Përse je ende "single"?

Love

βeℓℓe â๓e
Rrotull teje të gjithë duken të lumtur dhe të dashuruar. Po ti përse je akoma vetëm?

Mund të ketë shumë arsye, por disa "ekspertë" kanë evidentuar 10 gabimet më të zakonshme të cilat duhen riparuar.

1. Mendon ende për ish-in
Edhe nëse thua se gjithcka ka mbaruar, ish-i yt mbetet ende një kujtim, nga i cili është e vështirë të lirohesh. Një tunel që nuk tregon asnjë dritë ne fund. Behu i/e fortë dhe clirohu prej së shkuarës.E kaluara është kapitull i mbyllur i jetës tënde. Përgatitu për aventura të reja.

2. Je një pre tepër i/e vështirë
Në dashuri fiton kush luan, por jo kush është i pakapshëm. Normal që loja është e kendshme, por nëse kërkon një histori të rëndësishme mos u trego shumë kokëfortë. Duhet të jesh vetvetja dhe origjinal, mos ki frikë të tregosh ndjenjat dhe ndonjë dobësi tënden.

3 Kërkon vetëm dashuri me plot romancë.
Ndoshta problemi yt në dashuri është nëse ke shumë pretendime, kërkon një histori si nëpër filma, plot me të papritura të këndshme. Perfeksioni nuk ekziston dhe nga partneri/ja duhen vlerësuar edhe defektet.

4. Ke shumë frikë
Shpesh të kujtohet se sa herë të kanë thyer zemrën. Negativiteti largon dashurinë dhe të bën që te mbetesh vetëm për shumë kohë. Evito që të biesh në pesimizëm. E ardhmja do të ofrojë gjëra të mira nëse ke dëshirë për një aventurë të re.

5.Beson vetëm në dashuritë virtuale
Interneti dhe rrjetet sociale kanë krijuar varësi. Historitë online të dashurisë janë romantike, por kur përballesh me realitetin gjërat janë krejt ndryshe.Gjetja e njerëzve të rinj përmes interntetit është ok, por mos lejo që raporti të mbetet vetëm virtual. Njohja tradicionale është më e mirë.

6. Nuk do të humbasësh pavarësinë
Ky është një prej gabimeve klasike që njerëzit mbeten vetëm. Largohesh prej cdo lidhjeje të re, sepse ke frikë mos humbet lirinë dhe pavarësinë tënde, por harron se largon shansin për një dashuri të madhe. Nuk ka marrëdhenie serioze nëse kërkon të jesh plotësisht i/e pavarur. Mos harro: vetëm nuk mund të jetohet...

7. Je viktimë e stereotipeve
Shpjegimi është: Burrat janë tradhtarë, gratë janë shumë kërkuese...Duhet të heqësh dorë nga përgjithësimet. Cdo histori është ndryshe nga të tjerat dhe me dashuri mund të thyesh të gjitha barrierat.

8. Kërkon histori torturuese
Ka raste që njerëzve u pëlqen që të vuajnë prej partnerit. Ata gjejnë ngushëllim te miqtë. Kujdes! Dashuria pasionante është e bukur, por nuk mund të zgjasë shumë. Një marrëdhënie serioze bazohet te normaliteti dhe jo te ngjarjet tronditëse që të trazojnë shpirtin orë e cast.

9. Mendon se nuk është momenti i duhur
Në këtë moment duhet të mendosh për punën, për t'u dobësuar, nuk ke kohë për një histori serioze sepse ke të tjera objektiva dhe impenjime. Por duhet të heqësh dorë nga racionaliteti dhe gjetja e justifikimeve. Dikush po pret për ty dhe përgatitu për një aventurë që mund të të ndryshojë jetën.

10. E merr me shumë nxitim
Historitë e mëdha krijohen me baza dhe kërkojnë kohën e duhur. Mos u nxito duke u lidhur me personin e parë që të del përpara, ndoshta nuk është i duhuri. Merr kohën e duhur për të gjetur shpirtin binjak.
Burimi: TCH

 
Pe: Përse je ende "single"?

Sa vuni dhe ju femrat :p
 
Pe: Përse je ende "single"?

Pergjigja eshte e thjeshte:

Sepse keshtu me pelqen :D
 
Titulli: Përse je ende "single"?

Vetem je pasha,vetem je mbret,por dyshe asht moda :)
 
Pe: Përse je ende "single"?

Me vjen keq por kur nuk e arriti rrushin dhelpra tha jane te pa bere .... dhe puna e singllekut
 
Pe: Përse je ende "single"?

Me vjen keq por kur nuk e arriti rrushin dhelpra tha jane te pa bere .... dhe puna e singllekut

C'lidhje ka te jesh singel me kete te rrushit?
Te qendrosh singel ka shume arsye: ka njerez qe pelqejne te rrine vetem, pa patur dike qe i kerkon llogari, ate menyre zgjedhin... ka njerez qe jane zhgenjyer nga dashuria dhe me mire preferojne te rrine singel, tjeter... ka njerez qe mendojne se te jesh sigel eshte me mire per te bere nje karrierre etj etj ... pra te qendrosh singel nuk mendoj se i pershtatet kjo shprehje sapo the... por mendoj se eshte zgjedhje e dikujt me nje arsye nga pas personale
 
Pe: Përse je ende "single"?

ℒℴ⋁ℇ;267967 said:
C'lidhje ka te jesh singel me kete te rrushit?
Te qendrosh singel ka shume arsye: ka njerez qe pelqejne te rrine vetem, pa patur dike qe i kerkon llogari, ate menyre zgjedhin... ka njerez qe jane zhgenjyer nga dashuria dhe me mire preferojne te rrine singel, tjeter... ka njerez qe mendojne se te jesh sigel eshte me mire per te bere nje karrierre etj etj ... pra te qendrosh singel nuk mendoj se i pershtatet kjo shprehje sapo the... por mendoj se eshte zgjedhje e dikujt me nje arsye nga pas personale

Te dy e dime qe kam te drejte !!!
 
Pe: Përse je ende "single"?

kjo nuk eshte vetem per femrat, edhe meshkujt...
thjesht ceshtje preferencash...
mund te rrish ca kohe single edhe per relaks... kur shkon me pushime per shembull ... :p

HeHeHeHeHe....!!! Alamet Justifikimi :D
 
Titulli: Pe: Përse je ende "single"?

Me vjen keq por kur nuk e arriti rrushin dhelpra tha jane te pa bere .... dhe puna e singllekut

He pra veshtire me gjet nje mashkull apo femer ne ditet e sotme pffffffffffff
 
Titulli: Pe: Përse je ende "single"?

kshu po me pushime ka lezet ahahahaha
 
Pe: Përse je ende "single"?

O goca zgjidh e zgjidh pastaj fillo e mblidh thot nje fjale :D
 
Pe: Përse je ende "single"?

Te gjitha ata pika qe ka thene Love me lart qendrojne,por ska ndonje rregull te prere sakte per te thene pse je single....Ndoshta keta jane thjesht zgjedhje te njerezve ashtu i pelqen dhe ashtu bejne....
 
Pe: Përse je ende "single"?

*thon "jam shum mir vetem" dhe pas 2 ditesh jan me nje tjeter*
 
Pe: Përse je ende "single"?

thon me mire vetem se me nje tj.... nuk ta mbush diten thjesht dikush qe mund te kesh ne krah...
dhe smund te jet shkak ai/ajo qe ta ben me te bukur...
te jesh singel cdo kush ka arsyet e veta dhe eshte nje zgjedhje qe e bej per te mos patur nje bela me teper ...
eshte kaq bukur te jesh singel ... me besoni.
 
Pe: Përse je ende "single"?

u desh nje studim ekspertesh per te kuptuar keto LOL
 
Pe: Përse je ende "single"?

u desh nje studim ekspertesh per te kuptuar keto LOL

ahahahahah kjo sepse sdonim ta pranonim faktikisht te verteten...por tani u bindem ahahahhh
 
Pe: Përse je ende "single"?

*thon "jam shum mir vetem" dhe pas 2 ditesh jan me nje tjeter*

epo 'gozhda ngul gozhde ' thone....perse mos ti japesh nje mundsi tjeter vetes? fundja burra ka plot hihhihihi edhe pse ca jane qe vec burra su thua hihihihihi
 
Pe: Përse je ende "single"?

Interesante kjo teme. Sa me perket mua une jam pse dua te jem sepse me pelqen te mendoj per gjera me te rendesishme qe per momentin jane me te rendesishme sesa dashuria. Pa dashuri s'ka jete kte e di por perderisa nuk kam gjetur vetveten s'dua te gjej dike tjeter.
 
Pe: Përse je ende "single"?

Sic kan then dhe te paret tane me mir vetem se te shoqeruar me njerez te kqinj , kjo ndoshta eshte dhe arsyeja pse jemi singel.Por i like shum tjem singel .
 
Pe: Përse je ende "single"?

ahahahahah kjo sepse sdonim ta pranonim faktikisht te verteten...por tani u bindem ahahahhh

pse po flet ne shumes ti :syze:
 
Pe: Përse je ende "single"?

un i mar me frik gjerat,se di sikur kam frik te bie ne dashuri a sdi si ta shpjegoj (kjo s'domethen qe s'kam ren,por sa jam mir terhiqem pas) mah cmq jam mir kshu si jam!
 
Pe: Përse je ende "single"?

Se nuk na do kush:p:p
 
Pe: Përse je ende "single"?

Te shumtit ketu shtiren apo me bejne syte mua
 
Titulli: Përse je ende "single"?

zgjidhje personale e secilit kjo ktu ska shume vend me bo filozofi...Ka shume arsye pse nje vajze apo nje djale jane singel per momentin...
 
Pe: Përse je ende "single"?

Se zoti po shkruan historine e dashurise me te bukur per mua dhe do me duhet te pres :p :p shaka
Me mire single se sa ne shoqerine e gabuar kshu qe deri sa te gjesh te duhurin single do rrish.
 
Pe: Përse je ende "single"?

Se sa ne kompani te papershtatcme, me mire vetem....
Ka femra qe pranojne te jetojne me nje mashkull qe si pershtatet vetem qe mos mbeten vetem... edhe pse sme duket e drejte per to, nje jete kemi...pse duhet ta kalojme me njerzit e gabuar?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top