Përse Franca nuk i zbaton slloganet masonike të Liberté, ةgalité, Fraternité-së

Përse Franca nuk i zbaton slloganet masonike të Liberté, ةgalité, Fraternité-së me muslimanët e saj?

france-620x330.png


Olsi Jazexhi
1.
Sulmi që u bë në zyrat e revistës franceze Charlie Hebdo në datë 7 janar 2015 e ka tronditur shumë Perëndimin. Udhëheqësit perëndimorë që nga presidentët e kryeministrat e Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë etj, të gjithë pa përjashtim i dënuan sulmet dhe vrasjen e gazetarëve të revistës Charlie Hebdo dhe atentatorët i përshkruan si terroristë, barbarë, frikacakë etj. Në radhën e denoncuesëve ndaj atentatorëve francezë u rreshtua edhe udhëheqja servile shqiptare. Kryeministri frankofon dhe katolik i Shqipërisë, Edi Rama shkroi në twitter se ishte trishtuar, revoltuar dhe solidar me Francën. Lulzim Basha e Ilir Meta bën të njëjtën gjë. Edhe liderët kosovarë, bën të njëjtën gjë. U rreshtuan me Francën, siç bën edhe shoqatat e gazetarëve të Tiranës dhe të Prishtinës të cilat shpresojnë që të marrin fonde të reja nga ambasada franceze për këtë solidarizim.
Solidarizimi masiv i liderëve perëndimorë dhe servilëve të tyre shqiptarë, në shikim të parë duket shumë human. Në Francë u vranë 12 roje dhe gazetarë nga 2 apo 3 muslimanë francezë, dhe në emër të “fjalës së lirë” dhe “lirisë së medias” teologjia e demokracisë liberale tregon që ne duhet të prekemi të gjithë e të vëmë kujën për këtë hata të madhe. Megjithatë, fakti që të bën përshtypje është se si udhëheqësit perëndimorë dhe shqiptarë, ashtu edhe komentatorët në Tiranë dhe Prishtinë, nuk kanë reaguar kështu kur gazetarë janë vrarë edhe në vende të tjera të botës. Në konfliktin e 8 korrikut 2014 në Gaza ushtria izraelite vrau mbi 2200 civilë, gra, fëmijë, pleq, gazetarë, punëtorë etj. Mes të vrarëve kishte mbi 17 gazetarë. Megjithatë si liderët perëndimorë ashtu edhe zarat e tyre shqiptarë nuk reaguan sikur po reagojnë sot. E njëjta gjë ndodh edhe me gazetarët rusë që po vriten e merren peng në Ukrainë. Qeveria franceze e presidentit Francois Hollande ashtu sikur edhe ajo e kriminelit të luftës Nikolas Sarkozy kanë stërvitur, furnizuar, armatosur dhe mbështetur terroristë islamikë që nga Siria e deri në Libi, të cilët kanë vrarë, përdhunuar, djegur e shkatërruar shumë herë më shumë sesa këta të fundit në Paris. Për një person që nuk e njeh politikën e Evropës dhe grupet që sot kontrollojnë mediat në të – pyetja mund t’i lindi e thotë: si shpjegohet që udhëheqësit perëndimorë dhe zarat e tyre shqiptarë bëhen histerikë kur 3 terroristë vrasin 12 gazetarë në Paris, por nuk bëzajnë fare kur Franca dhe terroristët që ajo mbështet vrasin njerëz e gazetarë në masë në Siri, Libi, Mali, Palestinë, Bregun e Fildishtë etj? Përgjigja është që jetojmë në një botë të ndyrë dhe hipokrite, dhe reagimet histerike e politike nuk bëhen me zemër në dorë, por me laps te veshi.
2.
Revista Charlie Hebdo, gazetarët e së cilës u vranë në këtë 7 janar ishte një revistë rrugaçe, islamofobike dhe raciste. Me karikaturat e saj ajo ka sulmuar, përçmuar e ofenduar në mënyrë të vazhdueshme muslimanët francezë por edhe grupe të tjera që jetojnë në Francë. Kulmi i sulmeve të saj kundër muslimanëve francezë erdhi në vitin 2006 kur ajo u rreshtua në listën e disa mediave perëndimore të cilat nuk treguan aspak sensitivitet ndaj ndjesive të muslimanëve dhe botuan karikatura kundër profetit Muhamed. Edhe pse ish-presidenti francez Zhak Shirak i dënoi këto provokime, Nikola Sarkozy dhe Francois Hollande e mbështetën ofendimin e Charlies, nën pretekstin e lirisë së fjalës. Por për muslimanët francezë, sidomos ata që janë me orgjinë nga Afrika dhe Algjeria, shteti francez është vendi i fundit në botë që respekton lirinë e fjalës. Franca është një nga vendet më diktatoriale të Evropës, e cila persekuton, burgos, dhe përndjek qytetarët e saj të cilët guxojnë të thonë ndonjë gjë kundër lobeve të fuqishme që kontrollojnë vendin. Që dikush të kuptojë dhe bindet sesa liri fjale ka në Francë, mund të shohi në wikipedia shkrimet mbi antisemitizmin apo dënimin e gjenocidit armen në Francë dhe të kuptojë se çfarë terrori shtetëror ekziston në këtë vend kundër fjalës së lirë, dhe sesa shumë artistë, intelektualë e mendimtarë dënohen për shkak se në këtë vend nuk ka liri fjale.
Por ndërsa Franca bën mirë që i mbron hebrejtë, armenët dhe grupe të tjera interesi të cilët janë persekutuar në shekuj nga katolikët, ajo nuk bën të njëjtën gjë me muslimanët. Edhe pse në Francë, muslimanët përbëjnë rreth 10% të popullsisë, aq sa janë edhe katolikët në Shqipëri, politikat franceze që rrjedhin që nga koha e kolonializmit i diskriminojnë dhe përbuzin muslimanët në format nga më të ulëtat. Muslimanët francezë diskriminohen në arsim, qeverisje, sulmohen brutalisht në media dhe nga organet e sigurisë, e 60% e të burgosurve sot në Francë janë muslimanë. Me ligjin famëkeq të marsit 2004 Franca i ka shpallur luftë totale grave muslimane me shami të cilat përjashtohen nga të gjithë sferat publike të vendit. Ligjin e saj gjenocidal, Franca ia ka imponuar edhe dy vendeve muslimane të Evropës, Kosovës dhe Shqipërisë.
Diskriminimi dhe përbuzja në jetën e përditshme, dhe ndërhyrjet imperialiste të Francës në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë, kanë krijuar në mendjen e shumë qytetarëve muslimanë francezë idenë se vendi i tyre është një vend i keq, racist, që i do të keqen atyre. Rasti më i fundëm i pushtimit ushtarak të Libisë dhe vrasja nga agjentët francezë të liderit libian Muammar Gaddafit, dhe dërgimi nga Franca i terroristëve dhe spiunëve të saj për të djegur dhe shkatërruar Sirinë janë vetëm dy shembuj që ilustrojnë politikën brutale që Franca ndjek me botën e islamit.
3.
Sulmi që tre terroristë francezë ndërmorën kundër revistës Charlie Hebdo këtë 7 janar në Paris, edhe pse mediat franceze dhe ato perëndimore po mundohen ta ndërlidhin me Islamin – i cili akuzohet nga udhëheqësit e krishterë perëndimorë si fe e dhunës dhe terrorit – në fakt ka të bëj më shumë me Francën dhe terrorin që regjimi laik-katolik francez ushtron prej shekujsh kundër popujve muslimanë dhe afrikanë. Gjatë nisjes së pranverës arabe, qeveritë franceze të Sarkozisë dhe Hollandës dërguan me qindra terroristë dhe agjentë francezë që të bëjnë terror në Lindjen e Mesme ku vranë disa mijëra të krishterë dhe muslimanë arabë. Shumë nga këta terroristë tani që Franca i ka lënë në baltë po kthehen në vendin e tyre të cilin ata e urrejnë. Të përbuzur, përndjekur dhe diskriminuar nga regjimi laik-katolik francez, zhgënjimin ata e përkthejnë në aktet dhune. Në këto muajt e fundit ne kemi parë sa e sa raste që muslimanë francezë kanë sulmuar objekte të ndryshme në vend. Por qeveria franceze – që prej revoltave të vitit 2005 kur popullatat arabe dhe afrikane dogjën lagje të tëra të Parisit – nuk do që të adresojë problemet e qytetërëve të saj me politika sociale dhe integruese. Ajo ka zgjedhur taktikën e terrorit policor për të nënshtruar popullatat muslimane. Ndryshe nga Shqipëria, ku edhe pse katolikët janë 10% e popullsisë e Perëndimi e Franca bashkë na kanë “mundësuar” që kryeministri dhe shumica e ministrave tanë të jenë të krishterë fondamentalistë – në Francë, nuk ndodh një gjë e këtillë me muslimanët. Ata mbahen me dhunë institucionale jashtë strukturave shtetërore.
Udhëheqësit francezë që nga kryeministri Hollandë, Nikola Sarkozy apo fashistja Marie Le-Pen, të gjithë pa përjashtim lehin e garojnë sesi të poshtërojnë e nënshtrojnë sa më shumë qytetarët e tyre afrikano-veriorë. Pjesë e poshtërimit të Islamit në vend ishin edhe provokimet e revistës Charlie Hebdo e cila në pothuajse çdo numër të saj ofendonte profetin Muhamed dhe simbolet e shenjta të Islamit. Edhe pse udhëheqësit francezë dhe aleatët e tyre të NATO-s mbrojnë poshtërimet publike që i bëhen Islamit në vend – nën pretekstin e lirisë së fjalës – edhe një budalla e kupton që në Francë nuk mbrohet fjala e lirë, por liria për të poshtëruar muslimanët.
4.
Frustrimi që vjen nga papunësia, racizmi, diskriminimi fetar dhe shoqëror me të cilin përballen muslimanët e Francës i ka bërë ata që të vëshojnë në masë në konfiktet xhihadiste që sot kryhen në Lindjen e Mesme. Muslimanët francezë e urrejnë Francën, pasi aty trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Klasa e bardhë laik-katolike që sot sundon Francën, i sheh ata me përbuzje dhe urrejtje. Fakti që pas vrasjes së gazetarëve të Charlie Hebdo në sheshet e Francës vërshuan me mijëra francezë të bardhë katolikë që protestonin kundër terroristëve muslimanë afrikanë, tregon qartë tensionin e madh fetar dhe etnik që ekziston në këtë vend.
Edhe pse Franca arriti ti vrasë atentatorët e gazetarëve të saj, ajo akoma nuk ka arritur të zgjedhë problemin e saj me Islamin dhe popullatat afrikane që ka në vend. Liderët francezë, në vend se të ulen dhe heqin ligjet diskriminuese, në këto ditët e fundit zihen me njëri tjetrin sesi ti keqtrajtojnë sa më shumë muslimanët. Udhëheqësja fashiste Marie Le-Pen kërkon ti deportojë jashtë vendit, të risjellë ligjin e vdekjes dhe gijotinën – tamam sikur terroristët e ISIS-it. Kryeministri Holland po zotohet që të punësojë edhe më shumë spiunë e policë për të mbajtur nën kontroll popullatat muslimane. Ndërsa mediat vazhdojnë të fyejnë e poshtërojnë muslimanët gjithmonë e më shumë.
Të gjendur të pagojë, të paintegruar dhe të përbuzur muslimanët francezë po shkojnë gjithnjë e më shumë drejt ekstremizmit dhe ndërmarrin masa të dëshpëruara dhune kundër Republikës së Pestë. Vrasësit e gazetarëve të Charlie Hebdo ishin njerëz të dëshpëruar, të cilët Republika e Pestë Franceze nuk diti ti integrojë sipas slloganit masonik francez të Lirisë – Barazisë dhe Vëllazërisë. Ata ishin të mërzitur me Francën, e prandaj vendosën të vdesin duke sulmuar simbolet ofenduese të fesë së tyre, të cilat liderët francezë i quajnë “fjalë e lirë”.
5.
Reagimet histerike të udhëheqësve francezë dhe aleancës franceze sot nëpër botë, duke përfshirë edhe servilët e Kosovës dhe Shqipërisë, për vrasjen e gazetarëve të Charlie Hebdo-së nuk do t’i zgjidhin dot problemet e Francës. Edhe dalja e udhëheqësve “të moderuar” muslimanë që dënojnë terrorizmin dhe thonë që ai nuk ka lidhje me Islamin, nuk do i bëjnë derman dot Francës. Fajin Francës që qytetarët e saj bëhen terroristë dhe vrasin gazetarë e policë nuk ja ka Islami por vetja e saj. Ajo është që sulmon e pushton vende muslimane nga Afrika e deri në Siri. Ajo është që çoi qytetarë të saj të djegin Libinë dhe Sirinë. Dhe ajo është që i përbuz, diskriminon dhe poshtëron qytetarët e saj muslimanë nëpërmjet “fjalës së lirë” sikur revista Charlie Hebdo e më pas u kërkon muslimanëve që ta pranojnë këtë poshtërim publik. Reagimet histerike të pushtetarëve francezë, NATO-istë, apo edhe të fondamentalistëve kristjanë në Shqipëri kundër Islamit, nuk do t’i japin fund përplasjes midis popullatave muslimane dhe katolike në Francë dhe Evropë. Vetëm kur Franca dhe Evropa të kthehen në vende të lira, të barazisë dhe vëllazërisë sikur masonët francezë propagandonin në shekullin e XX, e t’i mbrojnë dhe respektojnë muslimanët si qytetarë më të drejta të barabarta; e vetëm kur Franca të ndjeki shembullin e Shqipërisë e cila për kryeministër ka një psikopat nga minoriteti katolik – dhe edhe Franca të zgjedhi një arab musliman si kryeministrin e saj – vetëm atëherë punët mund të ndryshojnë për Francën dhe Evropën. Por nëse Franca do të vazhdojë t’i trajtoj qytetarët e saj muslimanë sikur ata të jetojnë në Republikën Qendrore të Afrikës, lexuesit tanë duhet të jenë të sigurtë që në të ardhmen do të shohin spektakle të reja luftimesh në teatrin francez. Arabët do të vrasin francezë, e francezët do të vrasin arabë dhe liderët perëndimorë do të dënojnë terrorizmin si gjithmonë dhe mediat e tyre do të mallkojnë Islamin.
6.

Francës dhe Evropës Perëndimore sot i ka ardhur koha dhe momenti që t’i anullojnë politikat e tyre diskriminuese dhe imperialiste kundër Islamit dhe muslimanëve dhe të zbatojnë siç duhet slloganet masonike të Liberté, ةgalité, Fraternité-së. Nëse ato bëjnë këtë gjë, edhe qytetarët muslimanë do të sillen mirë dhe do ta shohin Francën si atdheun e tyre. Por nëse ata trajtohen sipas metodave fashiste të Nikolla Sarkozisë, Le-Pennit dhe Hollandës, Evropa duhet të jetë e sigurtë që do të përballet me konflikte të tjera, sikur ky i fundit edhe në të ardhmen.
 
Pe: Përse Franca nuk i zbaton slloganet masonike të Liberté, ةgalité, Fraternité-së

Përse Franca nuk i zbaton slloganet masonike të Liberté, ةgalité, Fraternité-së me muslimanët e saj?

france-620x330.png


Olsi Jazexhi
1.
Sulmi që u bë në zyrat e revistës franceze Charlie Hebdo në datë 7 janar 2015 e ka tronditur shumë Perëndimin. Udhëheqësit perëndimorë që nga presidentët e kryeministrat e Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë etj, të gjithë pa përjashtim i dënuan sulmet dhe vrasjen e gazetarëve të revistës Charlie Hebdo dhe atentatorët i përshkruan si terroristë, barbarë, frikacakë etj. Në radhën e denoncuesëve ndaj atentatorëve francezë u rreshtua edhe udhëheqja servile shqiptare. Kryeministri frankofon dhe katolik i Shqipërisë, Edi Rama shkroi në twitter se ishte trishtuar, revoltuar dhe solidar me Francën. Lulzim Basha e Ilir Meta bën të njëjtën gjë. Edhe liderët kosovarë, bën të njëjtën gjë. U rreshtuan me Francën, siç bën ncezët do të vrasin arabë dhe liderët perëndimorë do të dënojnë terrorizmin si gjithmonë dhe mediat e tyre do të mallkojnë Islamin.
.

Mbi të gjitha të bën përshtypje kjo fjala *servile".
Besoj që ata që dijnë shqipen, kuptojnë
pa problem dmth-ënjen e saj!


Shtrohet pyetja, kur do të japim mendimet e tona,
pa u ndikuarë nga intereset e të tjerëve?'''
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top