Bota Sot | 23.10.2013 11:06
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi inauguruan mengjesin e sotëm terminalin e ri te aeroportit të Prishtines, "Adem Jashari". Atyre pritet t’i bashkohet edhe homologu turk Erdogan, i cili është ftuar nga Kryeministri Thaçi, se bashku me personalitete tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Aeroporti i ishte dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez "Limak Aeroport de Lyon", në vitin 2010, për periudhën 20 vjeçare. Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë, ndërsa kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro. Në hyrje të terminalit është vendosur një përmendore e Adem Jasharit.
Rama dhe Erdogan do të vizitojnë edhe qytetin e Prizrenit ku do të shoqërohen nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Kryeministri turk udhëton së bashku me bashkëshorten e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë, që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.