Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Uria është gjithnjë e pranishme dhe e gatshme për t’ju kapur në momentet më të papërshtatshme. Por cilat janë arsyet e vërteta që shkaktojnë oreksin? Zbulojini më poshtë…

si-menaxhohet-uria-5.jpg

A ju duket shpeshherë se ndjesia e urisë është pas dere? Për shembull, si të jetë ora tre e mëngjesit ose katër e pasdites pak rëndësi ka, trupi juaj ka nevojë që të konsumojë ushqim për të qetësuar urinë nervore dhe për të mbushur boshllëkun që ka në stomak. Por nëse do të dinit me saktësi se çfarë duhet të hani ose cilat ushqime duhet të shmangni, a do të mund të njihni arsyet e oreksit të madh?

Pa dyshim, humori është një nga faktorët që ndikon më shumë në oreksin tuaj: ka nga ata që hanë shumë kur janë nervoz, por ka edhe nga ata që e ndiejnë pashmangshmërisht nevojën për të konsumuar çdo lloj ushqimi kur janë të lumtur. Nuk ka rëndësi ndjenja e ngopjes, por fakti se gjendja juaj shpirtërore ju shtyn që të hani: në më të shumtën e rasteve hani ushqim të keq (fast food), atë që keni më pranë “kthetrave” tuaja. Ndaj më mirë është që me vete (në punë, shkollë e aktivitete të ndryshme) të mbani fruta ose ndonjë snack të lehtë për të qenë të sigurt që të ruani linjat.

Edhe koha ndikon në ndjenjën e urisë: në ditë të ftohta dhe të zymta, me siguri do ta keni vënë re se fryheni duke ngrënë thjesht sepse jeni të qetë, pasi kilogramët e tepërt mund t’i fshihni poshtë rrobave të trasha të dimrit.

Ndërkohë te disa femra, cikli menstrual është në gjendje që të rrisë shumë ndjenjën e urisë: dihet se humori gjatë atyre ditëve është më se i luhatshëm dhe shpesh ju ndodh që të hani menjëherë ëmbëlsira ose çokollatë, por edhe pica, pite etj. Për rrjedhojë, pas menstruacioneve i gjithë ushqimi që hani me gjithë qejf do të shkojë në formën e dhjamit në ije dhe në kofshë.

Për të mos u nënvlerësuar janë edhe momentet e ditës: shpesh vaktet kryesore prishen, sepse ju nuk i rezistoni ngrënies së diçkaje para tyre, por uria mund t’ju godasë edhe kur shkoni për të bërë pazare ose thjesht duke shfletuar librin e recetave.

Kultura dhe sfondi gjithashtu kanë efekt në preferencat ushqimore. Ajo që ju është dhënë për të ngrënë gjatë fëmijërisë formon preferencën tuaj në ushqim. Prandaj shumë njerëz nuk preferojnë të hanë ushqim të vendeve të huaja dhe parapëlqejnë ushqimin e vendit të tyre.

Si ta zgjidhni problemin e urisë?

Vështirësitë e përditshme, problemet në punë, në familje, çift, ju bëjnë nervoz dhe mbajtjen e një diete jua bëjnë pothuaj të pamundur.
Si pasojë, rritet tensioni dhe shqetësimi, duke ju shtyrë drejt bukës dhe ushqimeve të tjera për të mpirë nervozizmin në rritje. Kështu filloni të hani gjithçka, pa u kufizuar më.
Duke iu rritur ndjenjat e fajit dhe të nënvlerësimit, ju shtohen edhe kilogramët: pas mëkateve të vazhdueshme ushqimore, është arsyeja ajo që ju shtyn që të ndreqni gabimet me dieta të reja që shkaktojnë frustrime të reja dhe shumë dëshirë për të ngrënë. Në këtë rast, për të frenuar të gjithë këtë, zgjidhja e vetme do të ishte prishja e këtij rrethi vicioz.
Për të arritur qëllimin duhet të bëni paqe me qetësinë dhe gabimet ushqimore, të mos e shtyni pas urinë, por ta kënaqni duke i zëvendësuar ushqimet e rrezikshme me pjata të shijshme, por të lehta. Kur ndieni nevojën për ëmbëlsira apo ushqime të pashëndetshme, dilni për një ecje 15 minuta.
Një studim ka treguar se njerëzit që kanë ecur përpara se të hanë çokollatë, kanë konsumuar gjysmën e kalorive më pak se ata që nuk kishin ecur.
Ndërkohë jo të gjitha ushqimet janë të njëjta dhe bëni kujdes në konsumimin e kalorive. Truku është që të gjeni ushqime që do t’ju ngopin më mirë me sasi më të vogla të kalorive. Ushqimi që ju ngop është ai i pasur me fibra dhe proteina si fasulet, patatet me lëkurë, produktet e arrave, kokoshkat, portokalli dhe supa.
g.shqip
 
Titulli: Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

Shume mire e ka kjo gazetarja, Ju femrat ngelet tu honger tan diten
shyqyr qe jeni martuar edhe keni gjet burrin lol
se do kishit ngel tek dera e babit:brutal:
 
a cja ke fut kot...hahahah
prit prit se do te shohim cdo korresh zotrote.....

sa per temen,,.

Ndërkohë te disa femra, cikli menstrual është në gjendje që të rrisë shumë ndjenjën e urisë: dihet se humori gjatë atyre ditëve është më se i luhatshëm dhe shpesh ju ndodh që të hani menjëherë ëmbëlsira ose çokollatë, por edhe pica, pite etj. Për rrjedhojë, pas menstruacioneve i gjithë ushqimi që hani me gjithë qejf do të shkojë në formën e dhjamit në ije dhe në kofshë.

Për të mos u nënvlerësuar janë edhe momentet e ditës: shpesh vaktet kryesore prishen, sepse ju nuk i rezistoni ngrënies së diçkaje para tyre, por uria mund t’ju godasë edhe kur shkoni për të bërë pazare ose thjesht duke shfletuar librin e recetave.

Eshte shume problem per mua kjo pjesa, por me force , kurajo po e mund :)
 
Monike nuk dua te flas para kohe, por ideja eshte te gjej nje femer si vetja ime
po se gjeta, do merrem me ato qe kane te tjeret lol
eshte turp te mbash dhjam ne trup o gru :p
 
nigjo o burre se edhe dhjami ka te mirat e veta ....lol

ka ardh kohe krize , dhjami trego mireqenie lol

seriozisht , ke te drejte por e di sa e veshtirw eshte te rrezosh kilet....kshuqe minimalisht boll bone perr perr....:p
gjithsesi une kte periudhe jam OK me veten .....humba edhe per veten edhe per komshijen lol
 
Titulli: Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

E veshtire eshte shume te kuptoj, Po mir mi çere e gjeti marlen qe bo vrap perdite?
Marla ha ushqim si qent edhe, ha e ha e myth ska lol
duhet te hani me mire, eleminoni buken
filloni me perimet, kosin, hiqni dore nga trahanaja, grosha te regjmet
sensibilizohuni o gra :p:gjuhe::manikyr: jam i sigurt qe do ju behen burrat çeloz.
 
Po mire Marla ca hyn ktu se se kuptova hahahah...gjithsesi une flas per veten jo marlen.
Shnetin e kom per vete, po i pelqeu atij mire , ne mos shnet e jete kam veten qe ia plotesoj te tera qejfet lol
 
Titulli: Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

Po marla hyn moj, po ti se kupton dot lol
pastaj une e kam per te gjitha monikat e marlat lol
 
Titulli: Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

Lover respekti ndaj vetes dhe kg eshte paresore deri dikund.
Por mos u nxito te flasesh para kohe je i ri,akoma i paprovuar cdo thote te jetosh nje lidhje te shtrire ne kohe,kur te fillosh te jetosh jeten ne perditshmerin e saj ne nje lidhje serioze,nuk do te kujtohen kaq shume kg e partneres,(dhe ne qofte se ajo ka pak me teper se cduhet)dhe me beso ajo cfare ti do veresh jan mendja saj,sjellja, forma si vepron dhe sillet,sa e afte eshte ajo te te bej ty te ndjehesh mire dhe te krijoje nje ambjent te qete familjar.
Imagjino te gjesh nje tip te holle nga trupi e bosh nga trute,mos harro se cdo gje qe kalon ne fiksim nuk eshte me e shendetshme.
Ose merr kete, ti i flet per dicka llogjike asaj ,dhe ajo te tregon vithet dhe linjat,,,ose performacen e sharmin para paqyres dhe lozonjaritetin fizik,dhe per cdo gje qe ti mund ti kundervihesh ose kundershtosh ajo ka veten linjat si kunderpesh ahahaha,pra gjerat duhen te kombinuara.

Dhe dicka sot femren e kan shperftyruar disi keto pasarelat e modes,sepse femra pa pak dhjam ,vithe te beshme dhe gjoks te mbushur dikur piktoret me fame boterore nuk i pikturonin neper vepra arti..:)) ke parasysh ajka,embelsia e nje butesie,ngrohtesie duan peshen e tyre per te rendua paksa .
Kockat e dala jan thjeshte kocka qe kan nevoj per ushim dhjami..:p

Ja nje shembull:

Ubaldo Oppi - Donna alla finestra (Woman At The Window), 1921
Esponente del realismo magico

11140266_958228487529465_1128700793468423738_n.jpg

Gjithesesi dhe une jam nje fans qe nje femer duhet patjeter te perpiqet te mos kete shume kg te tepert ne trupin e saj.
 
Jam dakort me ato qe ke prekur me lart, por nje femer sapo martohet
ben femijen e pare te dytin, ngel ne shtepi me kalamajt duke harruar si u shenderrua ashtu.
tani lind pyetja, si ka mundesi qe kjo femer mos ti dedikoje 1 ore ne dite vetes? duke bere aktivitet fizik?
une me sinqeritet kete gje e ve shume re te shqiptaret, mjafton vetem te lyhen e ngjyhen
ndersa trashjen e mbulojne me rroba te gjera, nuk eshte içik turp?
une si mashkull nuk do e shihja veten kurre me nje femer si kjo qe pershkrova!

Ps: nuk dua te ofendoj asnje femer, te miat jane kostatime.
 
Redaktimi i fundit:

une me sinqeritet kete gje e ve shume re te shqiptaret, mjafton vetem te luhen e ngjyhen
ndersa trashjen e mbulpojne me rroba te gjera, nuk eshte içik turp?
une si mashkull nuk do e shihja veten kurre me nje femer si kjoq e pershkrova!

Ps: nuk dua te ofendoj asnje femer, te miat jane kostatime.

Lover nga ku i ke nxjerr keto perfundime..?!
Kusht e tha qe nje femer sapo lind e kap mbipesha?!
Absulutisht ska te beje,kg e shtatezanis pas lindjes nje diet normale dhe humbin te gjitha kg.
Kush tha qe u martove dhe do mbulohesh me rroba te gjera,ky eshte mjerimi i nje martese ne qofte se ndodhe.(shpesh femrat mbulohen nga stresi,apo sdin te ushqejne veten,psikollogjikisht,per te vetdale nga situata te ndryshme qe nje lidhje afron ,se jo gjithmone gjithcka eshte mjalte ne nje lidhje sa do e sukesesshme qofte ajo)
Sepse zem shembull,une ate burre qe martova pervec perkujdesjes familjare bashkshortore,do kujdesem ta mbaj dhe erotikisht,por mbi te gjitha dua une is femer te jem erotike ne brendesin time,ne qenien time,dhe per kete do kujdesem normalisht,por pa u vetsakrifikuar qe kjo gje te me kaloj ne fiksimim.
Tani varet se nga ku i ke nxjerr ti konstatimet?
Personalisht njoh nena qe jan mbi te 40,te kepusin ne mes dhe 20 vjecaret..:)) si nga finesa,veshja,dhe aroma femer.
Tani po e mbyll duke te then kete:
Jo cdo femer mundet te quhet femer.
Dhe jo cdo mashkull mundet te quhet burre..:).
Ama me beso pavarsisht diskutimit,hy edhe une ne kategorin tende deri diku,nje mashkull me shume barke dhe te dhjamosur si me qen 6 muajsh shtatezen sdo mundesha ta duroja afer ahahahahah.
 
Titulli: Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

Une thashe pse me zuri lemza duke ngrene dreke :p
 
Titulli: Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

Jam dakort me ato qe ke prekur me lart, por nje femer sapo martohet
ben femijen e pare te dytin, ngel ne shtepi me kalamajt duke harruar si u shenderrua ashtu.
tani lind pyetja, si ka mundesi qe kjo femer mos ti dedikoje 1 ore ne dite vetes? duke bere aktivitet fizik?
une me sinqeritet kete gje e ve shume re te shqiptaret, mjafton vetem te lyhen e ngjyhen
ndersa trashjen e mbulojne me rroba te gjera, nuk eshte içik turp?
une si mashkull nuk do e shihja veten kurre me nje femer si kjo qe pershkrova!

Ps: nuk dua te ofendoj asnje femer, te miat jane kostatime.

Sot shume femra se kane lluksin te rrine ne shtepi e te trashen sepse jetesa eshte bere e shtrenjte.
Sepse koha ne dispozicion midis punes,femijet (qe ti i permende) ,probleme te tjera qe ka familja nuk mund te gjej kohen dhe mundesine e aktivitetit. Duhet te rendesh ne kohe per te marre femijet neper cerdhe e kopshte e shkolla , ti kushtosh atyre vemendje e dashuri se pastaj ankohemi qe po rritet nje brez i ftohte dhe i paedukuar sic duhet :p
Dhe sa per veshjen , kam pershtypjen se kjo eshte dicka personale, pasi sic ka femra te shendosha qe mbulohen me veshjen ,ke edhe te dobta qe vishen shume shemtuar pasi veshja eshte ceshtje gusto e jo gje tjeter.
Dhe sa per ate qe ti the...qe sdo shihje veten me nje femer te tille....ti the vete femrat te tilla behen pas martese e pas lindjeje

ke ndermend te shtosh numrin e pasardhesve ??? lol
 
Titulli: Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

:fiu:
wpid-Screenshot_2013-05-28-12-25-45.jpg
 
Attachments

  • wpid-Screenshot_2013-05-28-12-25-45.jpg
    wpid-Screenshot_2013-05-28-12-25-45.jpg
    71 KB · Shikime: 0

une them ta marrim loverin dhe ta grijme hahahahaha
...Pastaj e marinojme per ti dhene dhe i çik shije, dhe e pjekim ne furre :p
 
Titulli: Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

pa harruar erzat , dhe ndonje perime se shkon me shume ashtu :p
 
Titulli: Përse keni gjithmonë uri? Ja arsyet që ju shtyjnë të hani

Po me gatuat keshtu po.
ndryshe ta harroni lol

Salmone-alla-piastra-con-verdure-al-vapore.jpg

...Pastaj e marinojme per ti dhene dhe i çik shije, dhe e pjekim ne furre :p

Nga ty nuk e prisja, nuk thone kot shoqnia ta fut. te te vij turp:haha
me ket raste po me fusni ne furre:box:
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top