Përse vdes dashuria?

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0904084448633_m.jpg



Dashuria lind, kultivohet..., ndërkaq shumë shpesh zhduket. Si dhe përse ndodh kështu? Përgjigjen e pritur gjatë lexojeni në vijim:

Humbja e komunikimit
Komunikimi i mirë është bazë për lidhje të suksesshme. Sapo partnerët të shmangin sjelljet e sinqerta dhe bisedimet cilësore, lindin probleme, konflikte dhe më së shpeshti edhe ndarjet. اiftet duhet të zgjedhin rrugën e komunikimit të drejtpërdrejtë menjëherë pas shfaqjes së një problemi apo krize xhelozie.

Trajtimi i partnerit sa për sy e faqe
Partnerit patjetër duhet t’i përkushtoheni, t’i kultivoni marrëdhëniet me të, përherë t’i tregoni respektim dhe t’ia bëni me dije se sa e dashuroni. Rreziku më i madh është mospërballimi i ulje-ngritjeve që ka çdo marrëdhënie, apo shfaqja e ndonjë shenje mosbesimi, ku në fakt ndodh që të ketë edhe momente boshllëku.

Pritjet tuaja nuk janë realizuar
Fillimi i lidhjes gjithmonë është përrallor. Derisa jeni duke e njohur njëri-tjetrin, çdo gjë është e bukur, e hulumtoni njëri-tjetrin, njiheni ngadalë dhe mendjen e keni gjithnjë te kënaqësia. Mirëpo me kalimin e kohës gjërat relaksohen, maskat bien, kuptoni se me kë vërtet keni të bëni dhe që mendimet rreth disa gjërave të rëndësishme nuk ju përputhen.
Dhe çdo gjë shkatërrohet.

Keni zbuluar diçka të re për partnerin
Partneri që është i përfshirë në një marrëdhënie tjetër, do të kërkojë më tepër hapësirë dhe kohë për ta kaluar vetëm, apo jashtë familjes. Mund të thonë se kjo kërkesë i dedikohet konfuzionit në ndjenjat e tyre, apo stresit në punë.

Xhelozia ka dalë në plan të parë
Përballja me një të dashur xheloz është mjaft e vështirë dhe nganjëherë ju duket se është më lehtë të largoheni nga ajo lidhje se të vazhdoni me të.

Mungesa e tërheqjes
Mbase ky është një prej mëkateve më të rënda që mund të ekzistonte në brendësi të një marrëdhënieje. Të mos tërhiqesh më fizikisht nga partneri, të mos kesh dëshirë për të kryer marrëdhënie apo edhe thjesht për një puthje është një prej problemeve më të vështira që një lidhje mund të kalonte.

Monotonia
Kur vetë çifti nuk përpiqet ta rinovojë një marrëdhënie, natyrisht që do të vijë monotonia dhe më pas shkatërrimi. Mënyra me të cilën u ndërtua lidhja në të kaluarën përbën një arsye që mund të çojë në ndarje pas shumë vjetësh martese. Nuk ekzistonte gjithnjë në shoqëri liria për të zgjedhur partnerin e jetës.

Kurrë nuk ka ekzistuar dashuria e vërtetë
Shumë shpesh ndodh që njerëzit i përzien gjërat. Afshi, entuziazmi që bartin me vete çdo gjë që është e re e kanë afatin e zgjatjes. Dhe, nëse pas kësaj kuptoni që lidhja me personin përkatës në të vërtetë nuk është edhe diçka që ju plotëson, këtu gjithsesi përfundon çdo gjë. /Telegrafi/
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Cdo gje ka nje fillim e nje fund ...rendesi ka te rikujtohen gjerat e bukura
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Mendoj se vdes kur nuk ushqehet sa duhet kur fillon ta lesh partnerin pas dore e harron se dikur e ke adhuruar
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Dashuria nuk vdes mendoj un.... Ndoshta ajo ndryshon por nuk vdes.
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Ato ndryshime edhe e vrasin dashurine, apo thene me mire...e vyshkin....dhe me nuk eshte dahsuri, por nevoje!
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Kur kshu ?? ti pime nje kafe .!
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Mund te vdesi ajo qe ska qene dashuri!
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

vete artikulli jep arsye pse ftohet 1 lidhje.... Dashuria kurre nuk vdes...
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Dashuria nuk vdes.......
Të vdesin ëndërrat qe mendoje se do të të vinin bashkë me të.....Fantazon shumë mbi të,po ne fakt,shumë herë ,dashuria shndërrohet në flluska sapuni në ajër,shumëngjyreshe e të bukura,derisa kalon "ndonjëra/ri " dhe i shuan ato....nuk vdes dashuria,shpesh vdesim ne....
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Dashuria e vertet s'vdes kurr:d
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Dashuria vdes njerezit do te thoja unr si poet...! (I leshit) lol
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Nese vdes mbase eshte njera nga arsyet e mesiperme ose me shume se njera...por seshte e thene te vdese patjeter sic thot pinky qe cdo fillim ka nje fund...
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Vdes se i vdiset :p
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Afatin me te shkurter ne kete jete e ka pikerisht Dashuria.
Premtojme se do duam dike deri ne fund te jetes....por ja qe deshira e mire nuk shkon ne nje linje me ate cka realisht ndodh.
Ka 1000 arsye pse nje dashuri "vdes"....
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Qe dashuria te mos vdes,ne duhet te mesojme ti dashurojme format ne te cilat ajo lulezon.
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

pa he na ilumino cik...mos u bej cingune ne germa :p

Mon dashurit jane si stinet,dimri ngrine shume,por pranvera risjell gjithnje lule perseri.

Mos me ngacmo per sqarime tjera me tejj.. :p
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Mon dashurit jane si stinet,dimri ngrine shume,por pranvera risjell gjithnje lule perseri.

Mos me ngacmo per sqarime tjera me tejj.. :p

ne fakt doja dicka ne forme keshille ose udhezimi...:p
po kshu poetike , mos ma lodh hic veten...lol
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Levi do thosh qe dashuria nuk vdes,,,,e si romantik qe eshte dua ti besoj!!
 
Titulli: Përse vdes dashuria?

Dashuria mund te vdese! Absolutisht qe po. Kemi plot raste ciftesh qe per nje periudhe ishin e tere bota per njeri tjetrin derisa erdh nje moment u bene te huaj. Mund ti ndodhe kujdo! pasi s'ka asgje te sigurte ne kete jete. Filozofinat e medha mbi dashurine, vertet mund te ta lehtesojne situaten e na e bejne qefin gjasme, ama nuk e fshijne te verteten. E rendesishme eshte qe cifti te beje perpjekje te vazhdueshme te mbaje gjalle ndjenjen, lidhjen, pasionin, dhe te japin maximumin te dy. Nqs behet vec nga njeri s'mund ta mbash. Jeta nuk eshte fushe me lule. Fluturat ne stomak s'do i kesh tere jeten, me kalimin e viteve meson peshen e cdo veprimi, cdo fjale.
Pikat qe ka permend ky shkrimi lart normal qe qendrojne, por mendoj se sa te arrish tek monotonia, apo mungesa e terheqjes (gjera qe behen te dukshme dhe tregojne se cifti ka probleme) njeriu duhet te mbrohet nga problemet e vogla qe ne dukje jane te parendesishme. Them se nje nga pikat kyce te dy partneret duhet te kene eshte kreativiteti. Kreativiteti ne cdo gje qe i rrethon, te bejne gjera te ndryshme, te mos kenaqen me pak, mos ti bejne gjerat me liste, te bejne surpiza, dhurata, komplimente, te ndryshojne look, vende daljeje, etj. Dhe e tera kjo te shoqerohet me mendimin se partneri qe kane eshte me i miri/mira e duhet ti japin maximumin. Te dy duhet ta bejne kete gje mendoj. Funksionon! ;)
 
Nuk vdes dashuria.
Njerezit ngaterrojne dashurine me passionin/seksin/deshiren/erosinetj..et..
Shumica e lidhjeve kto elemente permbajne;).
Une i qendroj besnike thenies:-" Perjet te jeteve si, Romeo dhe Zhulieta".
 
Levi do thosh qe dashuria nuk vdes,,,,e si romantik qe eshte dua ti besoj!!

Nuk thashe gje une , ti e the :)
Se di nese dashuria vdes apo vdesim ne para saj por di qe kush nuk fal e pranon dashuri eshte i/e vdekur ghithsesi.



sa kam qesh me keto dy komente………


/ e marrim se ekziston bukur……. e nganjeher ne apostrof :)
 
Jo qe vdes por edhe ngordhe bilem dhe ate zakonisht nga kequshqyerja apo thatesira e madhe.
 
Dashuria nuk vdes....jemi ne qe e vdesim ne menyren me te shemtuar
 
nuk vdes...thjesht brenda teje duket sikur shtohen dozat e narkozes...e te duhet kohe te dalesh nga ajo gjendje e pergjumur....nese mund te dalesh sigurisht...se ka dhe raste qe e le ne gjume te perhereshem....
 
Trasformohet nga nje term ne ndonje tjeter me njohjen e thelle te personit qe i eshte dedikuar .....
 
E verteta eshte qe e vetmja dashuri qe nuk vdese eshte ajo me personin qe zgjedh te kalosh jeten.
E nese je me fat qe jeten ta ndash me te deri ne fund ,atehere themi e njohem dashurine.
Te tjerat emocione,apo copeza dashurishe qe hyne e dalin ne jeten tone,nuk kane diagram jetegjatesie.
Ose une hy tek kategoria ku nuk jetoj me kujtime te se kaluares,sado te mira apo te bukura te kene qene ato.
Prandaj shume dashuri vdesin,pasi jeta nuk u jep shance mbijetese per arsye dhe rrethana te ndryshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top