Përse është e rëndësishme të pimë lëngje

*deliza*

VIP
V.I.P
Përse është e rëndësishme të pimë lëngje​

Pasojat negative që shkakton në organizmin e njeriut mungesa e ujit

Qenia njerëzore mund të mbijetojë edhe një muaj pa ngrënë, por mund të jetojë vetëm pak ditë, mbase tre ose katër ditë, pa pirë ujë. Kjo ndodh sepse lëngjet janë të domosdoshme për organizmin dhe nuk mund të prodhohen nga vetë organizmi, por mund të merren vetëm me nga jashtë. Lëngjet nevojiten jo vetëm për të ruajtur ekuilibrin e organizmit por nevojitet për të ruajtur temperaturën e trupit, ndihmon në shpërbërjen e substancave të ndryshme në organizëm, ndihmon për nxjerrjen e lëndëve të padobishme nga trupi, djersitjen dhe frymëmarrjen e lëkurës. Nevoja ditore për ujë është rreth 30-40 mililitra për çdo kilogram peshë trupore dhe kjo sasi mund të merret duke pirë apo me anë të ushqimeve. Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me ujë, kështu që personat të cilët hanë fruta dhe perime gjatë ditës kanë më pak etje krahasuar me ata persona të cilët marrin më tepër proteina e përbërës të tjerë, dhe te këta persona metabolizmi ka nevojë për sasi më të madhe uji.

Mungesa e ujit

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja: probleme tretjeje; lëkure të thate dhe zë të ngjirur; ngadalësim të organeve trupore; probleme me mbajtjen e ujit; dhimbje muskujsh; dhimbje kyçesh; rritje e toksinave (helmeve) në trup. Mungesa e lëngjeve dh ujit në organizëm shkakton gjithashtu metabolizëm të dobët të yndyrave të trupit, dhjamë të tepërt; muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore, kapsllëk të përhershëm.

Të pish: mes mitit dhe së vërtetës

Sukot e ananasit dhe të rrushit mendohej se shpërbënin yndyrnat. Në të vërtetë nuk ekzistojnë substanca të cilat mund të shpërbëjnë yndyrnat. Yndyrnat e depozituara në trup në formë dhjami nuk shpërbëhen as me lëng ananasi apo rrushi, dhe as me prodhime farmaceutike apo masazhe. Por këto yndyrna mund të metabolizohen dhe të përdorën për të prodhuar energji, pra të konsumohen në aktivitet fizik, duke balancuar hyrjet e kalorive me daljet. Nëse sukot e anansit dhe rrushit janë të sheqerosura, siç janë zakonisht sukot industriale, mund të shëndoshin, ashtu si të gjithë lëngjet e tjera industriale të pasura me karbohidrate dhe sheqerna. اaji i gjelbër për të cilin është dëgjuar të flitet kohët e fundit si për një ilaç shumëfunksional, në të vërtetë i ka disa cilësi shumë të mira. Sipas një kërkimi të bërë nga Universiteti i Jalës në ShBA, në këtë çaj ka një substancë EGCG, e cila të çajrat e tjera gjendet 23 herë më pak. Kjo substancë parandalon oksidimin e kolesterolit të dëmshëm dhe ndihmon në rigjallërimin e qelizave muskulore. Po ashtu ndërhyn edhe në rregullimin e shumë faktorëve që çojnë në sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. Sipas një studimi tjetër të bërë nga Universiteti i Kansasit EGCG, ka efekt mbrojtës edhe mbi tumoret.
Sukot e frutave mund të shëndoshin?
Sukot apo lëngjet e frutave të përgatitura në kushtet e shtëpisë me fruta të freskëta janë shumë të domosdoshme dhe bëjnë mirë për shëndetin. Ato janë të pasura me kripëra, vitamina dhe fibra. Por është tjetër gjë të flasim për suko të përgatitura industrialisht. Nuk do të thotë aspak se lëngjet e frutave të përgatitura në mënyrë industriale bëjnë keq, por në përgjithësi ato përmbajnë shumë sheqerna dhe jo të këshillueshme për një dietë të plotë. Në disa vende ka qenë e ndaluar shitja e këtyre produkteve industriale nëpër shkolla, si synim për shmangien e obezitetit. Disa suko mund të jenë të ndërtuara me fruktozë, esenca dhe aspak me lëng natyral frutash, dhe kjo nuk është e shëndetshme për organizmin, sepse kjo mund të favorizojë diarrenë. Prandaj nëse duhet të shmangim shëndoshjen dhe obezitetin duhet t’i largohemi dëshirës për të konsumuar shpesh lëngje frutash, sidomos ato industriale. Lëngjet nuk janë si uji i cili ka 0 kalori. Sipas studimeve të bëra është theksuar se uji natyral është më i dobishëm se ai që shitet i ambalazhuar.

Nevoja për lëngje për nënat që kanë foshnjë në gji

Kur nëna ka fëmijë në gji ajo duhet të ushqehet mire në sasi dhe cilësi, sepse në qumështin e saj duhet të kalojë një sasi e mjaftueshme e vitaminës C. Vitamina C gjendet në frutat e freskëta, në perime, domate, sallate, karota etj. Në rast se nëna i merr këto ushqime në mënyrë të rregullt, foshnja nuk i shfaq këto mungesa të vitaminës C. Këshillohet që foshnjës t'i jepen lëngje frutash ose perimesh duke filluar nga muaji i 2-të ose i 3-të. Përveç vitaminës C këto lëngje përmbajnë edhe lëndë të tjera të domosdoshme për fëmijën. ato jepen në sasi të kufizuar dhe rregullisht. Sasia e tepërt nuk sjell dobi. Fëmijës mund t'i jepet lëngu i limonit, portokallit, mandarinës, shegës, mollës, pjeshkës, rrushit, domateve, karotës etj. Nëse fëmija është me ushqyerje artificiale, rritet nevoja për lëngje frutash e perimesh. Sëmundje të aparatit tretës dhe deri tek verdhëza. Këto janë pasojat, që mund t'u kushtojnë konsumatorëve, për shkak të ujit të ndotur. Këtë e pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, ndotja e ujit, sado e vogël të jetë, përbën një problematikë shumë të madhe për shëndetin. Sipas mjekëve, ajo që e bën akoma më alarmante situatën se uji i ndotur sjell pasoja, është pikërisht fakti se këto pasoja bien sidomos mbi fëmijë.


TO​
 
Pse duhet të pimë lëngje?

Njeriu mund të mbijetojë edhe një muaj pa ngrënë, por mund të jetojë vetëm pak ditë, mbase tri ose katër ditë, pa pirë ujë. Kjo ndodh sepse lëngjet janë të domosdoshme për organizmin dhe nuk mund të prodhohen nga vetë organizmi, por mund të merren vetëm nga jashtë. Lëngjet nevojiten jo vetëm për të ruajtur ekuilibrin e organizmit, por nevojitet për të ruajtur temperaturën e trupit, ndihmon në shpërbërjen e substancave të ndryshme në organizëm, ndihmon për nxjerrjen e lëndëve të padobishme nga trupi, djersitjen dhe frymëmarrjen e lëkurës. Nevoja ditore për ujë është rreth 30-40 mililitra për çdo kilogram peshë trupore dhe kjo sasi mund të merret duke pirë apo me anë të ushqimeve. Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me ujë, kështu që personat të cilët hanë fruta dhe perime gjatë ditës kanë më pak etje krahasuar me ata persona të cilët marrin më tepër proteina e përbërës të tjerë, dhe te këta persona metabolizmi ka nevojë për sasi më të madhe uji.

Mungesa e ujit
Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja: probleme tretjeje; lëkure të thate dhe zë të ngjirur; ngadalësim të organeve trupore; probleme me mbajtjen e ujit; dhimbje muskujsh; dhimbje kyçesh; rritje e toksinave (helmeve) në trup. Mungesa e lëngjeve dh ujit në organizëm shkakton gjithashtu metabolizëm të dobët të yndyrave të trupit, dhjamë të tepërt; muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore, kapsllëk të përhershëm.

Nevoja për lëngje për nënat që kanë foshnjë në gji
Kur nëna ka fëmijë në gji ajo duhet të ushqehet mire në sasi dhe cilësi, sepse në qumështin e saj duhet të kalojë një sasi e mjaftueshme e vitaminës C. Vitamina C gjendet në frutat e freskëta, në perime, domate, sallate, karota etj. Në rast se nëna i merr këto ushqime në mënyrë të rregullt, foshnja nuk i shfaq këto mungesa të vitaminës C. Këshillohet që foshnjës t’i jepen lëngje frutash ose perimesh duke filluar nga muaji i 2-të ose i 3-të. Përveç vitaminës C këto lëngje përmbajnë edhe lëndë të tjera të domosdoshme për fëmijën. ato jepen në sasi të kufizuar dhe rregullisht. Sasia e tepërt nuk sjell dobi. Fëmijës mund t’i jepet lëngu i limonit, portokallit, mandarinës, shegës, mollës, pjeshkës, rrushit, domateve, karotës etj. Nëse fëmija është me ushqyerje artificiale, rritet nevoja për lëngje frutash e perimesh. Sëmundje të aparatit tretës dhe deri tek verdhëza. Këto janë pasojat, që mund t’u kushtojnë konsumatorëve, për shkak të ujit të ndotur. Këtë e pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, ndotja e ujit, sado e vogël të jetë, përbën një problematikë shumë të madhe për shëndetin. Sipas mjekëve, ajo që e bën akoma më alarmante situatën se uji i ndotur sjell pasoja, është pikërisht fakti se këto pasoja bien sidomos mbi fëmijë. KS
 
Back
Top