Përse na “mbajnë rob” disa melodi ?

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
E keni menduar ndonjëherë ,se përse disa këngë i kemi të fiksuara në mendje
dhe e përsërisim melodinë e tyre për disa ditë me rradhë?

Sipas ekspertëve, meloditë që fiksohen në trurin tonë janë të rralla, qofshin
këto klasike apo rok.Ky fakt është i njohur dhe janë bërë përpjekje si për të
identifikuar karakteristikat që e bëjnë një melodi të fiksohet në mendje, ashtu
edhe për tu shfrytëzuar kjo gjë në krijimin muzikor të spoteve publicitar.

Gjithashtu ka melodi që janë shumë” kembëngulëse”, të cilat nuk mund ti
harrojmë kollaj.Ato bëhen të bezdisshme dhe shndërrohen në një torturë
pa u qartësuar se përse ndodh kjo.

Shtigjet mendore të muzikës janë të ndërlikuara dhe shpesh herë përfshijnë
jo vetëm zonat e trurit në të cilat gjenden qendrat e dëgjimit, por edhe lëvoret
vizuale. Studimet e fundit sugjerojnë se perceptimi i muzikës është i lidhur me
struktura primitive të trurit.

Edhe pse shkencëtarët kanë arritur të” ecin” në monopatet mendore të muzikës
është ende e paqartë se si ka mundësi që disa melodi të fiksohen në mendjen tonë
dhe disa të tjera jo.Një studim i 2001 , i kryer nga psikologu dr.J. James Kelaris, nga
Universiteti i Sinsinati, tregoi se melodia muzikore e cila karakterizohet nga thjeshtësia
përsëritja dhe mos harmonizimi me atë cka pret dëgjuesi ka më shumë mundësi që të
fiksohet në mendje.

Sipas të njëjtit studim , deri në 98% e njerëzve do ndjejnë ndonjë melodi të fiksohet në
mendjen e tyre, me disa grupe të vecanta njerëzish(si muzikantet dhe ata që janë shumë
të stresuar) por edhe me femrat që janë më të prirur se të tjerët.Shkaqet e këtij fenomeni
mund të jenë psikologjike, por nuk përjashtohet edhe ndonjë reagim që lidhet me frekuencat
e tingujve, të cilat koordinohen me trupin.

Studimi i ri i dr.Kelaris rezultoi se për të hequr një melodi nga mendja, duhet ta këndojmë me
zë të lartë, kjo metodë ka pasur rezultat edhe pse arsyet janë të panjohura.
•albnow•
 
Titulli: Përse na “mbajnë rob” disa melodi ?

Mua me ndodh shpesh ...zakonisht kur degjoj ndonje muzik qe me pelqen e degjoj gjithe diten madje 2 -3 dite ............pastaj me veshtiret .
Ka dhe raste kur me fiksohet ndonje kenge kot sidomos kur e degjoje ne mengjes (muziken qe ven komshinjte me ze te larte :D ) me mbetet gjithe diten ne mendje .
 
Titulli: Përse na “mbajnë rob” disa melodi ?

ste ndodh vetem ty ,kendon kengen e fundit e fare qe ka dhene Vch,llogarit te vesh ne leksion me kengen e ylli bakes :p
 
Titulli: Përse na “mbajnë rob” disa melodi ?

une kam nje lidhje shume te forte me muzike, qe e vogel kam pas studiuar piano dhe deri para 2 vitesh degjoja shume me shume se 6 ore ne dite muzike dhe cdo dite, cdo situate qe kaloj,cdo ndjenj qe perjetoj e pershtas me nje kenge.
ndersa kohet e fundit qe po punoj ne radio me duket sikur po 'semurem', mire qe me 'mbajne rob' melodite, por jane dhe kenge qe s`me pelqejne hic fare, m`vjen dhe inat me veten...s`kam as ndo1 ze per tu patur zili qe t`kendoj me ze te larte :p
 
Titulli: Përse na “mbajnë rob” disa melodi ?

ndersa un cdo dite qe zgjohem ne mengjes,kam ne mendje nga nje kenge te dnryshme e deri sa arrij ne shkolle sme shqitet nga mendja...se di pse,po esht nje zakon qe skam mundur ta heq
 
Titulli: Përse na “mbajnë rob” disa melodi ?

Mendoj se na bejne te kujtojme disa caste te paharrueshme .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top