Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

mushkonja.jpg

Shpesh here degjojme qe dike e pickojne me shume se te tjeret mushkonjat sepse ka “gjakun e embel” a ka ndonje te vertete kjo shprehje? A egziston mundesia qe mushkonjat te kene preference se ke duan te pickojne?
Nje pergjigje e shkurter eshte PO. Sipas studimeve mushkonjat kane preference per ushqim. Ne 10 veta nje prej tyre eshte shume terheqes per mushkonjat, qe ne te vertete nuk pickojne per te shuar urine, por kete gje e bejne vetem femrat per te zhvilluar vezet e tyre. Sic duket, jo cdonjeri eshte i pershtatshem per kete gje.
Megjithese shkencetaret kane opinionet e tyre se cfare i ben mushkonjat te kene preferenca per pickim, eshte nje pune e veshtire per te gjetur me saktesi se cfare i shtyn ato te kene preferenca. Jane rreth 400 perberje kimike ne trup te njeriu dhe kjo eshte arsyeja e komplikimit te ceshtjes.
Informacioni gjenetik eshte shume i rendesishem ne shkakun e pickimit te mushkonjave. Rreth 85% e pickimeve vijne si rezultat i kodit gjenetik te personit. Gjithashtu eshte zbuluar se disa perperje kimike kur ndodhen ne sasi te medhaja ne trup dhe zakonisht ne siperfaqje te lekures, terheqin nje re mushkonjash pas tyre.
Njerezit me nivel te larte steroidesh ose me perqendrim te madh kolesteroli ne lekure terheqin mushkonja me teper se te tjeret. Kjo sdo te thote qe nivelet e larta te kolesterolit ne pergjithesi te bejne nje magnet per mushkonja, por mund te kete lidhje me nje metabolizem qe punon me shpejt, dhe si mbetje te tij nxjerr lende te caktuara ne siperfaqje te lekures.
Mushkonjat gjithashtu sulmojne personat qe nxjerrin ne lekure acide te ndryshme, si psh. acidi Urik, dhe jane keto substanca qe ngacmojne ndjenjen e te nuhaturit tek mushkonjat.
Nuhatja e tyre mund te jete efektive qe prej 50 metrash larg, gje qe nuk rri mire tek personat qe nxjerin me frymemarrje sasi te medhaja dioksidi karboni. Njerezit trupmedhenj nxjerrin me shume dioksid karboni dhe kjo eshte arsyeja qe mushkonjat pickojne me shume te rriturit sesa femijet. Grate shtatezana gjithashtu njerrin nje sasi te madhe , gje qe i vendos ne shenjestren e mushkonjave.
Si mund te luftohet ky insekt i besdishem qe ka qene ne toke per 170 milion vjet dhe qe ka rreth 200 lloje te ndryshme te species?
Prishja e cerdheve te mushkonjave, si psh tharja e pellgjeve , derdhja e nje kove me uje te ndenjtur ku zhvillohen larvat e mushkonjave eshte nje menyre shume efektive. Gjithashtu perdorimi i kurtheve qe leshoje aroma , dioksid karboni etj, per uljen e numrit te mushkonjave femra, ndikon ne uljen e popullsise se tyre.
Per perdorim personal , sugjerohet perdorimi i spreive komerciale, me perberje iseksticidesh. Jane shume te nevojshme per personat qe shpenzojne nje periudhe te madhe kohe ne natyre jo vetem si mbrojtje ndaj mushkonjave por edhe ndaj pickimeve te insekteve te tjere.
Sa te rezikshme jane pickimet e mushkonjave?
Shpeshhere harrojme qe mushkonjat nuk jane thjesht besdisje. Nje milion veta vdesin cdo vit nga malarja. Me pickimin e mushkonjes vijne edhe viruse te tjera dhe sado qe te perpiqemi te luftojme kete insekt faktet thone qe nuk ka per tu zhdukur ndonjehere. Shendeti On
 
Titulli: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

po ne 10 individe une qenkam me terheqesi sipas ketyre
 
Titulli: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

Cfare eshte mushkonja?


Mushkonja është një insekt fluturues që bën pjesë ne klasën e Ditteri, në familjen Culicidi. ثshtë i përhapur në të gjithë botën ne rajonet e ngrohta, nëntropikale dhe tropikale, përfshire Amerikën e Veriut, Meksikën, Amerikën Qendrore, Afrikën, Azinë dhe Evropën.
Si territor për të jetuar, mushkonjat preferojnë vende me ujë dhe që janë të pasur me gjelbërim. Larvat rriten në ambiente që kanë një bimësi të madhe dhe të rrënjësuar mire, si orizoret, kanalet e kullimit te ujrave, këneta, brigjet e liqeneve. Disa lloje si Anopheles crucians, riprodhohen në ujra te kripura dhe kështu mund te gjenden vetëm rajonet bregdetare. Lloje të tjera si A. occidentalis, preferojne ujra të pastra dhe te kulluara, por vetëm ne prani te bimësise. Kjo bimësi është e rëndësishme sepse u siguron larvave në kohen e rritjes një mbrojtje nga gjahëtarët, sidomos peshq te vegjël dhe bretkosat.

Femrat e mushkonjës lënë zonat e riprodhimit dhe gjatë natës ushqehen kryesisht me gjakun e gjitarëve, perfshire dhe njeriun, edhe pse për disa lloje preferojne zogj dhe zvarranikë. Për të thithur gjakun , femrat jane të pajisur me një aparat te gojës të gjatë dhe shpues, të ngjashëm me një thithëse. Ky tub i vogel nuk është i pranishëm tek meshkujt, te cilët jetojne me nektarin dhe linfën e bimëve. Femrat pijnë një sasi gjaku te barabartë me 1,7 herë sa pesha e tyre. Larvat ushqehen me mbeturina të kafshëve dhe bimeve, të vogla sa të jetë e mundur per tu gëlltitur. Riprodhimi nis kur meshkujt dalin nga gjendja e pupës dhe temperatura mesatare arrin 21 °C.

Mashkulli dhe femra ciftëzohen ne fluturim, duke fekonduar vezët në 10-15 sekonda. Mashkulli ngordh pak kohë më mbrapa dhe femra menjëhere duhet te thithi gjak deri sa vezët të arrijnë në pjekjen etyre. Mbasi është ushqyer, depoziton vezët në siperfaqe të ujit. Vezët hapen mbas disa ditësh duke nxjerrur larvat te cilat ushqehen me mbetjet vegejtale ne dekompozim. Në dy javë ato transformohen ne pupë, që është dhe faza finale, kështu kryejne metamorfozen në formën e rritur, fazë kjo që zgjat disa ditë. Kur të rriturit dalin prej ujit, meshkujt ushqehen me nektar, kurse femrat duhet te presin disa ditë deri sa tu forcohet aparati i gojes, qe tu bëjë të mundur të ushqehen për herë të parë me gjak. Në temperaturat e ulta, femrat e fekonduara dimërojne deri në pranveren e ardhshme dhe zakonisht ngordhin pasi depozitojnë vezët.


Pershkrimi i mushkonjave

Pesha: Më pak se 0.003 g

Gjatësia: Deri ne 0.6 cm

Pjekja seksuale: Menjëherë pasi arrijnë fazën e rritur

Riprodhimi: Zakonisht në pranvere dhe në verë

Numuri i Vezëve: 100-400

Periudha Inkubatriçe: 1-3 ditë

Faza Larvore: 7-20 ditë

Dieta Kryesore: Gjak nga gjitarët dhe nektar

Jeta Mesatare: Nga 2 ditë deri në disa muaj



Llojet e mushkonjave

* Nënfamilja Anophelinae

* Klasa Anopheles Meigen, 1818

* Nënklasa Anopheles Meigen, 1818
* Nënklasa Baimaia Harbach, Rattanarithikul and Harrision, 2005
* Nënklasa Cellia Theobald, 1905
* Nënklasa Kerteszia Theobald, 1905
* Nënklasa Lophopodomyia Antunes, 1937
* Nënklasa Nyssorhynchus Blanchard, 1902

* Seksioni Albimanus
* Seksioni Argyritarsis
* Seksioni Myzorhynchella

* Nënklasa Stethomyia Theobald, 1902

* Klasa Bironella Theobald, 1905

* Nënklasa Bironella Theobald, 1905
* Nënklasa Brugella Edwards, 1930
* Nënklasa Neobironella Tenorio, 1977

* Klasa Chagasia Cruz, 1906

* Nënfamilja Culicinae

* Fisi Aedeomyiini

* Klasa Aedeomyia

* Nënklasa Aedeomyia
* Nënklasa Lepiothauma

* Fisi Aedini

* Klasa Abraedes
* Klasa Aedes
* Klasa Alanstonea
* Klasa Albuginosus
* Klasa Armigeres

* Nënklasa Armigeres
* Nënklasa Leicesteria

* Klasa Ayurakitia
* Klasa Aztecaedes
* Klasa Belkinius
* Klasa Borichinda
* Klasa Bothaella
* Klasa Bruceharrisonius
* Klasa Christophersiomyia
* Klasa Collessius

* Nënklasa Alloeomyia
* Nënklasa Collessius

* Klasa Dahliana
* Klasa Danielsia
* Klasa Diceromyia
* Klasa Dobrotworskyius
* Klasa Downsiomyia
* Klasa Edwardsaedes
* Klasa Eretmapodites
* Klasa Finlaya
* Klasa Fredwardsius
* Klasa Georgecraigius

* Nënklasa Georgecraigius
* Nënklasa Horsfallius

* Klasa Gilesius
* Klasa Gymnometopa
* Klasa Haemagogus

* Nënklasa Conopostegus
* Nënklasa Haemagogus

* Klasa Halaedes
* Klasa Heizmannia

* Nënklasa Heizmannia
* Nënklasa Mattinglyia

* Klasa Himalaius
* Klasa Hopkinsius

* Nënklasa Hopkinsius
* Nënklasa Yamada

* Klasa Howardina
* Klasa Huaedes
* Klasa Hulecoeteomyia
* Klasa Indusius
* Klasa Isoaedes
* Klasa Jarnellius

* Nënklasa Jarnellius
* Nënklasa Lewnielsenius

* Klasa Jihlienius
* Klasa Kenknightia
* Klasa Kompia
* Klasa Leptosomatomyia
* Klasa Lorrainea
* Klasa Luius
* Klasa Macleaya

* Nënklasa Chaetocruiomyia
* Nënklasa Macleaya

* Klasa Molpemyia
* Klasa Mucidus

* Nënklasa Mucidus
* Nënklasa Lewnielsenius

* Klasa Neomelaniconion
* Klasa Ochlerotatus

* Nënklasa Acartomyia
* Nënklasa Buvirilia
* Nënklasa Chrysoconops
* Nënklasa Culicelsa
* Nënklasa Empihals
* Nënklasa Geoskusea
* Nënklasa Gilesia
* Nënklasa Levua
* Nënklasa Ochlerotatus
* Nënklasa Pholeomyia
* Nënklasa Protoculex
* Nënklasa Pseudoskusea
* Nënklasa Rhinoskusea
* Nënklasa Rusticoidus
* Nënklasa Sallumia

* Klasa Opifex

* Nënklasa Nothoskusea
* Nënklasa Opifex

* Klasa Paraedes
* Klasa Patmarksia
* Klasa Phagomyia
* Klasa Pseudarmigeres
* Klasa Psorophora

* Nënklasa Grabhamia
* Nënklasa Janthinosoma
* Nënklasa Psorophora

* Klasa Rampamyia
* Klasa Scutomyia
* Klasa Skusea
* Klasa Stegomyia
* Klasa Tanakaius
* Klasa Tewarius
* Klasa Udaya
* Klasa Vansomerenis
* Klasa Verrallina

* Nënklasa Harbachius
* Nënklasa Neomacleaya
* Nënklasa Verrallina

* Klasa Zavortinkius
* Klasa Zeugnomyia

* Fisi Culicini

* Klasa Culex

* Nënklasa Acalleomyia
* Nënklasa Acallyntrum
* Nënklasa Aedinus
* Nënklasa Afroculex
* Nënklasa Allimanta
* Nënklasa Anoedioporpa
* Nënklasa Barraudius
* Nënklasa Belkinomyia
* Nënklasa Carrollia
* Nënklasa Culex
* Nënklasa Culiciomyia
* Nënklasa Eumelanomyia
* Nënklasa Kitzmilleria
* Nënklasa Lasiosiphon
* Nënklasa Lophoceraomyia
* Nënklasa Maillotia
* Nënklasa Melanoconion
* Nënklasa Micraedes
* Nënklasa Microculex
* Nënklasa Neoculex
* Nënklasa Nicaromyia
* Nënklasa Oculeomyia
* Nënklasa Phenacomyia
* Nënklasa Phytotelmatomyia
* Nënklasa Sirivanakarnius
* Nënklasa Tinolestes

* Klasa Deinocerites
* Klasa Galindomyia
* Klasa Lutzia

* Nënklasa Insulalutzia
* Nënklasa Lutzia
* Nënklasa Metalutzia

* Fisi Culisetini

* Klasa Culiseta

* Nënklasa Allotheobaldia
* Nënklasa Austrotheobaldia
* Nënklasa Climacura
* Nënklasa Culicella
* Nënklasa Culiseta
* Nënklasa Neotheobaldia
* Nënklasa Theomyia

* Fisi Ficalbiini

* Klasa Ficalbia
* Klasa Mimomyia

* Nënklasa Etorleptiomyia
* Nënklasa Ingramia
* Nënklasa Mimomyia

* Fisi Hodgesiini

* Klasa Hodgesia

* Fisi Mansoniini

* Klasa Coquillettidia

* Nënklasa Austromansonia
* Nënklasa Coquillettidia
* Nënklasa Rhynchotaenia

* Klasa Mansonia

* Nënklasa Coquillettidia
* Nënklasa Mansonioides

* Fisi Orthopodomyiini

* Klasa Orthopodomyia

* Fisi Sabethini

* Klasa Isostomyia
* Klasa Johnbelkinia
* Klasa Kimia
* Klasa Limatus
* Klasa Malaya
* Klasa Maorigoeldia
* Klasa Onirion
* Klasa Runchomyia

* Nënklasa Ctenogoeldia
* Nënklasa Runchomyia

* Klasa Sabethes

* Nënklasa Davismyia
* Nënklasa Peytonulus
* Nënklasa Sabethes
* Nënklasa Sabethinus
* Nënklasa Sabethoides

* Klasa Shannoniana
* Klasa Topomyia

* Nënklasa Suaymyia
* Nënklasa Topomyia

* Klasa Trichoprosopon
* Klasa Tripteroides

* Nënklasa Polylepidomyia
* Nënklasa Rachionotomyia
* Nënklasa Rachisoura
* Nënklasa Tricholeptomyia
* Nënklasa Tripteroides

* Klasa Wyeomyia

* Nënklasa Antunesmyia
* Nënklasa Caenomyiella
* Nënklasa Cruzmyia
* Nënklasa Decamyia
* Nënklasa Dendromyia
* Nënklasa Dodecamyia
* Nënklasa Exallomyia
* Nënklasa Hystatamyia
* Nënklasa Menolepis
* Nënklasa Nunezia
* Nënklasa Phoniomyia
* Nënklasa Prosopolepis
* Nënklasa Spilonympha
* Nënklasa Wyeomyia
* Nënklasa Zinzala

* Fisi Toxorhynchitini

* Klasa Toxorhynchites

* NënklasaAfrorhynchus
* NënklasaAnkylorhynchus
* NënklasaLynchiella
* NënklasaToxorhynchites

* Fisi Uranotaeniini

* Klasa Uranotaenia

* Nënklasa Pseudoficalbia
* Nënklasa Uranotaenia

Mushkonja Malarike
thumb.php

Semundja e Malaries eshte ende shume e rrezikshme. Kjo semundje shkaktohet nga plazmodiumi malarik, nje protozoare qe jeton ne ujera te embla si keneta, mocale etj. Plazmodiumi malarik futet ne organizmin e mushkonjes malarike dhe aty shumohet ne menyre seksuale. Mushkonja gjate thithjes se gjakut te njeriut aty leshon plazmodiumin dhe ai hyn ne organizem te njeriut. Brenda ne organizem plazmodiumi hyn ne gjak dhe sulmon hemoglobinen (qelizat e kuqe te gjakut). Eshte interesant se plazmodiumi ne organizem te njeriut nuk shumohet ne menyre seksuale por ne menyre joseksuale. Ka shume menyra per te ndaluar kete semundje. Nje nder menyrat eshte edhe tharja e kenetave, mocaleve etj. Me tharjen e kenetave, ku mushkonja malarike jeton dhe i ben vezet e zhdukim kete semundje.


Mushkonja Tiger
thumb.php

Aedes albopictus (Familja Culicidae), njihet edhe me emrat Mushkonja Tigër, Mushkonja e Azisë Tigër ose Mushkonja e Pyllit e Ditës, njihet nga këmbët me vija të bardha dhe të zeza dhe nga trupi i hollë me ngjyrë bardhë e zi. Origjina e saj është nga Azia juglindore, ku ajo gjendej në një zonë që fillonte në perëndim në Madagaskar deri në lindje në Guinenë e Re, dhe në veri deri në Kore.
Mushkonjat e species Aedes albopictus kanë një gjatësi mesatare prej rreth 5mm. Ashtu si edhe të gjithë anëtarët e familjes së mushkonjave, femra e kësaj specieje është e paisur me një proboscis (gjuha në formë tubi e mushkonjave) të hollë dhe të gjatë, të cilin ajo e përdor për të grumbulluar gjak për të ushqyer vezët e veta. Në ndryshim nga femra, mashkulli i species ushqehet kryesisht me nektar. Femra shumëzohet duke i lëshuar vezët e saj pranë ujit, por jo në ujë siç bëjnë zakonisht femrat e mushkonjave të specieve të tjera, zakonisht pranë një pellgu me ujë të ndenjur. Megjithatë, për zhvillimin e larvave të kësaj specieje, është e mjaftueshme që vezët të lihen pranë një depozite apo ene të hapur me ujë.

mushkonjatiger Mushkonja Tiger
Specie pushtuese

Kjo specie mushkonjash është në gjendje të mbijetojë dhe të shtohet në kushte dhe rrethana shumë të ndryshme. Kjo specie është në përgjithësi më agresive se mushkonjat e zakonshme vendase, dhe më e aftë për të gjetur ushqim dhe për tu shumëzuar. Mushkonja Tigër ka një pickim të shpejtë, dhe për këtë arsye edhe i shpëton në shumicën e rasteve përpjekjeve të njerëzve për ta vrarë atë.
Mushkonja të tjera që rriten në Amerikën e Veriut, si për shembull Ochlerotatus canadensis, kanë këmbë me vija të bardha dhe të zeza. Mushkonjat Tigër u zbuluan për herë të parë në Amerikën e Veriut në një ngarkesë me goma të përdorura në portin e Hjustonit në vitin 1985. Që nga ajo kohë mushkonjat janë përhapur gjatë gjithë jugut të SHBA dhe në Bregun Lindor të SHBA deri në jug të Nju Xhërsit. Kjo specie është sjellë po ashtu, edhe ne ishujt Havai përpara vitit 1896.
Kjo mushkonjë është kthyer në një shqetësim të madh për njerëzit sepse ajo rron dhe shumëzohet pranë zonave të banuara dhe jo në laguna dhe këneta. Përveç kësaj ndryshe nga mushkonjat e tjera që ushqehen (pickojnë) gjatë natës, ose në të gdhirë, ose të ngrysur, kjo mushkonjë fluturon dhe ushqehet zakonisht gjatë ditës. Ajo shumëzohet në pellgje dhe enë me ujë dhe larvat për zhvillimin e tyre kanë nevojë vetëm për disa dhjetra mililitra ujë. Distanca e fluturimit e mushkonjës është e shkurtër (më pak se 200 metra), dhe për këtë arsye vendi i shumëzimit është shumë afër vendit ku zbulohen individët e rritur. (Nishida & Tenorio, 1993).
Nuk është provuar se kjo mushkonjë mbart Virusin e Nilit Perëndimor, por kjo mushkonjë mund të mbartë dhe transmetojë Eastern Equine Encephalitis. Mushkonja është një nga mbartësat dhe transportuesit e etheve dengue në Amerika Qendrore, Amerikën e Jugut, dhe në zonën e Paqësorit.


Menyra si te kontrollohet perhapja e Mushkonjes Tiger

Gjatë viteve të fundit në SHBA është përdorur shumë spërkatja me lëndë helmuese për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Virusit të Nilit Perëndimor. Spërkatja kryhet zakonisht gjatë natës për të mos dëmtuar bletët që ushqehen gjatë ditës. Por edhe mushkonja Tigër ushqehet gjatës dhe për këtë arsye spërkatja natën nuk është efektive kundër kësaj mushkonje.
Megjithatë, është e lehtë të luftohet përhapja e kësaj mushkonje sepse vendi i saj i shumëzimit është shumë pranë vendit ku edhe pickohen njerëzit, meqënëse kjo mushkonjë nuk fluturon në largësi të mëdha. Vende të tilla shumëzimi janë pellgje me ujë të ndenjur prej më shumë se 3 ditësh, ulluqet e çative të shtëpive, goma të vjetra, vende ku hidhen plehrat, dhe në përgjithësi çdo enë ose depozitë e hapur me ujë të ndenjur. Uji i rrjedhshëm nuk përdoret nga mushkonjat. Po ashtu edhe ujë në të cilin ka peshq të vegjël sepse peshqit ushqehen me larvat e mushkonjave.
Pilivesat janë po ashtu një metodë e shkëlqyer për luftimin e mushkonjave. Larva e pilivesës ushqehet me larvat e mushkonjave, ndërsa pilivesa e rritur i gjuan mushkonjat duke i kapur në fluturim e sipër. Përdorimi i insekticideve të cilët vrasin edhe pilivesat mund të japë rezultate edhe më të këqija në luftimin e mushkonjave. Vërtet në fillim do të ulet numri i mushkonjave, por pas një periudhe kohe mushkonjat do të shtohen shumë sepse edhe “armiqtë” e tyre janë zhdukur.

mushkonjatiger Menyrat si te kontrollohet perhapja e mushkonjes Tiger
Mënyra më e mirë për të lufutar mushkonjat është të thahen të gjithë pellgjet me ujë t ndenjur si dhe të kryhet pastrimi i enëve apo depozitave të ujit. Në ato raste kur kjo nuk mund të kryhet atëhere mund të përdoret një lugë gjelle me vaj vegjetal. Vaji krijon një shtresë mbi ujë e cila i ndalon larvat e mushkonjave që të dalin në sipërfaqe dhe të marrin frymë.
اdo depozitë ose enë me ujë e cila nuk mund të pastrohet, boshatiset ose trajtohet me vaj vegjetal, mund të trajtohet në mënyrë periodike me BTI Bacillus thuringiensis israelensis. Ky lloj bacili lëshon në ujë një substancë e cila vret larvat e mushkonjave përpara se këto të zhvillohen në mushkonja të rritura. Kjo lloj substance verpom vetëm kundër larvave të insekteve të dëmshme dhe nuk ndikon tek njerëzit, peshqit, zogjtë, dhe bimët.

Menyrat e shumimit te mushkonjes

Mushkonja shumohet ne menyre seksuale. Frytnimi eshte i brendshem dhe pastaj jashte celin vezet. Mushkonja kryen marredhenien seksuale duke fluturuar ne ajer. Meshkujt nuk mund t’a bejne mire kete gje derisa te rriten. Arsyeja pse nuk mund t’a bejne eshte se nuk i kane antenat e zhvilluara mire dhe nuk e degjojne thirrjen e femres. Ne antenat qe ka mushkonja ka shume qeliza qe e zhvillojne me shume organin e degjimit. Pasi femra dhe mashkulli ciftohen pas nje kohe te shkurter mashkulli ngordh.


Viktimat e mushkonjes

Shume njerez cuditen se pse mushkonjat pickojne disa njerez me shume. Njerezit te cilet djersiten me shume jane caku i mushkonjave. Poashtu edhe njerezve te cileve iu vie era kembe pickohen nga mushkonjat. Pra, mos djersiteni shume dhe kujdesuni qe te mos iu vie era e kembeve nese doni qe te mos pickoheni nga mushkonjat.



Kur helmohet mushkonja?

Per te helmuar mushkonjat perdoren ilacet periodike. Helmimi i mushkonjes behet ne mengjes dhe ne darke (zakonisht kur perendon dielli).



Si te shpetojme nja pickimi i mushkonjave?

Mushkonja eshte nje krijese e demshme e cila ushqehet me gjak te njeriut dhe te kafsheve. Menyra e vetme per te shpetuar nga mushkonjat eshte perdorja e ilaceve qe mbysin mushkonjat. Nese nuk perdorim ilace atehere ne nuk mund t’i largojme sepse nuk e marrim aspak vesh kur ato na pickojne.



Pse se ndjejme kur pickon ajo?

Mushkonja e vendos tubin ne lekuren me te holle te njeriut dhe fillon te pije gjak nga damari me i afert. Ne kete moment mushkonja leshon nje lende enestezike kjo lenda dhe ndalon tharjen e gjakut dhe e mpine lekuren. Me kete arsyje njerezit nuk e kuptojne pickimin e mushkonjave.



•mushkonja.net•
 
Titulli: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

uuuuuuuu qyqja me zuri gjumi rruges,duke lexuar:D:D:D:D
mua me pickojne se e kam gjakun e embel...hehehehehehe mjalt e kam:P:P:P:P
 
Titulli: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

uuuuuuuu qyqja me zuri gjumi rruges,duke lexuar:D:D:D:D
mua me pickojne se e kam gjakun e embel...hehehehehehe mjalt e kam:P:P:P:P
ciaooooooooooooooo po thuaj shyqyr qe ka sheqer ne treg......se perndryshe do te ishe bere lepirese e gjalle, me gjithe ate embelsi qe ke hahahhahahhahahaha........................
 
Titulli: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

Me ka thene gjyshja qe:

1. E kam lekuren e bardhe dhe dukem qe nuk banoj aty ku ben shoqeri dielli
2. E kam gjakun e embel
3. Kane çfare hane tek mua

dhe per kto arsye me pickojne mushkonjat shume.


:D :D :D :D
 
Mushkonjat, ja përse na pickojnë

Mushkonjat pëlqejnë të pickojnë meshkujt e gjatë dhe femrat e shëndosha, ndërsa 14 persona në 100 janë imunë.

Shiko fotografinë 1801252
Një studim i universitetit “Aberdeen” të bërë në brigjet e liqenit të famshëm Loch Ness ka treguar se insektet i zgjedhin viktimat e tyre, pasi tërhiqen nga substancat e prodhuara nga lëkura dhe nga frymëmarrja

Nuk është fare çështje gjaku, pasi jemi mësuar shpesh të dëgjojmë se ata që i pickojnë më shumë mushkonjat e kanë gjakun e ëmbël. Në të vërtetë, janë të tjera arsyet që i shtyjnë këto insekte të pickojnë më shumë disa persona në krahasim me disa të tjerë. Kështu kërkuesit suedezë të Universitetit të Aberdeen, për shembull, kanë zbuluar se mes viktimave të dashura të insektit që mbretëron gjatë gjithë verës, janë gratë e shëndetshme dhe burrat e gjatë. Por ndërkaq, ka edhe të tjerë që janë me fat, pasi nuk preferohen fare prej tyre. Rezultatet paraprake të studimit skocez, të publikuara nga “Daily Telegraph”, janë fryt i një eksperimenti të bërë te 300 persona spektatorë dhe konkurrentë, që merrnin pjesë në një garë në brigjet e liqenit Loch Ness, i famshëm për përqendrimin e madh të mushkonjave në këtë zonë. Kërkuesit verifikuan, mes të tjerave, se disa njerëz, pickoheshin më shumë se të tjerët, ndërsa rreth 14 për qind e tyre, ata më me fat, nuk pickoheshin fare.

Kjo mund të lidhej me faktin se ata janë mbartës të një substance natyrore që i bënte insektet të ktheheshin mbrapsht. “Këto insekte i zgjedhin viktimat e tyre të udhëhequra nga substanca që prodhohen nga lëkura dhe përmes CO2 të emetuar me frymëmarrjen. Po ashtu u gjet se reagimi ndaj pickimeve është më i keq te gratë, ndoshta sepse këto janë më të kujdesshme për lëkurën e tyre në krahasim me meshkujt”, shpjegon Jenny Mordue, koordinator i kërkimit. Po ashtu, kërkuesit u befasuan shumë nga fakti se në “menynë” e preferuar të mushkonjave janë femrat e shëndosha, kjo sepse ndoshta prodhojnë më shumë substanca kimike, dhe burrat e gjatë që kanë më shumë mundësi të kryqëzojnë trajektoret e insekteve që fluturojnë më lart, mesatarisht dy ose tre metra lartësi.

Viruset

Ngrohja globale krijon një habitat të përshtatshëm për këto insekte. Nga shtatë thatësirat e verifikuara 60 vitet e fundit katër kanë ndodhur këta 20 vjet dhe 10 milionë hektarë janë sot në rrezik dezertifikimi. Në të njëjtin interval kohor, temperatura mesatare është rritur 0,4°C në veri dhe 0,7°C në jug. Me rritjen e temperaturave shtohen edhe insektet e reja, siç është “Aedes albipictus”, ose mushkonja tigër, që futen në Europë me shkëmbimet tregtare. Si pasojë, mushkonjat, po shndërrohen në një problem shëndetësor.

Në vitin 1998, një studiues i ngrohjes globale kishte parashikuar që ethet tropikale, virusi i transmetuar nga mushkonja tigër, do të përhapej edhe në rajonet e buta. Më 13 maj të po atij viti, një studim i revistës shkencore “Lancet”, që mbante firmën e Anthony Costello, nga Universiteti i Londrës, konfirmoi: “Nuk ka më dyshime: gjatë 50 viteve të fundit përhapja e viruseve ka ndryshuar jashtëzakonisht. Viruset përhapen nga mushkonjat, ndërkohë që popullsia rritet në zonat e nxehta e me lagështirë”.

Habitati perfekt i mushkonjave, sidomos atyre tigër, limitohet nga ashpërsia e klimës dimërore që vret larvat dhe vezët dhe kjo shpjegon se përse deri tani transmetimi i virusit ishte i kufizuar në zonat tropikale dhe subtropikale. Studiuesit paralajmërojnë se ngrohja globale nuk do të kufizohet për të zgjeruar habitatin e mushkonjave. Madje do të ndryshojë edhe mënyrën e jetesës. I nxehti, thonë studiuesit, do të ndryshojë përmasat e insekteve. Për të bërë vezë, edhe insektet më të vogla, duhet të hanë më shpesh. Ngrohja e klimës, do t’i nxisë ato të pickojnë më shumë, e për pasojë, rreziku i transmetimit të sëmundjeve do të jetë më i madh. Mushkonjat transmetojnë gjithnjë e më shpesh viruse të reja, deri tani të panjohura për botën perëndimore.

Për të ulur rrezikun, duhen përdorur disa masa paraprake. Ndërkohë që për disa nga këto infeksione që transmetohen përmes tyre ka ilaçe (vaksina kundër etheve të verdha, ilaçe kundër malaries), për sëmundje të tjera nuk ka ende ilaçe, sepse prekin vetëm botën e tretë, kështu që asnjë nuk shqetësohej të shpikte ilaçe ose vaksina të reja. Kundër etheve tropikale, për shembull, vetëm mund të shpresojmë që temperatura të ulet. Në fillim duket si një virozë e tmerrshme, me temperaturë të lartë, dhembje koke, trupi, të vjella dhe ekzantemë. Më pas temperatura ulet dhe në disa raste mund të japë hemorragji të brendshme dhe të jashtme. 50 milionë persona në vit preken nga ethet tropikale, dy e treta e popullsisë botërore është në rrezik. Në Meksikë, ku dikur ky virus ishte i panjohur, sot rastet me virusin e tmerrshëm rriten me 300% në vit. Përqindja është rritur edhe në Europë: “Europian Network on imported infections disease surveillance” ka raportuar se rastet e prekura nga ethet tropikale janë rritur: nga 64 në vitin 1999 kanë arritur në 218 në vitin 2002.ikub.al
 
Pe: Mushkonjat, ja përse na pickojnë

Hahahhaa keshtu e dija une,ate qe pickojne kane gjakun e embel...Une skam qene ndonjehere e shendoshte dhe kane mbytur duke me pickuar,sa ndonjehere me vinte zor te dilja ne plazh se gjithe shenja:P
 
Pe: Mushkonjat, ja përse na pickojnë

jam me gjatesi mesatare, por p.sh. naten qe kaloi pothuajse nuk kam fjetur nga mushkonjat..dhe tani qe shkruaj po me flihet... konkluzione "shkencore" jane keto
 
Pe: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

Sa bukur eshte kur lexon vetem titullin, dhe jo artikullin! Me sa duket nuk je i mesuar me shtypin i cili ve tituj fantastik sa per te terhequr syrin e lexuesit, kur perberja eshte krejt ndryshe......


Besoj qe naten fle i shtrire... apo jo?! Po pyetem si munden mushkonjat te te pickojne....aq kohe sa rije pa levizur.... dhe nuk ishte ne interes gjatesia.....
Lexo artikullin dhe do gjesh pergjigjen:)
 
Pe: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

Te imagjinosh qe nje mushkonje te ben bzzzzzzzzzzz tek veshi
ndersa ti leviz duart andej
tjetra zakkkkk te pickon.
Te poshtra ju :sharre: dhe keshtu kalon nata pa gjume.. :lexim:
 
Pe: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

Bahhh fiksim i kam mushkonjat
 
Pe: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

Sa bukur eshte kur lexon vetem titullin, dhe jo artikullin! Me sa duket nuk je i mesuar me shtypin i cili ve tituj fantastik sa per te terhequr syrin e lexuesit, kur perberja eshte krejt ndryshe......


Besoj qe naten fle i shtrire... apo jo?! Po pyetem si munden mushkonjat te te pickojne....aq kohe sa rije pa levizur.... dhe nuk ishte ne interes gjatesia.....
Lexo artikullin dhe do gjesh pergjigjen:)

po e lexova pra, s`kam kolesterol, trup mesatar dhe mushkonjat tek une e kane synimin.


por mund te kete lidhje me nje metabolizem qe punon me shpejt, dhe si mbetje te tij nxjerr lende te caktuara ne siperfaqje te lekures.

po kjo mund te qendroje...prandaj qenkam kthyer ne objekt sulmi...
 
Pe: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

Po e lexove tani, se me heret te kishte ngel meraku tek titulli ( me njerzit e gjate), e ti je njeri mesatar, jo i gjate....
Aq kohe sa e lexove e more dhe pergjigjen....
e tek artikulli i pare thoshte akoma disa gjera

Informacioni gjenetik eshte shume i rendesishem ne shkakun e pickimit te mushkonjave. Rreth 85% e pickimeve vijne si rezultat i kodit gjenetik te personit. Gjithashtu eshte zbuluar se disa perperje kimike kur ndodhen ne sasi te medhaja ne trup dhe zakonisht ne siperfaqje te lekures, terheqin nje re mushkonjash pas tyre.
Njerezit me nivel te larte steroidesh ose me perqendrim te madh kolesteroli ne lekure terheqin mushkonja me teper se te tjeret. Kjo sdo te thote qe nivelet e larta te kolesterolit ne pergjithesi te bejne nje magnet per mushkonja, por mund te kete lidhje me nje metabolizem qe punon me shpejt, dhe si mbetje te tij nxjerr lende te caktuara ne siperfaqje te lekures.
Mushkonjat gjithashtu sulmojne personat qe nxjerrin ne lekure acide te ndryshme, si psh. acidi Urik, dhe jane keto substanca qe ngacmojne ndjenjen e te nuhaturit tek mushkonjat.

Pra kete nivelin e kolesterolit nuk e mat me sy, kam apo skam kolesterol....se per te patur kolesterol kemi te gjithe nga bebi 1 ditesh deri tek plaku, cfare ndryshojne jane nivelet e kolesterolit. Pra ne lekuren tone gjendet yndyre, sepse kjo eshte nje perberse e lekures... disa kane me shume disa me pak...varet.

Sa per acidet e lekures, po ashtu smund te maten me sy. Behen analiza speciale nqs je i interesuar.
 
Titulli: Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

upsss edhe une e paskam gjakun e embel mduket :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top