Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 8:43 / 5.12.2013

p-euml-rse-femrat-e-bukura-jan-euml-t-euml-vetmuara_hd.jpg

Hulumtimet tregojnë që gjithnjë e më shumë femra, të cilat janë të bukura, kanë stil, karrierë, mirëpo për ndonjë arsye nuk arrijnë të tërheqin vëmendjen e gjinisë së kundërt, por vetëm shikime, buzëqeshje, komplimente dhe çdo gjë këtu përfundon.

Ekspertët francezë thonë se problemi pikërisht qëndron te “pispillosje” e damës, sepse rezultatet e hulumtimit tregojnë që meshkujt nuk bien më në gracën e takave të arta, frizurave moderne, veshjeve me stil, grimit, - me shikimin e këtyre super bukurosheve “ngopen” për çdo ditë nëpër revista, televizione, rrugë, andaj kanë filluar ta kthejnë vëmendjen te bukuria e fshehur, sharmi, feminiteti, shikimi, mirësjellja...

Shumica e meshkujve thonë se femrat janë bërë të painteresuara dhe refuzuese, “shigjetojnë” me shikim në vend që t’i përkëdhelin, andaj shumë shpejt heqin dorë nga interesimi për to. Po qe se shfaqin interesim, shpesh pendohen kur dëgjojnë përgjigjen e vrazhdët që në takimin e parë. Shumica e femrave me sjellje të tilla dërgojnë sinjale të qarta që nuk dëshirojnë ta kenë afër mashkullin. Dhe “rezultati” i gjithë kësaj është që me kalimin e kohës bukuroshet bëhen të “pikëlluara”, sepse meshkujt kaherë i lënë anash, ndërsa vitet i kalojnë në vetmi.

Duke e pritur princin imagjinar, të përsosur në kalë të bardhë, femra shpesh nuk e vëren dashurinë që ia fron mashkulli i zakonshëm, sepse nuk është e vetëdijshme që pikërisht me ndonjë të tillë do të kishte mundur të përjetonte dashurinë e vërtetë. /Telegrafi/
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Femrat e bukura e te zgjuara,jo se ngelin vetem,asnjehere,thjesht tek ato s"ka vend te afrohet c"do mashkull IDIOT,ndaj e te flirtosh nje femer te tille nuk eshte e lehet,nuk eshte ceshtje bukurie,apo takash te larta,thjesht me mire vetem se me lloj lloj debili e mase idiote qe merre guximin te flirtoj apo afrohet.
keshtu qe studimi me mire te cilsonte pa-aftesin e mashkullit ne kete rast,se sa egoizmin e femres te sjelle ne forme perbuzese e asapak llogjik.
Mesaduket socilog te tille,(gjithmon ne qofte se mund te quhen te tille,keta qe bejne te tilla studime) ka probleme analizimi te drejt dhe koherent mbi zhvillimet e etapave sociale,femer-mashkull.
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

NeVertiti, nuk mund te pajtohem me mendimin tend. Ja dhe aresyet.
Nje femer qe mendon se eshte e vecante ne kete bote dhe se bukuria e saj eshte gjithecka qe i duhet, normal se mban hunden lart dhe asnje mashkull, cfaredo qe te jete ai, nuk desheron (jo qe nuk mundet) te i afrohet. E para ngase femrat e tilla desherojne qe mashkulli te bie ne gjunje para saj, sikur te jete ndonje perendeshe...dhe e dyta sepse shumica e femrave te tilla kurre nuk mund te jene te kenaqura, pa marre parasysh se cka nje mashkull mund ti ofroj (dhe kjo nuk ka te bej me paaftesine e mashkullit, por me kerkesat extreme te nje femre te tille)
 
Mua me rezulton e kunderta :)

ahhahaha Marla,tamam,as mua sme ka rastis te shof femra te bukura vetem :))
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

ahhahaha Marla,tamam,as mua sme ka rastis te shof femra te bukura vetem :))

Femra te bukura vetem, vertete nuk keni pa, sepse ato nga mendjemadhesia jane te rrethuara me roje, por jo me dashnore!
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Femra te bukura vetem, vertete nuk keni pa, sepse ato nga mendjemadhesia jane te rrethuara me roje, por jo me dashnore!
O ylli,se di cila eshte shkalla e ironis ketu,apo e mendimit.. :p
Se c"hyjn rojet e dashnoret ne kete mes,,!?
Ajt me te mira..!!
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Nuk ka shkalle te ironise, por ose nuk don me e kuptu, ose nuk mundesh me e kuptu te verteten e ketij studimi. Ti e di me mire se cila nga keto qendron.
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Femra te bukura vetem, vertete nuk keni pa, sepse ato nga mendjemadhesia jane te rrethuara me roje, por jo me dashnore!

po flet per thjesht femra te bukura apo te bukura e ambicjoze qe duan te jen indipendente e jo te varura nga mashkulli...femra qe bejn karriere, qe shohin te ken ne fillim punen, te kompletojn veten e tyre jo duke u kerkuar lemoshen apo ndimen e nje mashkulli.....se ka ndryshim shume.
femra qe jan te bukura por e nenvlersojn veten dhe e ven ne duart e nje mashkulli...e ka femra te bukura te zgjuara qe ecin me kembet e tyre e mashkulli eshte nje garniture :p..eshte thjesht dicka qe duhet ne jete ske cben :p ahahah

saper kete qe ke then....nuk e marr vesh, e ke fjalen per kengetare, aktore apo ca??? se edhe ky kendveshtrim ka plot per te then .

NeVertiti, nuk mund te pajtohem me mendimin tend. Ja dhe aresyet.
Nje femer qe mendon se eshte e vecante ne kete bote dhe se bukuria e saj eshte gjithecka qe i duhet, normal se mban hunden lart dhe asnje mashkull, cfaredo qe te jete ai, nuk desheron (jo qe nuk mundet) te i afrohet. E para ngase femrat e tilla desherojne qe mashkulli te bie ne gjunje para saj, sikur te jete ndonje perendeshe...dhe e dyta sepse shumica e femrave te tilla kurre nuk mund te jene te kenaqura, pa marre parasysh se cka nje mashkull mund ti ofroj (dhe kjo nuk ka te bej me paaftesine e mashkullit, por me kerkesat extreme te nje femre te tille)

Ylli artikulli nuk thote kete qe ti po nenvizon. nuk flet per bukuri mendjemedhaja e hunde perpjet, por flitet per ngopjen e syrit mashkullor.
E meqe ra fjala nuk mendoj se mashkulli nuk i afrohet nje femere te bukur e mendjemadhe sepse nuk deshiron, por sepse as ka si ti afrohet se nuk e arrin dot :p ...........megjithate, jam dakort me nevertitin. Madje mendoj se nje femer e bukur e zgjuar edhe menyren e flirtimit e ka edhe me te sofistikuar e keshtu qe jo cdo mashkull mund ta kuptoj e ti pergjigjet..edhe ai duhet te jet i zgjuar....saper vetmin,..hemm edhe nese jan, jan me vetedije, me deshiren e tyre...femrat e bukura e te zgjuare nuk jan gjithnje ne kerkim te nje burri, te nje mashkulli..sepse nuk jan te pasigurta....me nje burre gjithmon ne krah shohim femrat e pasigurta e jo me pak te bukura apo te bukura..ka ndryshim dhe ketu ;).
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

po flet per thjesht femra te bukura apo te bukura e ambicjoze qe duan te jen indipendente e jo te varura nga mashkulli...femra qe bejn karriere, qe shohin te ken ne fillim punen, te kompletojn veten e tyre jo duke u kerkuar lemoshen apo ndimen e nje mashkulli.....se ka ndryshim shume.
femra qe jan te bukura por e nenvlersojn veten dhe e ven ne duart e nje mashkulli...e ka femra te bukura te zgjuara qe ecin me kembet e tyre e mashkulli eshte nje garniture :p..eshte thjesht dicka qe duhet ne jete ske cben :p ahahah

saper kete qe ke then....nuk e marr vesh, e ke fjalen per kengetare, aktore apo ca??? se edhe ky kendveshtrim ka plot per te then .

Ylli artikulli nuk thote kete qe ti po nenvizon. nuk flet per bukuri mendjemedhaja e hunde perpjet, por flitet per ngopjen e syrit mashkullor.
E meqe ra fjala nuk mendoj se mashkulli nuk i afrohet nje femere te bukur e mendjemadhe sepse nuk deshiron, por sepse as ka si ti afrohet se nuk e arrin dot :p ...........megjithate, jam dakort me nevertitin. Madje mendoj se nje femer e bukur e zgjuar edhe menyren e flirtimit e ka edhe me te sofistikuar e keshtu qe jo cdo mashkull mund ta kuptoj e ti pergjigjet..edhe ai duhet te jet i zgjuar....saper vetmin,..hemm edhe nese jan, jan me vetedije, me deshiren e tyre...femrat e bukura e te zgjuare nuk jan gjithnje ne kerkim te nje burri, te nje mashkulli..sepse nuk jan te pasigurta....me nje burre gjithmon ne krah shohim femrat e pasigurta e jo me pak te bukura apo te bukura..ka ndryshim dhe ketu ;).

Askund as ne postimet e mia dhe as ne studim nuk thuhet ajo qe nenvizova ne postimet e tua bella. Thote thjeshte: FEMRAT E BUKURA...askund nuk thote te menqura, ambicioze, kengetare, aktore....Mendoj se ketu behet fjale per nje ndryshim shume te madh...
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Askund as ne postimet e mia dhe as ne studim nuk thuhet ajo qe nenvizova ne postimet e tua bella. Thote thjeshte: FEMRAT E BUKURA...askund nuk thote te menqura, ambicioze, kengetare, aktore....Mendoj se ketu behet fjale per nje ndryshim shume te madh...

:D e di por un tu pergjigja ty se ti the kan roje dhe jo dashnore..... atehere kjo me ben te mendoje se meshkujt jan vertet per tju qar hallin :p

atehere ky hulmutim eshte jo i sakte, sepse femrat e bukura nuk te lodhin asnjehere kur i sheh :D....dhe qendron ajo qe thashe me siper, se meshkujt nuk i afrohen se nje femer e bukur, me taka, e lyer e veshur eshte nje tundim dhe meshkujt i kan frike tundimet ;)

p.s ato qe shkruajta me siper gjithashtu qendrojn :)
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

OPo ku jane dhe te bukura dhe te zgjuara? Vallaj po te kisha pa ndonje kshu sic e keni pershkrujt ju
do e fusja ne thes
lol
 
nuk ke kerkua mire :) ose nuk e ke pare ose ose, nese mendon se nje femer e bukur nuk eshte edhe e zgjuar ske per ta gjetur asnjehere...sepse mos harro ka te bej edhe cka kemi ne ne mendjen tone, ne mentalitetin tone, ne gjykimim dhe paragjykimet tona :D

Ja un pershembull perse njoh vajza te tilla??? te pakten 2 te tilla..te bukura, te zgjuara dhe te deshirueshme (duke perjashtuar veten ketu se sjam vajze :p ahahah)
 
hahahahahahahaha,,,be gati thesin,e rri roje ne magazin ,grumbullimesh :p Se kurre si dihet kur vjen kismeti hahahahaha
 
Po ti je me fat moj,je me fat sikur te ishe mashkull do kishe 2 cop mendo pak lol
 
:D edhe pse femer perseri jam me fat se kam shume prane meje ...pse si femer smund te kem 2 eee :p

Megjithate lovM un them (se po nuk thash vdes :p ahahah) hapni syte e mendjes dhe jo vetem syte e ballit ;)
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Dmth femrat qe nuk jane te vetmuara sqenkan te bukura ?!!!!!
Lol si thone italianet bella: e meglio solo da male comagnia.., apo dicka e tille.
:p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

hahahahahahahaha,,,be gati thesin,e rri roje ne magazin ,grumbullimesh :p Se kurre si dihet kur vjen kismeti hahahahaha

Nevi do i bej leter babagjyshit lol
do ja pershkruaj deri ne detaje
po nuk beri pune as ai, do i nis pm belles lol

rse6g9.jpg
 
Attachments

  • rse6g9.jpg
    rse6g9.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Dmth femrat qe nuk jane te vetmuara sqenkan te bukura ?!!!!!
Lol si thone italianet bella: e meglio solo da male comagnia.., apo dicka e tille.
:p

I Thone: Meglio da solo che male accompagnato
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Dmth femrat qe nuk jane te vetmuara sqenkan te bukura ?!!!!!
Lol si thone italianet bella: e meglio solo da male comagnia.., apo dicka e tille.
:p

hahah po fix e ke then e spo e korrigjoj se e ke then bukur fare :)

Vetmi nuk do te thote te mos kesh nje partner...vetmin shpirterore e mbush nje partner i mire dhe i bukur, e nese ai nuk eshte i tille, me mire te qajm te vetme sesa tek shpatulla e dikujt qe nuk eshte me ne edhe kur eshte me ne ;)
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Nuk ka femer te keqe, bukurin qe ja dhuroj natyra ja shton asaj vetvetja, partneri qe nese kuptohet e esht e vendosur te JETOJ me te.Kjo e ben nje femer edhe me te bukur se esht.
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Tash kur po mendoj me mire, gabojne ata apo ato qe bejne studime te tilla. Humbin kohen kote, sepse mund te vijne ne forum, te shtojne pyetjen, dhe ne kemi ketu mjaft anetare te denje per te dhene pergjigjet e duhura...

P.S. Lexoni pakes me shume per historite e bukurosheve...ose bie ne duar te matrapazeve me gjepa plote, ose ne duar te boseve te prostitucionit...e ne raste te rralla ne duart e nje mashkulli qe i dashuron...dhe jo per fajin e meshkujve, por per fajin e kerkesave te tyre ekstreme....
 
Per mu asht ma e bukur ajo bukuria qe kan disa femra nga brenda ;)
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

E si te hyjme brenda te ia shohim...ate bukuri mo Quku?
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Tash kur po mendoj me mire, gabojne ata apo ato qe bejne studime te tilla. Humbin kohen kote, sepse mund te vijne ne forum, te shtojne pyetjen, dhe ne kemi ketu mjaft anetare te denje per te dhene pergjigjet e duhura...

P.S. Lexoni pakes me shume per historite e bukurosheve...ose bie ne duar te matrapazeve me gjepa plote, ose ne duar te boseve te prostitucionit...e ne raste te rralla ne duart e nje mashkulli qe i dashuron...dhe jo per fajin e meshkujve, por per fajin e kerkesave te tyre ekstreme....

saper keto studime, nuk humbasin kohe jo se e kan edhe ato ate vleren e tyre sociale.

saper historin e bukurosheve.... Ylli iku koha kur rremuja dhe kaosi mbreteronte shoqerin tone, ku per vajzat (te bukura e jo te bukura) binin, rrembeheshin apo e shihnin si te vetmen mundesi per te dal nga varferia dhe izolimi, meshkujt e paskrupujt.
Historia qe ti thua, nuk eshte vetem e femrave te bukura, eshte atyre vajzave qe nuk ishin te informuara.......Nese tani vajzat preferojn bosat apo matrapazet e bejn sepse duan, nuk bien me ne dore te tyre si ketu e 15 vjet me pare.

Mashkulli qe i dashuron thua ti?? kush eshte kjo dashuria? nje ndjenje shpirterore? ok jam dakort....por dashuria shkon pertej ndjenjes, ajo eshte bashkpunim, respekt, mirkuptim, munges totale egoizmi...ndjenja e dashuris nuk eshte vetem..un te dua dhe kaq mjafton. Un te dua e te kerkoj, e jam per ty, e nuk te gjykoj ty, e te mbeshtes ty, te dua pa mendjemadhesi, pa egoizem, pa justifikime, pa interes...............Prandaj ndoshta rralle here nje mashkull qe na dashuron na ka....sepse kerkesat tona jan te thjeshta ne te vertet, por si qenie njerezore e te ndryshme kuptojm komplet te kunderten e asaj qe eshte.

Thuhet shpesh se femra eshte materialiste dhe kerkon meshkujt me lek (them me lek e jo financarisht mire, qe te fusim te gjitha kategorit :p)
Por eshte nje koncept i gabuar....vertet nje femer kerkon nje mashkull me te ardhura te mira ekonomike ose te pakten me pune te mire ose djal ambicioz...sepse mendja e nje femre eshte sa aventuriere aq edhe praktike :D ...duke e hequr mendjen nga ato mendime Klishe si psh..jo femrat duan meshkuj me lek qe te bejn qejf e ku e di un se cfare..... . madje per mua do ishte e gabuar nese nje vajze nuk do pretendonte qe partneri i saj te mos kishte keto ambicje ....:)
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Te kerkosh nje mashkull me lek dhe te pretendosh se e merr me dashuri, me duket shume absurde. Ose e do sepse e do ose e do sepse ka lek....nuk ka te dyat...
 
Sigurisht qe te duket absurde, ashtu si mua e ndonje tjetri qe ka koncept tjeter per dashurin. Por cdo njeri ka menyren e tij te te menduarit e te dashuris. eshte e gabuar? po per mua e per ty...por jo per ate. e kush jam un te gjykoj sesi dashurojn te tjeret?!! asnje :)

Gjykimi ose paragjykimet vijn atehere kur dashuria eshte e semure, kur ajo eshte egoiste ose dominuese kunderjet njerit partner. Por nese dy persona duan te dashurojn dicka tjeter e jan mire me te, pune per ta :D
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

Femrat e bukura jan te vetmuara se jan te dashuruara me veten e tyre , nuk u ben pershtypje as gja tjeter perreth, veç qenia e tyre.Duhet te jen gjithmon qendra e vemendjes.Qynah....Bukurin e ben vet njeriu,jo paraqitja e jashtme, paraqitja qe tregon ti si femer.
 
Titulli: Përse femrat e bukura janë të vetmuara?

ateher un jam e bukur :p:p ??
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top