Përse heshtin politikanet dhe shteti për përgjimin e Ismailajt?!

Malsi

Anëtar i Nderuar
Blendi1.jpg


Të gjithë shurdhë dhe të gjithë qorrë! Kjo është logoja që mund të shoqëronte një deklaratë të djeshme të gazetarit Artan Hoxha, bërë në emisionin Opinion. I ftuar në një emision për gazetarinë investigative, Hoxha ka lexuar një letër zyrtare të prokurorisë, pjesë e përgjimeve të Kastriot Ismailajt, në të cilën citohej edhe një sms që këtij të fundit i kishte ardhur nga një numër që në atë kohë e dispononte Ilir Meta. Hoxha e lexoi vetë sms dhe teksti i saj është i njohur. Nuk ka asnjë dyshim që Hoxha kishte llogaritur që ta publikonte letrën në mundësinë e parë në një vëmendje maksimale siç është ajo televizive. Sot ai ka fikur telefonin pasi ka hedhur ne Facebook e tij disa prej letrave zyrtare. Rasti e solli që dje pas emisionit, t’i hedh një sy për pak minuta dhe të fotografoj me celular disa prej letrave të tij. Letra të firmosura nga prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore, letra ku shënohej vendimi i gjykatës për vënien në përgjim të numrit dhe ku në kllapa shënoheshin emrat e personave që flisnin me Ismailajn. Kishte ndër to disa emra politikanësh, disa emra gazetarësh të njohur e po ashtu botues me ndikim në atë kohë, që kishin rënë në rrjetën e përgjimit, me apo pa shkak. Thjeshtë për një telefonatë. Kishte shumë biznesmenë dhe njerëz që flisnin për milion dollarë dhe për investime nga Tanzania në Afrikën e Jugut. Për blerje minierash floriri dhe për investime në Shqipëri që s’janë bërë kurrë. Ishin vetëm pak fletë të një dosje, që një burim shumë i informuar i huaj, i ka konfirmuar Opinion.al se përbëhet prej afro 8000 faqesh. Një dosje për të cilën askush nuk di të thotë se ku ndodhet, kush po e heton dhe çfarë ka brenda.

Nuk ka asnjë dyshim që publikimi i dosjes synon goditjen e Metës nga kundërshtarët apo partnerët e tij politikë. Kjo gjë mbetet e paqartë. Për faktin që i vetmi që u përmend është Meta, ndërkohë që në dosje figurojnë edhe emra të tjerë. Por më e rëndësishme se sa beteja politike dhe goditja ndaj Metës që tashmë nuk është e re, ka një seri pikëpyetjesh dhe çudish që shoqërojnë këtë histori. Një histori që të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin dhe nuk e dëgjojnë!

I pari hesht Meta. Meta duhet të thotë nëse përgjimi është i vërtetë apo i montuar. Nëse është i vërtetë çfarë ka dashur të thotë me të dhe cili ka qenë kuptimi!

I dyti hesht Prokurori, që nuk shpjegon se si është lënë në përgjim një njeri me imunitet deputeti, ende në fuqi në vitin 2008?! Si e ka bërë këtë pa vendim gjykatë (Nëse besojmë versionin që Hoxha deklaroi dje) dhe mbi të gjitha si e ka transkriptuar kur nuk ka pasur leje ligjore për këtë?

I treti hesht Parlamenti, të cilit i është përgjuar pa leje një deputet dhe kjo përbën shkelje të ligjit!

I katërti hesht shteti, të gjitha strukturat e tij, që nuk tregojnë se si ka dalë një dosje e mbyllur me vendim gjykate dhe e destinuar të asgjësohet, nëpër media?! Si mundet dokumentat e shtetit të qarkullojnë kaq lirshëm edhe kur bëhet fjalë për përgjime delikate, ku përfshihen edhe njerëz që nuk kanë lidhje me çështjen, por janë thjeshtë miq të Ismailajt?! Kush e ka nxjerrë dosjen? Prokuroria? Gjykata? Policia? apo të gjitha nga pak? A është nxjerrë dosja për shantazh dhe ndaj kujt do vijojë më pas ky shantazh? Askush nuk e sheh dhe askush nuk e dëgjon!

Hesht opozita që zakonisht flet për gjithçka por kësaj herë bën sikur nuk e ka mendjen ose sikur nuk e ka parë! Nuk ka folur ende. As për të dhënë një version të sajin.

Hesht Kryeministri, i cili si në rastin e parë sërish ndihet jashtë çështjes dhe vijon të qëndrojë jashtë, edhe pse bëhet fjalë për aleatin e tij kryesor! Nuk ka folur deri tani. As për ta mbrojtur.

Heshtin të gjithë! Heshtin dhe nuk shikojnë! Ose dinë më shumë se sa dimë ne…

Blendi Fevziu

opinion.al
 
Titulli: Përse heshtin politikanet dhe shteti për përgjimin e Ismailajt?!

Ore 1 gje s kuptoj une... si ka mundesi qe dokumenta teper sekrete te dalin ne dore te gazetareve dhe keta te fundit pa asnje lloj frike dhe pergjegjsie i bejne publike dokumenta per te cilat denohesh me ligj sesi i ke siguruar?!! Qe ketu tregon sesa i kalbur eshte sistemi institucional ne Shqiperi dhe sesa media bitch ka qe ju sherbejne klaneve te caktuara.
 
Back
Top