Përse demokracia nuk funksionon? Ja arsyeja

Ky studim do të bënte të lumtur Hitlerin, Stalinin, por edhe shumë diktatorë të tjerë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se teoria e demokracisë ka një problem të madh: shumica e publikut nuk ka aftësinë për të zgjedhur kandidatin e duhur për shkak se u mungon inteligjenca.

Sipas teorisë së studiuesve të universitetit Cornell, procesi demokratik nënkupton se në të vërtetë duhet zgjedhur kandidati më i mirë. Por studimi tregon se zgjedhjet demokratike prodhojnë lidership dhe politika mediokre. Shkak për këtë është se njerëzit nuk janë të aftë që të gjykojnë përgatitjen dhe nivelin e një personi tjetër. Për shembull, nëse njerëzit nuk kuptojnë nga taksat, nuk e kuptojnë se për çfarë flasin kandidatët. “Shumë njerëz nuk e kanë aftësinë për të kuptuar se sa e mirë është një ide ose një propozim,” thonë studiuesit.

Një arsye tjetër e fortë sipas tyre është se njerëzit kanë iluzione kur bie fjala tek aftësia e tyre intelektuale. Edhe ata që kanë një nivel shumë të ulët intelektual, mendojnë se janë mbi mesataren. Testi i realizuar edhe me ndihmën e një procesi zgjedhor të simuluar në kompjuter arriti në përfundimin se në demokraci nuk zgjidhen thuajse kurrë liderët më të mirë. /shmedia
 
Pe: Përse demokracia nuk funksionon? Ja arsyeja

Një arsye tjetër e fortë sipas tyre është se njerëzit kanë iluzione kur bie fjala tek aftësia e tyre intelektuale. Edhe ata që kanë një nivel shumë të ulët intelektual, mendojnë se janë mbi mesataren.

Mu kujtua nje eksperiment i famshem ku 161 persona u pyeten ca ne Suedi ca ne SHBA.
Dy ishin pyetjet: A ngisni me mire se nje shofer mesatar? A ngisni makinen ne menyre te parrezikshme?

Ne SHBA 93% u pergjigjen qe ngisnin makinen me mire se nje shofer normal ndersa 88% u pergjigjen se ngisnin makinen ne menyre te parrezikshme. LOL
Me e forta ishte se disa qe u intervistuan ne emergjence qe sapo kishin bere aksident ishin pergjigjur qe dine ta ngasin makinen me mire se nje shofer normal edhe ne menyre te parrezikshme.

Are we all less risky and more skillful than our fellow drivers? 10.1016/0001-6918(81)90005-6 : Acta Psychologica | ScienceDirect.com
 
Pe: Përse demokracia nuk funksionon? Ja arsyeja

S'me duket bindes si zbulim. Bie ne kundershtim me funksionin e rendesishem qe rritja e nivelit te arsimit (ne krahasim me vitet e kaluara) luan ne sjelljen e njerzve neper votime ne ditet e sotshme. Si mund te kesh rritje arsimi nga njera ane dhe nivel te ulet intelektual nga ana tjeter!
 
Pe: Përse demokracia nuk funksionon? Ja arsyeja

Si mund te kesh rritje arsimi nga njera ane dhe nivel te ulet intelektual nga ana tjeter!

Sweety behet fjala per SHBA me shume se ne Shqiperi pyesin me PD apo PS je... :P
Pastaj jo te gjithe qe mbarojne shkollen dalin intelektual edhe e mbivleresojne aftesit e veta intelektuale thua se po shpikin llamben per se pari :P
Ste ka rastisur persona qe kane bere shkollen e lart apo master edhe e thone sikur coc jane?? :D
 
Pe: Përse demokracia nuk funksionon? Ja arsyeja

Sweety behet fjala per SHBA me shume se ne Shqiperi pyesin me PD apo PS je... :P
Pastaj jo te gjithe qe mbarojne shkollen dalin intelektual edhe e mbivleresojne aftesit e veta intelektuale thua se po shpikin llamben per se pari :P
Ste ka rastisur persona qe kane bere shkollen e lart apo master edhe e thone sikur coc jane?? :D

Tani dihet qe gjeni fare s'do dalesh nga shkolla, jane te rralle persona te tille... por ama nje fare kapaciteti per te arritur te lexosh dhe te kuptosh nje program elektoral, besoj se shkolla ta jep. Flasim per vendet demokratike qe kane nje sistem te mirefillte arsimor, se ne Shqiperi eshte normale qe mos te perfitosh asgje nga shkolla kur e merr ate me leke.
Eshte i dobishem edhe mbivleresimi per procesin demokratik pasi nqfse njerezit mendojne se vota e tyre do arrije te sjelle nje ndryshim, do dalin edhe do votojne kurse nenvleresimi rezulton ne pjesmarrje te ulet te votuesve, gje qe nuk e duam te ndodhe.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top