Përse njerëzit i bëjnë mëkat allahut?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nuk ka dyshim se ekzistojnë shkaqe që e bëjnë njeriun të kryeje mëkate dhe të harrojë urdhrat e Allahut të Madhëruar. Këto shkaqe janë të ndryshme. Prej tyre ka që burimin e kanë te vet njeriu, ka që për burim kanë shoqërinë dhe ka që janë të përbashkëta individ-shoqëri.
Në këtë artikull do t’i hedhim dritë shkaqeve më të rëndësishme që t’i zbulojmë ato e më pas t’iu bëjmë rezistencë dhe të mbizotërojmë mbi to. Shërimi i parë fillon me përcaktimin e diagnozës dhe shkaqet e sëmundjes për të vazhduar më pas me barëra shëruese, të cilat njeriun-muslimanin do ta pastrojnë nga kjo sëmundje –inshaAllah- dhe do t’ia largojnë këto të meta.
1. Neglizhenca ndaj qëllimit.
Prej shkaqeve që më së shumti njeriun e detyrojnë t’i bëj mëkat Allahut është mosnjohja e qëllimit të krijimit të tij dhe arsyes përse ai jeton. Shumë njerëz qëllimin e kanë të përkufizuar në dunja, tërë brenga e tyre është ngopja e epsheve të tyre, derisa disa të tjerë jetojnë pa asnjë qëllim, sikurse kafshët, nuk di përse është krijuar dhe përse jeton.
Allahu i madhëruar në Kur’an përcaktoi qëllimin dhe arsyen e krijimit te njeriut e tha: Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” .
Pra qëllimi dhe arsyeja se përse njeriu duhet të jetojë është adhurimi për Allahun me kuptim të përgjithshëm dhe me çdo imtësi që përmban kjo fjalë, të cilën dijetarët e definuan: Ibadeti (adhurimi) është çdo fjalë a vepër, e dukshme apo e fshehtë, që Allahu i Madhëruar është i kënaqur me të”.
اdo fjalë e gojës, çdo vepër e trupit, çdo ndjenjë e brendshme, duhet të kryhet vetëm për Allahun dhe të shndërrohet në adhurim për Allahu e Madhëruar.
2. Dobësimi i besimit
Nuk ka dyshim se besimi i dobët në Allahun dhe në Ditën e Llogarisë është një shkak i madh për qasje ndaj mëkatit ngase njeriu bën mëkat sa herë që bën diç që e dëshiron ai ndërsa Allahu nuk dëshiron. Imani i sinqertë do të ishte që ai të bëjë atë që Allahu do dhe të urrej atë që Allahu urren. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: Askush prej jush nuk ka besuar përderisa edhe epshi i tij të mos jetë në përputhje me parimet që solla”.
Kur njeriu t’i bëj mëkat Allahut ai nuk e mendon Allahun, nuk mendon shpërblimin e njerëzve të devotshëm dhe ndëshkimin e mëkatarëve, ai, përveç kënaqësisë së mëkatit dhe stolisë së tij nga djalli, nuk sheh asgjë tjetër. Mu për këtë Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: Nuk ndodhë që laviri të bëj kurvëri e gjatë aktit të jetë besimtar. Nuk ndodhë që vjedhësi të vjedh e gjatë vjedhjes të jetë besimtar. Nuk ndodhë që alkooliçari të konsumojë raki e gjatë kohës të konsumimit të jetë besimtar...” .
Shembulli i këtij njeriu i ngjan shembullit të një zogu, i cili sheh një kokërr gruri apo misir në ndonjë kafaz dhe shkon ta marrë atë pa menduar fare se aty është shkatërrimi-burgosja e tij.
3. Mosnjohja e Allahut, urdhrave, ndalesave, shërbimit dhe ndëshkimit të Tij
Injoranca zakonisht është veçori e mëkatarëve ngase ata po ta njihnin Allahun do ta donin dhe do ta respektonin dhe do ta dinin se Allahu është i denjë të respektohet. Ata sikur ta kuptonin fenë e tyre, në të do të gjenin lumturinë dhe kënaqësinë. Ata sikur ta dinin shpërblimin e madh të Allahut dhe dënimin e madh po ashtu, do të iknin prej mëkateve. Mendoni se Mikaili, alejhi’s selam nuk ka qeshur kurrë prej se Allahu e krijoi Xhehennemin.
Ndoshta këtu qëndron edhe sekreti i mëkateve të shumta në kohën tonë, siç thotë Muhammedi, alejhi’s selam: Prej shenjave të Kijametit janë: Largimi i (humbja e) diturisë, shtrirja e injorancës, konsumimi i alkoolit dhe shfaqja e prostitucionit”.
Ibnu’l Kajjimi ka thënë: Injorantët, që nuk kanë dituri, më shpejtë veshin rrobat e nënçmimit dhe poshtëërimit se sa rrobat tjera.
Shih sa bukur Muhammedi, alejhi’s selam iu përgjigj një djaloshi për një kërkesë të tij: O i dërguari i Allahut, a më lejon të kryej prostitucion? Muhammedi, alejhi’s selam i tha: A ke dëshirë që këtë ta bëj dikush me nënën, motrën, gruan, vajzën tënde? Tha: Jo. Atëherë, shtoi Muhammedi, alejhi’s selam, edhe ato janë nëna, vajza, motra dhe gra të dikujt.
Me këtë ia bëri të qartë njeriut se nuk bën të kryhet ky mëkat sepse ti po shkel nderin e dikujt.
Erdhi një njeri te Ibrahim b. Ed-hemi dhe i tha: "O Ebu Is-hak, e kam tepruar në mëkate… Më trego diçka që të largohem nga këto mëkate dhe ta ndriçoj jetën! I tha Ibrahim Ed-hemi: Nëse i pranon pesë kushte, të cilat do t'i veprosh para se të biesh në mëkate atëherë mos u mërzit nga demi i mëkatit.
I tha njeriu: M'i trego ato o Ebu Is-hak!
Ibrahimi tha: Sa i përket të parit, kur dëshiron t'i bësh mëkat All-llahut të Lartësuar mos u ushqe nga rrisku i Tij!
Tha njeriu: E nga të ushqehem unë, kurse çdo gjë që është në tokë është nga furnizimi i Tij?!
Ibrahimi iu përgjigj: Vallë, a rehatohesh që të ushqehesh nga rrisku i tij dhe ti t'ia kthesh me mëkat?!
Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e dytë!
I tha Ibrahimi: Kur dëshiron t'i bësh mëkat All-llahut mos bano në tokën e Tij!
Iu përgjigj njeriu: Kjo qenka më e rëndë se sa e para, e ku të banoj unë pra?!
 
I tha Ibrahimi: O ti njeri, a je i rehatshëm të banosh në tokën e Tij dhe aty t'i bësh mëkate Atij?!
Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e tretë!
I tha Ibrahimi: Kur dëshiron që t'i bësh mëkate Atij, dhe të ushqehesh nga furnizimi i Tij dhe të banosh në tokën e Tij, atëherë shko në një vend që nuk të shikon as All-llahu dhe bëre mëkatin.
Tha njeriu: O Ibrahim çka është kjo?! Si mund ta bëjë këtë kurse Ai sheh atë që është në fshehtësi?!
Ia ktheu Ibrahimi: O ti njeri, si ke mundësi që të ushqehesh nga furnizimi i Tij, të banosh në tokën e Tij dhe ti i bën mëkate Atij kur e din që Ai të sheh ty kur bën mëkate në fshehtësi dhe haptazi?!
Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e katërt!
I tha Ibrahimi: Kur të vjen meleku i vdekjes që të ta merr shpirtin tënd, thuaj atij: "Më vonë pak, derisa të pendohem sinqerisht dhe të bëj vepra të mira"!
Tha njeriu: Po ai nuk do ta pranoje këtë gjë nga unë!
I tha Ibrahimi: Si ke mundësi që të vazhdosh në mëkate pasi e di që për ty do të ketë fund dhe nuk ke mundësi qe ta shtysh vdekjen deri qe te pendohesh, dhe se meleku nuk e pranon nga ti kërkesën për vonim?!
Tha njeriu: Më trego për kushtin e pestë!
I tha Ibrahimi: Kur te vijnë Zebanijtë (Melaiket e Xhehennemit) Ditën e Kiametit që të marrin për në zjarr, ti mos prano që të shkosh me ta!
Tha njeriu: Ata nuk do të më lejojnë, dhe nuk do të pranojnë këtë nga unë!
Në fund iu drejtua Ibrahimit dhe i tha: O Ibrahim, me mjafton... më mjafton kaq, kërkoj falje nga All-llahu dhe pendohem tek Ai.
U pendua ky njeri dhe u largua nga të gjitha mëkatet dhe iu nënshtrua All-llahut me adhurim derisa u nda nga kjo botë.
Tjetri, nga injoranca, vjen e thotë: Po unë nuk po kam bërë prostitucion ngase ajo vet më ka ftuar. Nëse ti, me dëshirë të saj, paske ofruar këtë shërbim për atë femër, atëherë ti nuk do të jesh pjesëtar i hadithit të parë dhe do të jesh, mos ke frikë, i hadithit të dytë. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: Shtatë grupe njerëzish, Allahu do t'i fus nën hijen e Arshit të Tij atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së tij: Prijësin e drejtë, të riun, i cili është rritur në adhurim për Zotin e vet, njeriun, zemra e të cilit është e lidhur me xhami, dy njerëz, të cilët janë dashur për Allahun; janë bashkuar dhe janë ndarë për hirë të Tij, njeriun, të cilin e fton ndonjë grua e bukur dhe me famë për punë amorale ndërsa ai thotë: Unë ia kam frikën Allahut, njeriun, i cili jep lëmoshë fshehurazi aq sa dora e majte nuk e di se çfarë ka dhënë e djathta, dhe njeriun, i cili kur përkujton Allahun në vetmi i mbushen sytë lot".
Ndërsa ti vëlla që thua se me dëshirë të gruas së huaj ke kryer seks me të, ti do të jesh pjesë e këtij hadithi. Mos u frikëso pa diç nuk po të lëmë. Ibni Mes’udi thotë se e ka pyetur Muhammedin, alejhi’s selam: Cili mëkat është më i madhi? T’i bësh Allahut shok ndërsa Ai të ka krijuar- u përgjigj. Pastaj cili? – pyeta. Ta mbysësh fëmijën tënd nga frika që të hajë me ty- më tha. Pastaj cili? – e pyeta prapë. Të bësh amoralitet me gruan e fqiut tënd- më tha” .
4. Vesvesja e djallit.
 
Djalli është armiku më i madh i njeriut. Ai nuk ndihet i qetë përderisa njeriun, në një apo mënyrë tjetër, të mos e hedh në mëkate. Ai, siç na ka mësuar Muhammedi, alejhi’s selam,: Djalli qarkullon në trupin e njeriut ashtu siç qarkullon gjaku ne damar”.
Ibnu’l Kajjimi ka përmendur tri hyrje kryesore të djallit tek njeriu:
 Teprimi në gjëra të lejuara,
 harrimi i Allahut të Madhëruar, dhe
 marrja me gjëra që nuk janë në interes tëndin.
5. Mashtrimi me faljen e Allahut të Madhëruar.
Shumë njerëz e kalojnë jetën duke bërë mëkate dhe gabime por megjithatë kanë një shpresë të rreme se madje do të hyj në Xhennet pa llogari. Ata thonë se Allahu është mëshirues i madh por harrojnë se është edhe ndëshkues i madh. Thotë Allahu: Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. 50. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm” .
Nëse i thua: Mos pi duhan!, të thotë: lëre se është mëkat i vogël. Po në rregull, për çdo ditë pinë nga nja pako cigare me 20 copë. D.t.th.: 20 mëkate të vogla në ditë. Viti ka 365 ditë dhe nëse ti për çdo ditë konsumon vetëm një pako me 20 cigare, ti gjatë një viti i bën 7300 mëkate të vogla.
Muhammedi, alejhi’s selam ka sqaruar se mëkatet e vogla i ngjajnë një kuzhinieri, i cili fton në ambient të hapur njerëzit të drekojnë por iu thotë që së pari secili duhet të sjell nga një dru të vogël. Kur ata sjellin nga një dru të vogël ai e ndez zjarrin dhe ai bëhet i madh. Edhe njeriu kështu, diku kryen një mëkat e diku një e më pas ato i ndezën dhe e shkatërrojnë atë.
6. Pesimizmi në mëshirën e Allahut të Madhëruar.
Disa mëkatarë i shohin si të stërmadhuara mëkatet e tyre dhe nuk shohin mundësi që Allahu tua falë ato. Kjo për shkak se ata kaluan jetë të tërë në mëkate, jetë të tërë në harame, dhe duke mos shpresuar në falje të tyre, ata vazhdojnë në mëkate.
Ata kanë harruar se Allahu ka thënë: Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” .
Ata kanë harruar se këtë gjest Allahu e ka cilësuar si gjest të pabesimtarëve. Thotë Allahu: ... e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun” .
Pejgamberi, alejhi’s selam ka treguar për një njeri edhe më të çuditshëm se ju o mëkatarë. Një njeri kishte bërë mëkate shumë saqë po t’ua ndanin ato banorëve të tokës, mendonte ai, do t’i shkatërronin të gjithë. Kur bëri të vdiste iu tha djemve ta digjnin pas vdekjes dhe hirin e tij në një ditë me erë ta hedhin nga një bregdet që një pjesë të binte në tokë e tjetra në det, dhe kështu Allahu, sipas tij, të mos kishte mundësi ta ringjallte. Ai thoshte se nëse Allahu më ringjall me gjithë këto mëkate të shumta që kam do të më shkatërrojë përgjithmonë. Kur vdiq dhe bijtë e tij vepruan sipas porosisë së tij, Allahu e ringjalli duke urdhëruar detin dhe tokën t’i bashkojnë pjesët e tij, e më pas i tha: O robi im, çfarë të shtyri të veprosh kështu. Tha: Frika prej Teje o Allah. Allahu ia fali mëkatet.
7. Argumentimi me caktimin e Allahut të Madhëruar.
Disa njerëz thonë: Derisa çdo gjë është me caktimin e Allahut atëherë edhe unë bëj mëkate sipas atij kaderi sepse po të donte Allahu do të më udhëzonte e do të lija mëkatet.
Ky është një arsyetim i dobët dhe i fantazuar ndryshe Allahu përse dërgoi pejgamberët, përse zbriti libra, përse krijoi Xhennetin dhe Xhehennemin. Përse ky i mjerë kur sëmuret nuk ndalet në shtëpi të thotë: Nuk dua të shkoj te mjeku dhe nuk do të përdori barëra ngase nëse më është caktuar shërimi shërohem. Ai do të refuzon, të thotë: اdo rezultat e ka një shkak që të dërgon atje. Pa hyrë në provim, provimi nuk kalohet, pa marrë lapsin në dorë libri nuk shkruhet. Atëherë përse ti argumenton se mëkatet tua qenkan caktim i Allahut.
Njeri tha se unë këtë post do ta ushtroj sa të do Allahu, po si, Allahu të ka urdhëruar atë që nuk e meriton ta lëshosh, madje e ka konsideruar këtë prej shenjave të kiametit. Ka thënë Ebu Hurejre: Derisa Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ishte duke iu ligjëruar njerëzve në një tubim, erdhi një malësor dhe tha: Kur është kataklizmi? Vazhdoi të fliste Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam saqë disa thanë: "E dëgjoi çka tha por e urreu" ndërsa disa të tjerë thanë: "Nuk e dëgjoi çka tha". Kur e kreu ligjërimin tha: Ku është pyetësi për kataklizmin? Tha: Ja ku jam unë o i dërguari i Allahut! Tha: Kur të humb amaneti prite kiametin. Po si është humbja e tij? –pyeti malësori. Tha: Kur çështjet t'i lihen atij, që nuk është kompetent për to" .
 
8. Qëllimi i mirë.
Shumë njerëz bëjnë mëkate duke thënë unë kam qëllime të mira. Vjedh ndërsa thotë dua të kontribuoj në ndërtim të shkollës, rrugës apo xhamisë. Një gjë e tillë është e papranuar ngase një vepër në Islam për të qenë e pranuar ka dy kushte:
 Të ketë nijjet të pastër, dhe
 të jetë konform sunnetit të Muhammedit, alejhi’s selam.
Unë nuk falem ngase e kam zemrën e mirë, falu sa të duash por nëse nuk ke zemër të mirë, nuk ke bërë asgjë. Unë nuk shkojë në haxh (por në deti shkoj) ngase kam zemër të mirë dhe dua t’iu ndihmoj jetimëve. Unë nuk falem ngase punoj dhe ua siguroj familjes bukën…
Allahu na ka urdhëruar që nijjetet tona t’i pastrojmë dhe mëkateve, çfarëdo qofshin, t’iu largohemi. Thotë Allahu: Dhe mos bëni mëkate as haptas as fshehtas. Ata që bëjnë mëkatin do të ndëshkohen për mëkatin e bërë” .
Në të kaluarën është thënë: Rruga e Xhehennemit është e shtruar me nijjete të mira”.
9. Shpresa e shumtë.
Shpresa e shumtë d.t.th.: që njeriu të mendojë se në këtë botë ka jetë të gjatë dhe edhe për pendim ka kohë dhe vend. Ky njeri ka harruar vdekjen, e cila e zë befas, dhe pas së cilës fillon dëshpërimi i madh. Fillon llogaria për të madhen e për të voglën, për të mirën e për të keqen. Ja se çka thotë Allahu: Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi befas e ju të mos dini. Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!" Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!" Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!" Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan. E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t'i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve? Ndërsa All-llahu do t'i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t'i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar” .
“Dhe ato do të prezantohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): "Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje". Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezentë, e Zoti yt nuk i bën padrejtë askujt” .
10. Dashuria për dynjanë.
ثshtë transmetuar se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Kush e do dynjanë, e dëmton ahireti. Kush e do ahiretin, e dëmton dynjanë, po ju favorizoni atë që mbetet ndaj asaj që nuk mbetet” .
Subhanallah! Sa bukur e ka përshkruar dynjanë Jahja b. Muadhi: Dynjaja është alkool djalli, kush e pinë atë nuk kthjellët vetëm se në mesin e armatës së të vdekurve, i penduar (me keqardhje) në mesin e humbësve. Atë që tuboi ua la të tjerëve. U lidh për litarit të mashtrimit e ai u këput. Shkoi tek Ai që e llogarit për (veprën qoftë edhe sa) një fije, një grimcë dhe për një cipë, dhe këtë për çdo vepër të madhe a të vogël, atë ditë kur mëkatarët do të dobësohen dhe kur mëkatari do të ndieje keqardhje për atë që bëri”.
 
11. Pasimi i epshit.
Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: “Tri gjëra janë shkatërruese: Koprracia e respektuar, epshi i pasuar dhe pëlqimi i vetvetes se njeriut” .
Kane thënë disa nga selefi: “ثshtë quajtur epshi ngase hedh njeriun në zjarrë. Epshi fton në kënaqësinë e rastit pa menduar pasojat. Nxit për realizim të dëshirave aty për aty edhe nëse më pas janë shkak për dhimbje, pikëllim dhe privim nga kënaqësia e ahiretit.
12. Qasja dyshimeve.
Dyshimet janë gjërat që janë në mes lejimit dhe ndalimit, hallallit dhe haramit. A është kjo hallall apo haram? ثshtë thënë se dyshimi është motër e haramit. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Vërtet hallalli është e qartë, por edhe harami është e qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka siguruar në pikëpamje të besimit dhe nderit, ndërsa kush ka rënë në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën, ngjashëm sikur bariu, i cili e ruan kopenë rreth vendit të ndaluar, në çast kopeja mund të ikë dhe të kullotë në të. اdo sundues e ka vendin për të tjerët të ndaluar, kurse vendi i ndaluar i Allahut janë ndalesat e Tij…” .
Disa thonë: Hoxhë efendi, përse na flet për Xhennet e Xhehennem kur atje askush nuk ka qenë dhe nuk është kthyer. Të vdekurit nuk janë kthyer të na informojnë për të…
Ky dyshim është hapje e derës së kufrit të madh për arsye se mohohet Kur’ani dhe Muhammedi, alejhi’s selam dhe misioni i tij.
Po, ka që kanë qenë atje dhe na kanë lajmëruar për të. Madje, na ka treguar për to Ai që i ka krijuar, Allahu. Allahu na ka lajmëruar për detajet e tyre. Muhammedi, alejhi’s selam, nëse thoni se është i sinqertë, na ka lajmëruar për to. Në Natën e Israsë dhe Miraxhit, ai ka qenë dhe i ka rënë andej pari. اfarë doni tjetër?
13. Mendjemadhësia.
Thotë Allahu: “Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë All-llahun"!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi)” .
Kjo është cilësi e kafirit dhe mynafikut. Thotë Ibni Mes’udi: “I mjafton njeriut si mëkat që kur t’i thotë vëllai: “T’ia kesh friken Allahut”, ai ia kthen: Shikoje veten tënde, ti po më këshillon”.
Shkaku i kësaj sëmundjeje Abdullah b. Seluli, Ebu Xhehli, dhe të gjithë politeistët e humbën Xhennetin.
14. Shoqërimi i mëkatarëve.
Ka thënë njëri prej selefit: “Nuk ka gjë më të dëmshme për zemrën sesa shoqërimi i moralprishurve dhe shikimi në veprat e tyre. Më thuaj kë e ke shok të tregoj se kush je ti?”.
Përkujtoji vetëm këto fjalë të Allahut e më pas vendos për shoqërinë tënde: “Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!" 28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! 29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar” .
15. Përhapja e fitneve dhe prishja morale e shoqërisë.
Disa njerëz zhyten në mëkate me pretekst se krejt njerëzit po e bëjnë këtë. Unë po shkoj në deti ngase edhe disa gra të mbuluara ishin atje. E vërteta nuk është me shumicë por me sinqeritet. Allahu e quajti Ibrahimin, alejhi’s selam “Ummet” edhe pse ai ishte vetëm një njeri. Një njeri por i sinqertë.
Këta të mjerë a nuk kanë dëgjuar ajetet kur’anore:
“Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut...” .
“Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë” .
“...por shumica e njerëzve nuk e dinë” .
Pejgamberi, alejhi’s selam ka sqaruar se tek Allahu nuk bën dëm apo dobi numri i madh i mëkatarëve apo të sinqertëve, krejt është njësoj. Sikur tërë bota ta kundërshtonte Allahun prapë çështja do të ishte po kjo. Argument për këtë është edhe fakti se nga 1000 veta, 999 do të jenë në zjarre ndërsa një në Xhennet. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
“Thotë Allahu i Madhëruar: O Adem!...Urdhëro, e mira është në duart Tua!- i përgjigjet ai. Thotë (Muhammedi, alejhi’s selam): thotë Allahu: Nxjerri grupin e zjarrit? E kush është grupi i zjarrit? – e pyet ai. Prej çdo 1000 vetave, 999 nxirri për në zjarr” .
Mendo a do të jesh ti ai një-shi prej atyre 1000 vetave që shpëton?
Muslimani duhet të jetë syçelë, vigjilent, t’i studiojë çështjet në hollësi dhe të mos pasojë verbërisht njerëzit. Dobësia nuk është arsyetim i bashkëngjitjes karvanit të mëkatarëve. “Nuk pata tjetër zgjidhje”, “Të gjithë vepruan kështu, nuk munda të ndahem nga shoqëria”, “Isha i vetëm”. Përkujto fjalët e Allahut e me pas vendos:
“Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!” .
 
16. Përzierja e termeve.
Jemi duke jetuar në kohën kur terminologjitë janë shtrembëruar. Rakia quhet pije e zemrës, lakuriqësia modë, prostitucioni tregti, etj. E pyet përse vjedh, të thotë: Puna është ibadet. Përse nuk agjëron të thotë “Feja është lehtësim”, përse bën prostitucion “Iu përgjigja ftesës së fqinjës”, etj.
17. Pushteti i zakonit.
Edhe pse kjo nuk është shumë shkak i fortë, megjithatë ai ekziston. Shumë njerëz, në raste të ndryshme shkelin parimet fetare me arsyetim: E kemi zakon kështu.
E kemi zakon t’i folë gruaja burrit për dorë.
E kemi zakon thonjtë t’i varrosim.
E kemi zakon t’i vizitojmë varrezat në këtë ditë.
E kemi zakon të puthemi kur të përshëndetemi.
E kemi zakon të këndojmë.
E kemi zakon të pimë birra.
E kemi zakon të vajtojmë për të vdekurin.
E kemi zakon të vishemi zi për të vdekurin.
ثshtë thënë: “Zakoni më i mirë është që të mos kesh zakon fare”.
18. Mos urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.
Pejgamberi, alejhi’s selam ka ndaluar të heshtet kur shihet e keqja ngase një gjë e tillë d.t.th.: pajtim me të. Allahu ka sqaruar në Kur’an se shkak i kësaj dukurie ka mallkuar popuj. Thotë Allahu: “Ata që mohuan të vërtetën nga bëni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. 79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar” .
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Kush prej jush e sheh ndonjë të keqe le ta largoj me dorën e tij. Nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij. Nëse as me gjuhë nuk mundet, atëherë me zemrën e tij por ky është besimi më i dobët” .
“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirt im, ose do të urdhëroni për të mirë dhe të ndaloni nga e keqja ose Allahu i Madhëruar ka mundësi tua dërgoj ndonjë dënim që më pas e lusni e nuk iu përgjigjet” .


Burim kryesor: ظ…ظ‚ط§ظ„ط§ط? ط¹ظ† ط§ظ„ط¥ط³ظ„ط§ظ… ظˆط§ظ„ظ…ط³ظ„ظ…ظ?ظ†, ظˆط§ظ„ط?ط¹ط±ظ?ظپ ط¨ط§ظ„ظ„ظ‡ ظˆط§ظ„ط±ط³ظˆظ„ ظ…ط­ظ…ط¯ طµظ„ظ‰ ط§ظ„ظ„ظ‡ ط¹ظ„ظ?ظ‡ ظˆط³ظ„ظ… , ظˆط§ظ„ظ‚ط±ط¢ظ† , ظˆط§ظ„ط­ط¯ظ?ط« , ظˆط§ظ„ظ…ط±ط£ط©, ظˆط§ظ„ظپظ‚ظ‡ ظˆط§ظ„ظپط?ظˆظ‰
12/08/2008
Vushtrri, Kosovë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top