Përse Zoti i Lartësuar e ndaIoi shikimin në femrat e huaja? Shkencëtari AngIez zbuIoi urtësinë e saj dhe më pas i kushtoi vendin e punës!

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
meliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.jpeg
Përse Allahu i Madhëruar e ndaloi shikimin në femrat e huaja?Përse i Dërguari i Allahut [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] e ndaloi vetminë me një femër të huaj?Ç‘urtësi fshihet prapa kësaj?Le të shohim se çfarë përgjigje të bukur na jep ky hulumtim shkencor.

Tim Hunt, një shkencëtar anglez, dha një shpjegim të bukur por që i kushtoi me vend pune.Ai vlerësoi se ishte gabim që në laboratorë shkencore të kishte meshkuj dhe femra që punojnë bashkë. Ata duhen ndarë në laboratorë të veçantë për shkak se prania e femrës gjatë provave dhe eksperimenteve shpërqendron vëmendjen e mashkullit.Ndonëse Timi zbuloi këtë të vërtetë, këtë fakt, shoqëria e tij nuk ia pranoi, madje edhe e vërshuan me breshëri sulmesh e akuzash, përkundër faktit që është fitues i çmimit Nobel, u detyrua të jep dorëheqje nga mësimdhënia në Universitet.

A ka mbështetje shkencore mendimi i Timit? Sipas gazetës Telegraf, e cila i referohet një studimi të ri shkencor, mjafton të qëndrosh me një grua të huaj për pesë minuta dhe niveli i hormoneve të stresit të rritet.Hulumtuesit nga universiteti Valencia kanë vërtetuar se qëndrimi me një femër të bukur dhe tërheqëse shkakton rritjen e nivelit të kortizolit, që është hormoni i stresit në trup. Megjithëse personat me të cilët u realizua ky studim u përpoqën të shmangin shikimin dhe të menduarit rreth femrës, kjo nuk ndaloi trupin që të sekretojë këtë hormon.
Shkencëtarët thonë se hormoni i kortizolit është i nevojshëm dhe dobishëm për turpin për shkak se i ndihmon pozitivisht në performim. Kjo nënkupton që sekretimi i tij duhet të jetë në nivele të ulëta, ndryshe, trupi mund t’i ekspozohet sëmundjeve të rrezikshme, sëmundjeve të zemrës, rritjes së presionit të gjakut, diabetit, e sëmundje tjera që mbase arrijnë deri tek paaftësia seksuale.Figurë që paraqet mekanizmin e punës se hormonit të stresit. Studiuesit thonë se rritja e hormonit të stresit (kortizolit) ndodhë vetëm atëherë kur njeriun vetmohet me ndonjë femër të huaj. Stresi shënon rritje varësisht nga bukuria dhe joshja e femrës.

KUVL5KU.jpg
KUVL5KU.jpg
KUVL5KU.jpg
KUVL5KU.jpg

Kjo nuk është vënë re kur njeriun qëndron me femrat që nuk ka të drejtë të martohet me to (nëna, motra, vajza, etj), sikur që nuk është shkaktuar as atëherë kur qëndron me meshkuj të huaj. Kjo ndodhë vetëm kur qëdnron me femër të huaj.Studiuesit kanë nënvizuar se një mashkull me të qëndruar afër një femre të huaj, krejt në mënyrë instinktive mendon të vë lidhje me të.Studiuesit kanë vërtetuar se nëse kjo gjendje (shikimi në femra dhe mendimi për to) vazhdon, atëherë me kalimin e kohës do të shkaktojë probleme-sëmundje kronike tek njeriu dhe të tjera psikike, si: depresioni.

KUVL5KU.jpg
KUVL5KU.jpg
KUVL5KU.jpg
KUVL5KU.jpg

Profeti [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ndalon vetminë.Të gjithë ne e dimë hadithin e njohur, të cilin e shënon Buhariu: “Le të mos vetmohet asnjë burrë me asnjë grua (të huaj).”Ky hadith ia ndalon mashkullit që të vetmohet me femër të huaj, pra me atë që i lejohet martesa.Profeti [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], nëpërmjet kësaj ndalese, deshi që të na shmang prej shumë sëmundjeve shoqërore dhe fizike. Kur njeriu t’i largohet shikimit në femra të huaja dhe vetmisë me to, atëherë kjo vetvetiu ndikon në uljen e rasteve të prostitucionit, duke bërë kështu që të ruhet individi, në radhë të parë, e pastaj edhe shoqëria në tërësi.jetoilumtur.al/
 
Megjithëse personat me të cilët u realizua ky studim u përpoqën të shmangin shikimin dhe të menduarit rreth femrës, kjo nuk ndaloi trupin që të sekretojë këtë hormon.

Hormonet e stresit janë dy - kortizoli dhe adrenalina, që shkaktojnë stresin e mirë/pozitiv dhe shpërbëhen pas kryerjes së detyrës.
Në artikull përmendet vetëm njëri.
Stresi afatgjatë ndodh kur ka një çekuilibër midis sfidave me të cilat përballemi dhe aftësisë sonë për ti zgjidhur.
Për ta kuptuar artikullin, mashkulli duhet të punojë bashkë me femrën gjatë kohë, bukuria dhe joshja e saj të jetë sfidë e papërballuar, të aktivizohet vetëm njëri hormon, që mashkulli të përfundojë në stres afatgjatë, me pasoja shëndetësore fatale!!!
Haj hulumtim shkencor haj 🙄

p.s. edhe një dështim të vërtetohet shkencërisht Kurani. Duhet më shumë se sa që ofron artikulli jo dhe aq i përkthyer si duhet.
 
Hm.. ka dicka ne trajtimet e te tilla temave dhe ne formen si sillen.
Po postoj se me ngacmoi pak fjalia e fundit e Deses :). Kurani ne vetvete, eshte nje det. Dhe ka aq shume aspekte, qasje brenda tij saqe s'ka nevoje per vertetetim periferik fare. (dmth meret 1 gje dhe pasi vertetohet shkencerisht, thuhet ja kurani eshte i vertete)

Nga ana tjeter kjo puna e shikimit. Une nuk e di fare ca ndodh me stresin e hormonet e mashkullit. AMA, di dicka tjeter: NGA SHIKIMI FILLON GJITHCKA. Po po. E dime fare mire se shume veta bien ne gracke prej 1 shikimi, pastaj prej 1 fjale, hajde dhe 1 takim. Jo po s'ka asgje te keqe se jemi miq, e me the te thash. Ka miqesi shume te mire mes mashkullit e femres, por sic ka dhe raste kur tejkalohen miqesite jo ne formen e duhur. ANDAJ, parandalimi eshte 100 here me mire se ndalimi. Zoti i Nalte, na njeh aq mireeee, na ka kriju, na njeh dobesite dhe KOT, nuk ka vendosur ca rregulla e limite per njeriun. Cfaredo keshille qe vjen prej TIJ, eshte gjithmone ne DOBI tonen.

Zoti na befte ta kuptojme urtesine e Tij, na dhente force ti permbahemi parimeve te shendosha, dhe na falte per cdo gabim qe bejme ne jete. (flas kshu per cdo gje, jo vetem per shikimin jo, por meqe me doli kjo teme e para sot, dhe une qenkam si melankolike, e bera kete lutjen per cdo gje e per te gjithe :)
 
Me gjeth fiku ma mbuloj Allahu në Eden 🤷 shkoni, tha, dhe shumzohuni 😁
 
Uroj të të kem ngacmuar për mirë o Soul 🙂
As që diskutohet vlera e parandalimit kundrejt shërimit (edhe sikur mos të besoja në Zot, profesioni im e ka bazë atë). Atë që desha të them me ato pak fjalë (isha e përgjumur për të shkruajtur më shumë), është se jo në çdo përpjekje duhet të përfshihet Kurani. Pikërisht nga që është si deti që ti e përmende, duhet pra shumë më shumë hulumtime shkencore të sakta, që të krahasohen me Kuranin.
Ajo që unë e shoh gabim është te pjesa e hulumtimit shkencor. Është i mangët 🤷🏻‍♀️
 
Uroj të të kem ngacmuar për mirë o Soul 🙂
As që diskutohet vlera e parandalimit kundrejt shërimit (edhe sikur mos të besoja në Zot, profesioni im e ka bazë atë). Atë që desha të them me ato pak fjalë (isha e përgjumur për të shkruajtur më shumë), është se jo në çdo përpjekje duhet të përfshihet Kurani. Pikërisht nga që është si deti që ti e përmende, duhet pra shumë më shumë hulumtime shkencore të sakta, që të krahasohen me Kuranin.
Ajo që unë e shoh gabim është te pjesa e hulumtimit shkencor. Është i mangët 🤷🏻‍♀️
Po per mire. thjesht perforcim i asaj qe the ti. Per te thene qe s'para me pelqejne kur sjellin 1 studim dhe direkte duke vertetuar Kuranin. Ne fakt te shkretet per mire nisen, por dashje padashje e zvogelojne madheshtine qe ka ai liber. Ideja eshte ketu qe; nese nje njeri ta zeme e len dicka nga besimi, nuk eshte se i intereso shume a eshte e vertetueshme. ose kur informohet, thjesht thote: Po, kot s'e ka ndalu Zoti.
Por nese nje njeri nuk beson, nuk i bie mendja shume cfare shkruhet ne ate liber, apo c'ka thene Profeti a.s :)
Thjesht une keshtu e mendoj. Jemi ne nje linje mendimi o Dese! :D
 
As qe lexova tere artikullin.
Zoteria me mire te mesoje te ruaj hormonet. Kaq!
Idiotllik.
 
As qe lexova tere artikullin.
Zoteria me mire te mesoje te ruaj hormonet. Kaq!
Idiotllik.
Mjeket thone qe dhe aq idiotllik nuk eshte :p
 
Mjeket thone qe dhe aq idiotllik nuk eshte :p
Mjeket te gjejne difektin psikollogjik tek meshkujt.
Qe ata te mesojne te bashkjetojne ne paqe me gjysmen tjeter qe eshte femra. Kete te bejne.
Kjo i duhet shoqerise njerzore kur ka probleme tilla.
 
Mjeket te gjejne difektin psikollogjik tek meshkujt.
Qe ata te mesojne te bashkjetojne ne paqe me gjysmen tjeter qe eshte femra. Kete te bejne.
Kjo i duhet shoqerise njerzore kur ka probleme tilla.
e kane gjet praaa por se ste pelqe ty ca tbejne ata 🤣🤣 😝😝
 
As qe lexova tere artikullin.
Zoteria me mire te mesoje te ruaj hormonet. Kaq!
Idiotllik.
Unë e lexova disa herë. Erdha në përfundim, në bazë të asaj që kuptova:
1. Nga që femrat e bukura shtohen me ndërhyrje të ndryshme kirurgjike, janë shtuar edhe sëmundjet e përmendura në artikull 😂
2. Nga bukuria e pjesëve të caktuara XXL, përfitojnë industri të ndryshme 😂
3. Ka të drejtë artikulli, por ka haruar një fakt final - të definojë ‘bukurinë’ e një femre 🤓
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top