Nuk di a eshte vendi i duhur per kete postim, por nuk gjeta vend me adekuat
Moment nga dasma në Gjilan, ku valles në emër të familjeve martire u priu, Rifat Jashari ; Agim Ramadani i ri, në ditën e parë të lindjes në një spital afër Cyrihut
Lajm i gëzueshëm nga Zvicra
اifti i ri bashkëshortor Jeton (i biri i madh i Agimit) e Flutra Ramadani, fëmijën e tyre të parë e pagëzuan me emrin e gjyshit, jo vetëm si trashëgimi familjare, por edhe si simbol lirie e atdhedashurie.
Një vit e sa më parë pata shkruar se: “Më 23 qershor 2012 në pallatin e sporteve në Gjilan ndodhi më shumë se një festë familjare: një dasmë e vërtetë gjithëshqiptare. Festohej e urohej martesa e djalit të heroit Agim Ramadanit, Jetonit me Flutra Hasanin, jo vetëm një bukuroshe por edhe një sportiste kosovare me renome. Martesa ishte e veçantë për shumë arsye, jo vetëm pse në të merrnin pjesë mbi 700 të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare, nga të cilët edhe shumë luftëtarë të Epopesë së lavdishme Koshares, ku krushk i parë ishte Rifat Jashari, por edhe nga fakti se nëpërmjet kësaj martese shkonte ne vend edhe një fjalë e dhënë heroit Agimit nga shoqja e tij besnike, Shukrija se: fëmijët nga Zvicra do ti kthejë në vendlindje. Kështu, me këtë gazmend gjithëshqiptar edhe i vihej kapaku një amaneti të dhënë”.
/BotaSot

Last edited by a moderator: