Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përtej 15 kushteve të BE për Shqipërinë ?

Me 15 kushtet që konfirmoi Parlamenti Europian për të nisur negociatat e integrimit të Shqipërisë atje (për t'i nisur jo për t'i përfunduar!) i kërkon qeverisë të Shqipërisë, as më shumë dhe as më pak, të rithemelojë shtetin shqiptar, pra na thotë :

Ju nuk keni ende shtet!

Aq më tepër i kërkon qeverisë masa të drejta sikurse është hetimi i krimit zgjedhor, hetimi i politikanëve të korruptuar, çka politika sunduese nuk i bën dot!
Cfarë do të thotë kjo për mua?
Më konfirmon analizat dhe përfundimet te botimi im i ri:
ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS,PASURISË, në Shqipërinë pastotalitare, sapohedhur në treg nga PAPIRUS.
Sipas meje, dhe e kam të provuar me argumente, as Europa nuk na do të integrohemi kështu sikurse jemi, për arsye të tjera shumë më të thella sesa shprehin ato 15 kushte,
as politika sunduese në Shqipëri, shumë përfaqësues influent të biznesit të madh, por edhe të mesëm, as ata nuk duan dhe e minojnë me çfarë munden këtë integrim,
asnjë fuqi tjetër nuk ka ndonjë interes, larg apo afër me ne, që Shqipëria të hyjë në BE!
Deklaratat e zotit Soreca se 95 përqind e shqiptarëve duan integrimin mund të jenë edhe të sakta, por ai harron ose nuk e di që janë ata 5 përqind të tjerët që vendosin, nuk ne jemi ne skllevërit që e duam integrimin që vendosim, janë ata me të cilët ai bashkëbisedon, negocion !
Thonë se duan atë që në fakt nuk dëshërojnë,
prishin natën atë që gjoja bëjnë ditën për integrimin.
Pse ndodh kjo?
Unë ju ftoj te analizat e kapitujve përkatës të dy librave të botimit : "ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS,PASURISË, në Shqipërinë pastotalitare" ku do ta kuptoni shumë qartë dhe thjeshtë.
Do të shihnoi se kërkesa për të plotësuar 15 ose 150 kushte, janë si kërkesat që iu bënë Herkulit, ose si kërkesat e Mbretit të përrallës për djalin që do të merrte për nuse vajzën e tij! Të paplotësueshme nga kjo politikë.
Gjendja jonë është në ditë të hallit, por e vërteta qendron më thellë, nuk është ajo që duket. Kot luajnë pingpong jo kërkohet jo nuk kërkohet plotësimi i 15 kushteve!!!
Lëreni tymin, shkoni te zjarri!
Artan fuga.
105032770_10157436166328596_5523021245738563823_o.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back