Bashkëshorti dhe bashkëshortja janë bërthama e njerëzisë, dhe se njeriu nuk shumohet vetëm me anë të martesës, veçse në ato raste ku Zoti (xhsh) krijon njeriun siç ndodhi në krijimin e Ademit dhe Havas dhe si Zoti (xhsh) krijoi Profeti Isain (Krishtin) (as).
Nëqoftëse bërthama nuk gjen kujdesin e duhur dhe të mjaftueshëm, nuk do gjinden fruta të shijëshme. Po kështu bashkëshortët. Nëse ato nuk gjejnë kushtet e përshtatshme për jetesë, bashkimi do të jetë fatkeqësi.
Ndërsa fëmijët dhe përparimi i jetës me bashkëpunim, këto do të jenë veçse fabula dhe përralla.
Islami i ka dhënë kujdes të madh lumturisë së bashkëshortëve sepse lumturia është mjeti dhe kërkesa e parë për çdo njeri. Pastaj lumturia e bashkëshortëve është mjet i lumturisë së fëmijëve, për këtë Islami pikësë pari ka caktuar «barazinë» në mes burrit. dhe gruas.
Kjo barazi është në dy grupe: Shpirtërore dhe materiale. Shpirtërorja duhet të jetë më e madhe se ajo materiale.
Duhet që bashkëshortët të jenë të afërm në Ideologji, derisa myslimani mos martohet me mushriken (idhujtaren) dhe mushrikja (idhujtarja) mos martohet me myslimanin.
Zoti (xhsh) në Kuran thotë: }Mos u martoni me idhujtaren deri sa ato të besojnë në Zot. Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo idhujtarja ju mahnitë.
Mos u martoni me idhujtarë deri sa ato të besojnë në Zot. Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit.
Ata ju ftojnë për në zjarr dhe Zoti me mëshirën e Tij ju fton për në Xhenet dhe shpëtim, dhe i sqaron njerëzve argumentet e Tij, ashtu që ata të përkujtojnë{([1]).
Nëqoftëse myslimani martohet me idhujtaren apo e kundërta, jeta do të bëhet e acaruar dhe jetesa do të bëhet e pa mundur sepse: Si ka mundësi të kuptohet ai njeri i cili beson në një parim me të gjitha detyrat dhe bazat e këtij parimi, me atë person i cili është në kundërshtim me të gjitha besimet e tij? Vetëm nëse njëri prej tyre zhvishet prej parimeve të tij dhe përqafon parimet tjera.
Për këtë shohim se shtetet e sotme formulojnë ligje dhe rregulla për këtë qëllim, dhe disa shtete vendosën ligje për mos interesimin e kësaj ane: pra anës së ideologjisë.
Këto ligje shfaqën dy çështje: Bashkimi i dy bashkëshortëve në një ambient të përbashkët i cili është (La Dinijetu) e Pa Feja. Dhe lindja e problemeve të shumta të cilat janë shkak i ashpërsisë së jetës bashkëshortore dhe i divorceve. Mbas kushtit të barazisë në ideologji, Islami ka vendosur ligj për barazinë morale dhe materiale:
Ali ibën Mehzejarë ka thënë: «Ali ibën Esbat më shkroi një letër për tia dhënë Ebi Xhaferit (as), rreth çështjes së vajzave të tij, dhe se ai nuk po gjen asnjë person të ngjashëm me të. Ebi Xhaferi (as) i shkroi atij»: «E kuptova çka më shkrove rreth çështjes së vajzave tuaja, dhe se ti nuk gjen person të ngjashëm si vetja jote. Zoti të faltë, mos u mendo kështu sepse Profeti Muhamedi ka thënë: Nëse vjen tek ju një person; dhe ju e pëlqeni Fenë e tij dhe moralin e tij, martojeni. Nëqoftëse nuk veproni kështu atëherë do të gjindet shkatarrim, dhe fesad në tokë»([2]).
Husejn ibën Beshar ElVasitij ka thënë: I shkrova Ebi Xhaferit (as) dhe e pyeta Atë për martesën? Ai më s nëse është i pamoralshëm? Ai tha: Nëse vjen tek ju një person për qëllim martese dhe ju e pëlqeni moralin e tij dhe Fenë e tij martojeni. Nëse nuk e bëni këtë, do të jetë shkatarrim dhe fesad në tokë»([3]).
Moral i pëlqyeshëm, Ideologji e saktë dhe e rregullt, dhe lehtësi pasurore. A gjindet gjë tjetër pas këtyre?
Ndërsa qënie e bashkëshortit prej këtij fisi, apo ai mban diplomë, dhe se cili është babai i tij, e shumë të ngjashme me to... Këto gjëra nuk ndërhyjnë në jetë dhe jetesë.
Islami e ka bëre të ndaluar martesën atij personi i cili mbart morale të këqija, apo është i çmendur, apo është pijanec, sepse martesa do të shndërrohet në torturë dhe jetesa do të bëhet e vështirë.
Husejn ibë Beshar El-Vasitij ka thënë: I shkrova Ebil Hasanit (Ridhait) (as): «Unë kam një të afërm dhe e fejova me vajzën time, por morali i tij është i keq? Ai tha: Nëse mbart morale të këqia mos e marto atë»([4]).
Imam Saiku(as) ka thënë se Imam Aliu(as) ka thënë: «Mos e martoni budallaqen sepse shoqërimi i saj është bela dhe fëmijët e saj janë të humbur»([5]).
Muhamed ibën Muslim ka transmetuar nga Ebi Xhaferi(as) thënien e Tij: «Disa as;habë e pyetën Atë se një burrë mysliman i pëlqen një femër e ndershme por ajo është e çmendur. A është e rregullt që ai burrë të martohet me të? Ai tha: jo»([6]).
Ebi Abdilahi(as) ka thënë se Profeti(sa) ka thënë: «Nëse fejohet pijaneci nuk martohet»([7]).
Imam Sadiku (as) ka thënë: «Kush marton vajzën e tij me pijanecin ai ka prerë mardhëniet e saj»([8]).
Me këtë mënyrë Islami vendos të parën bazë për jetën e lumtur dhe të begatë, dhe kjo bazë është që: Dy bashkëshortët të jenë të plotë nga ana mendore, dhe bashkëshorti të ketë pasuri për lehtësimin e jetesës, mos ketë morale të këqia, mos jetë pijanec, mos jetë i shëmtuar në pamje, mos poshtërojë familjen e tij...
Përsa i përket qënies së bashkëshortes e bukur, e pasur, apo bashkëshorti ka dipllomë studimi, apo është prej një familje aristokrate, apo ka pasuri të shumtë, të gjitha këto gjëra nuk e bëjnë jetën të lumtur.
Prandaj shohim njerëz në ditët e sotme janë kërkues të këtyre gjërave, dhe për martesa është e pakët si pasojë e këtyre pretendimeve!
Nëqoftëse një person arrin të gjejë atë që kërkon, pas disa ditësh jeta do të bëhet prej gjërave më të vështira, sepse çdo gjë materiale ndryshon po kështu ndodh me pasurin.
Kjo nuk ka kuptimin se Islami nuk e njeh bukurinë, apo pengon martesën e fakirit (të varfërit), por përkundrazi, bukuria në Islam është e pëlqyeshme. Në një hadith thuhet: «Zoti është i bukur dhe e pëlqen bukurinë? »([9]).
Në një hadith të Imam Sadikut thuhet: «Gruaja e bukur pret pështymën»([10]).
Në një hadith tjetër Imam Sadiku (as) ka thënë: Nëse ndonjëri prej jush kërkon të martohet, të pyesë për flokët e saj siç pyet për fytyrën e saj, sepse floket janë prej elementeve të bukurisë([11]).
Rreth të varfërit Kurani thotë: «Dhe martoni të pa martuarat dhe të pa martuarit, edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër Allahu i pasuron ato me mirësitë e Tij: Zoti është shumë bujar dhe i gjith dijshëm»([12]).
Qëllimi i Islamit në caktimin e vijave origjinale për martesë të lumtur është që bashkëshortët të jetojnë sa më të begatë dhe pa probleme. Ndërsa në sistemet të cilat pikë së pari duan: pasurinë, dipllomën, bukurinë, postin administrativ e shumë të ngjashme me këto... Në këto sisteme është shumë e lehtë që jeta bashkëshortore të bëhet e vështirë dhe martesa në mes tyre të kthehet në fatkeqësi dhe jo në lumturi dhe begati.
Nëqoftëse një person do të bëjë një krahasim në mes martesës në Islam para gjysëm shekulli, dhe në mes martesës në ditët e sotme (jo në Islam) do të shohë një diferencë të madhe. Në çdo dhjetë martesa ndodhin pesë çështje divorci.
Nuk është moszgjedhja e bashkëshortëve shkaku i vetëm i vështirësisë jetësore në ditët e sotme, por një sasi e madhe e kësaj vështirësie e ka vendin tek mos jetesa bashkëshortore sipas vijave dhe metodave Islame Martesa në Islam nuk është e mjaftueshme vetëm me mardhëniet e mira, por Ai kujdeset për bashkëshortët mbas martesës, me qëllim që të jetojnë të lumtur në jetën e tyre të re. Për këtë qëllim Islami ka vënë rregulla dhe ligje të cilat i gjejmë të përmendura në thënien e Zotit(xhsh): }Ose jetë e njerëzishme, ose shkurorëzim me mirëkuptim{([13]).
Një prej këtyre rregullave është drejtësia. Kjo drejtësi duhet të ruhet dhe të zbatohet në mes bashkëshortëve, dhe veçanërisht këtë duhet ta zbatojnë ata persona të cilët janë të martuar me më shumë se një grua. Zoti (xhsh) në Kuran thotë: }Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tre, me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë në mes tyre, atëherë martohuni vetëm me një{([14]).
Eshtë vaxhib që gruaja të mbulohet dhe mos zbukurohet jashtë shtëpisë së saj, apo shtëpisë së burrit të saj. Kjo ka për qëllim mbrojten e gruas prej lakmive të burrave. Si pasojë e këtyre lakmive lindin shumë probleme dhe gjëra të papëlqyshme për gruan. Siç është përdhunimi, humbja e nderit etj...
Zoti(xhsh) në Kuran thotë: }Mos i shfaqni bukuritë tuaja siç shfaqej në injorancën e hershme{([15]).
Gjithashtu Zoti(xhsh) thotë: }Thuaji besimtareve të ndalojnë shikimet e tyre, dhe të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, dhe mos i shfaqin zbukurimet e tyre askujt veçse burrave të tyre...{([16]).
Ebu Abdilahi(as) ka tansmetuar se Imam një i shroi një letër Hasanit (as) ku thuhej: Gruaja nuk zotëron gjë vetëm ato që kanë lidhje me veten e saj dhe se ajo është gjendja më delikate e saj, dhe më e përhershmja për bukurinë e saj.
Gruaja është si binë aromtike dhe jo prijës. Mbulo shikimet e tyre duke i mbajtur nën vel ngase rigoriziteti i imbulimit është mbrojtje e tërësishme. Të dalurit e tyre ndër njerëz nuk është më keq se aprovimi yt, që një njeri i pasigurt ti vizitojë. Nëse mund ta rregullosh ashtu që ato të mos njohin ashnjë tjetër pëveç teje. Mos e nxit që të ndërmjetësojë për të tjerët.
Mos i shfaq asaj të gjitha sekretet tuaja sepse mos shfaqja e sekreteve tuaja atyre i bën ata që të mendojnë se ti je i pa thyeshëm ndërsa shfaqja e sekreteve i bën ato që të mendojnë se ti je i thyeshëm([17]).
Përsa i përket zbukurimeve të cilat janë tërheqëse, dhe shëtitja me të e pa mbuluar dhe zbukuruar, apo dërgimi i saj në kinema apo festa apo... Në to gjinden veçse vështirësi dhe fatkeqësi të pa ndërprera në jetën bashkëshortore.
Nëqoftëse kjo grua do të shohë se shoqet e saj kanë pasuri më shumë, dhe mjete zbukurimi më tepër atëherë ajo do ti kërkojë burrit të saj këto gjëra, pra pasuri dhe mjete zbukurimi (veshje, makiazhe etj...). Por jo çdo person është i mundshëm që ti përgjigjet pasioneve të grave, gjë e cila e bën jetën e tyre të vështirë.
Po ashtu këto zbukurime tërheqin pas veti shumë probleme seksuale, ku me anë të tyre zhduket nderi i familjeve, siç shohim shoqëritë e qytetëruara në ditët e sotme! Ku në këto shoqëri divorci ka arrit në pikat kulminante dhe martesat janë të pakta. E gjitha kjo si pasojë e mos mbulimit, dhe zbukurimit të femrave në ambientet jashtë shtëpisë.
Mbas drejtësisë dhe mbrojtjes së gruas prej zhveshjes dhe zbukurimit, vjen rradha e shpenzimeve dhe mardhëniet e mira bashkëshortore.
Islami e ka bërë obligim që burrat të shpenzojnë për gratë qofshin këto shpenzime në ushqim, veshmbathje, dhe banim. Siç është e njohur në mesin e njerëzve (mos jenë shpenzime shpërdoruese dhe jo pikuese).
Is’hak ibën Amar ka thënë: «I thashë Ebi Abdilahit (as): «Cilat janë të drejtat e gruas tek burri i saj i cili nëse i kryen këto të drejta është prej të mirëve»?.
Ai(as) tha: «Ta ushqejë atë dhe ti blej veshmbajthje, dhe nëse ajo nuk është e kënaqur ta falë atë»([18]).
Junis ibë Amar ka thënë:
Ebu Abdilahi (as) më martoi me një shërbyese të birit të Tij Ismaili dhe më tha: Bëj mirësi për të. Unë i thashë: Cilat janë ato të mira? Ai tha: Shpenzimet në ushqim dhe në veshmbathjen e trupit të saj. Pastaj tha: Shko, Zoti të dhëntë prej mirësive të Tij? ([19]).
Muhamed ibën Muslim ka transmetuar nga Imam Sadiku(as) se Profeti(s) ka thënë: «Xhebraili më ka porosit për gruan deri sa përfytyrova se divorci i saj nuk është i pëlqyer vetëm në poshtërsira të dukshme»([20]).
Përsa i përket mardhënieve të mira në mes njerëzve Islami i ka dhënë një kujdesim të madh. Zoti (xhsh) në Kuran thotë. }Dhe njerëzve thoni atyre fjalë të mira{([21]).
Meqenëse kjo është gjëndja e mardhënieve me të gjithë njerëzit atëhere si do të jetë gjendja e mardhënieve në mes bashkëshorteve?
Prijësi i myslimanëve (as) ka thënë:
«Gruaja është bimë aromatike dhe jo prijëse. Kujdesu për të në të gjitha gjendjet, dhe mirëso shoqërinë e saj me qëllim që jeta jote të bëhet sa më pastër»([22]).
Imam Sadiku(as) ka thënë: «Zoti e mëshiroftë atë besimtar i cili rregullon çdo gjë në mes tij dhe gruas së tij sepse Zoti (xhsh) e ka bërë atë zotërues të nderit të saj dhe e ka bërë atë drejtues të saj»([23]).
Profeti Muhamedi (sa) ka thënë: «Familja e një personi janë pjestarët e familjes së tij dhe robi më i dashur tek Zoti (xhsh) është ai i cili i trajton sa më mirë pjestarët e famijes së tij»([24]).
Përsa i përket moralit të keq me bashkëshorten e tij, apo rrahja e saj Islami interesohet shumë për këtë çështje. Profeti Islam çuditej prej atij i cili rrihte gruan e tij dhe pastaj e shoqëronte atë në jetën bashrëshortore!
Profeti Muhamedi ka thënë:
«A e rreh ndonjëri prej jush gruan e tij pastaj jeton me të»([25])?.
Islami nuk e pëlqen që burri të flejë jashtë familjes së tij.
Profeti Muhamedi (sa) ka thënë: «Eshtë i zhdukur personaliteti i atij burri i cili flen në Egjypt dhe në të gjindet famija e tij»([26]).
Me dhjetra e dhjetra hadithe të cilat flasin për të drejtën e gruas.
Përsa i përket burrit Islami ka vendos ligje dhe kufinj për rehatinë dhe begatinë e tij.
Imam Sadiku (as) ka thënë: «Profeti i caktoi shërbimet e Fatimesë që të jenë brenda derës së shtëpisë ndërsa shërbimet e Aliut jashtë saj»([27]).
Imam Sadiku(as) ka thënë: «Cila do grua e cila i shërben burrit të saj shtatë ditë, Zoti (xhsh) i mbyll asaj shtatë dyer prej zjarrit, dhe i hap asaj tetë porta në xhenet, dhe hynë në të prej çdo porte që dëshiron»([28]).
Po ashtu Ai(as), ka thënë: «Ajo grua e cila i jep një gotë ujë burrit të saj, kjo është më e mirë se një vit adhurime, agjërimi i ditëve të tij dhe namazi në natët e tij»([29]).
Ai(as) ka thënë: «Cila do grua nëse flen dhe burri i saj eshtë i zemëruar prej saj, Zoti (xhsh) nuk i pranon namazet e saj derisa ai të bëhet i kënaqur më të»([30]).
E shumë hadithe të tjera.
Me këto rregulla dhe ligje Islami e ka fortifikuar martesën dhe bashkëshortët prej shkatarrimit.
Në këtë mënyrë martesa do të jetë e rregullt dhe jeta do të bëhet më shumë mirë kuptuese dhe bujare.
Dobia e këtij lloji martese është se: Siç jetojnë bashkëshortët nën hijen e kësaj martese të lumtur dhe të begatë, po ashtu i jep përparësi personave të pa martuar (beqarët) në martesë.
Nëqoftëse një beqar a po beqare shohin shokët e tyre se si vuajnë dhe torturohen prej aktit të martesës largohen më mijëra kilometra nga ajo. E kundërta ndodh kur shohin shokët e tyre të martuar jetojnë në harmoni.
Nëse shoqëria i përgatit këtyre djemve dhe vajzave kënaqësi të zbrazëta prej përgjegjësisë me hapjen e klubeve, qëndra lojrash, kinema, shkolla dhe pishina të përziera burra dhe gra. Atëherë përse këto djem dhe vajza të durojnë vështërësitë e martesës, në kohën ku ato janë në gjendje të përmbushin lakmitë dhe qejfet e tyre në rrugë dhe kampe lojrash?
Në shoqërinë Perendimore shohim se martesa është e pakët, derisa ka arrit gjashtë në (1000) një mijë, dhe numuri i divorceve është shtuar derisa arriti në 75%!
Islami është i vetmi Ai i cili e bën martesën të lumtur në shoqëri, ndërsa sistemet perendimore dhe ato lindore nuk i shtojnë martesës veçse vështirësi dhe paralizim.