe shpresa për një të ardhme më të ndritshme të vendit tone është shumë e fuqishme, dhe ky fakt, ngjarjen më të rëndësishme historike të Republikës së Kosovës po e bënë madhështore po aq sa ishte një vit më parë.

Ndonëse temperaturat e ditës së sotme ishin shumë më të ngrohta krahasuar me 17 shkurtin e vitit të kaluar, kjo ishte edhe një element shpresëdhënës se gjërat do të marrin të mbarën, edhe pse dinamika e tyre mund të jetë e ngadalshme.

Kudo takoje qytetarë që kishin ardhur nga vise të ndryshme për të festuar në kryeqytet, por nuk ishte i vogël dhe numri i bashkatdhetarëve nga diaspora që kishin ardhur enkas për të pritur një vjetorin e pavarësisë në Kosovë. Refik Gërbeshi nga Norvegjia kishte ardhur për të festuar përvjetorin e parë të pavarësisë, dhe po për nderë të kësaj ngjarjeje me 18 shkurt do të promovojë 2 librat e tij në teatrin "Dodona".

Në një vjetorin e pavarësisë ngjarje të shumta kulturore u organizuan në të gjitha qytetet e Kosovës.




83565500qf3.jpg


52755229dj6.jpg


12655170xb9.jpg


97671351ro1.jpg


32342370km8.jpg
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back