Përse Rrjeti nuk do të jetë më kurrë i njëjti

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përse Rrjeti nuk do të jetë më kurrë i njëjti

Kur në mes hyn politika, nuk ka biznes që mban. Një kompani shumë e fuqishme, Standard Oil, në fillim të shekullit të kaluar nisi dhe orientoi politikat e vete antitrust botërore, falë të famshmit Sherman Act. Tani, çështja Cambridge Analytica rrezikon të jetë për Rrjetin, ai që skandali diesel ishte për automjetet. Një tronditje që revolucionarizoi qasjet dhe rregullat. Në cilin drejtim? E paqartë. Dhe pasiguria është ajo gjë, të cilës tregjet i tremben gjithmonë


Screen-Shot-2018-03-21-at-10.26.13.jpg

Mjafton të shohësh ecurinë e titujve të Facebook në bursë, si dhe të “titanëve të tjerë të Rrjetit”, për të kuptuar se skandali i lidhur me Cambridge Analytica rrezikon të jetë diçka më shumë se sa një pengesë e thjeshtë. Eshtë diçka që i ngjan një Revolucioni të Rrjetit.

Rrjeti social i krijuar nga Mark Zuckerbergu pësoi rënie të hënën dhe dje.

Po kështu edhe Twitter. Kanë pësuar një frenim Amazon, Netflix, Apple dhe Alphabet (kompania që kontrollon Google). اështja është e ditur. Facebook ka të dhënat që përdoruesit i dhurojnë, sa herë që duan ta përdorin për t’u vënë në kontakt me miq dhe të afërm. Këto të dhëna, më pas “brumosen” për të krijuar profile që u “shiten” kompanive publicitare. Me Cambridge Analytica, u kupta se përtej kompanive publicitare, për profilet tona ishin të interesuara edhe partitë. Ajo që deri tani ishte një temë e pozicioneve dominuese në treg, është shndërruar në çështje politike.

Të arrish të influencosh votimin në një vend si SHBA nuk është gjë që mund të kalojë pa u vënë re. Dhe kështu, tregjet dhe investitorët në këto orë, po pyesin se çfarë do u ndodhë këtyre gjigandëve, të cilët deri më sot u përgjigjeshin logjikave të biznesit dhe tani duhet të përballen edhe me një ofensivë sociale dhe politike?

Kur në mes hyn politika, nuk ka biznes që mban. Një kompani shumë e fuqishme, Standard Oil, në fillim të shekullit të kaluar nisi dhe orientoi politikat e vete antitrust botërore, falë të famshmit Sherman Act. Tani, çështja Cambridge Analytica rrezikon të jetë për Rrjetin, ai që skandali diesel ishte për automjetet. Një tronditje që revolucionarizoi qasjet dhe rregullat. Në cilin drejtim? E paqartë. Dhe pasiguria është ajo gjë, të cilës tregjet i tremben gjithmonë. / Corriere della Sera – Bota.al



KRIZA PA FUND / Në tre muajt e fundit, Mark Zuckerberg ka shitur aksione të Facebook, më shumë se kushdo tjetër… (diçka dinte?)
Në dy javët para telasheve më të fundit që i janë hapur Facebook, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Mark Zuckerberg, shiti 1.14 milionë aksione si pjesë e programeve të planifikuara.

Ishte shitja më e madhe e një njeriu të brendshëm të kompanisë, krahasuar me cilëndo kompani tjetër, sipas Argus Research Vickers.

Në rastin e facebook, Zuckerberg dhe drejtues të tjerë shitën aksione me çmim 20 dollarë më shumë, se sa çmimi me të cilin ato aksione u shitën të martën, pasi plasi skandali.

Analistët nuk sugjerojnë që ka ndonjë gjë të keqe prapa shitjeve të programuara. Megjithatë, vëllimi shumë i madh i shitjeve të aksioneve lë shumë dyshime.

Aksionet e Facebook pësuan një rënie me 6.77 përqind të hënën, dita e para e shitblerjeve pas skandalit që lidhet me 50 milionë llogari përdoruesish, të cilave u është shkelur privatësia. Dhe aksionet vazhduan rënien me 5.3 përqind të martën.

Shitjet e Zuckerberg kanë qenë më të shumtat. Në shtator ai shpalli planet për të shitur 35-75 milion aksione në 18 muajt e ardhshëm, për të financuar përpjekjet e tij filantropike. Ai dhe bashkëshortja, Priscilla Chan kanë premtuar të japin 99 % të aksioneve të tyre në kompani për Chan Zuckerberg Initiative, që është e fokusuar në sëmundjet dhe arsimin.

Në dy javët e fundit, Zuckerberg ka shitur 228 400 aksione në ditë në 8 dhe 9 mars, 220000 aksione në ditë në 12 dhe 13 mars, dhe 245400 aksione në 14 mars. Eshtë një total prej 1.14 milionë aksionesh me një çmim mesatar prej 183.81 USD, me një vlerë totale prej pothuaj 210 milion dollarë.

Kompania nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të CNBC në lidhje me shitjen e aksioneve. / CNBC – Bota.al

FacebookTwitter
 

Attachments

  • Screen-Shot-2018-03-21-at-10.26.13.jpg
    Screen-Shot-2018-03-21-at-10.26.13.jpg
    50.4 KB · Shikime: 0
aman se kam nje jave rrjesht qe e degjoj ne radio kete mos edhe ketu :P
 
Back
Top