Nga: Blendi Kajsiu
Albin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosja” janë një shembull i shoqërisë civile, që del jashtë modelit që prej vitesh financohet dhe promovohet, si në Kosovë edhe në Shqipëri. ثshtë një shoqëri civile që nuk është nën kontrollin e faktorit ndërkombëtar, që nuk financohet apo promovohet prej tij. ثshtë një shoqëri civile që nuk merret me trajnime, workshope apo fushata ndërgjegjësimi në hotele luksoze. ثshtë një shoqëri civile që nuk jeton me projekte, seminare dhe konferenca. ثshtë një shoqëri civile që nuk i mban ison asnjë ambasadori apo donatori, duke përsëritur klishetë e zakonshme të demokratizimit, integrimit, ndërgjegjësimit, institucionalizimit, apo të ndonjë imi tjetër. ثshtë një shoqëri civile që sistemin aktual në Kosovë e quan kolonializëm. Që nuk vuan nga kompleksi i inferioritetit dhe ndaj pa droje thotë se shqiptarët mund dhe duhet të qeverisin vetë dhe jo nën tutelën e ndërkombëtarëve.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Albin Kurti është një aktivist i shoqërisë civile thellësisht politik dhe ideologjik, madje shumë më tepër sesa politikanët kosovarë. Qëndrimet e tij, si dhe të shumë aktivistëve të Vetëvendosjes, nuk janë thjesht nacionaliste por edhe anti-neoliberale. Pra kemi të bëjmë me një lëvizje civile thellësisht politike, që nuk mjaftohet me sharjen dhe denoncimin e politikanëve shqiptarë, siç bëjmë ne këtej nga Tirana, por denoncon edhe politikat e fondamentalizmit të tregut që janë trualli ku rritet papunësia, korrupsioni dhe degradimi social i Kosovës. Politika që prej vitesh serviren nga FMN dhe Banka Botërore me të njëjtin dështim si në Kosovë sot, ashtu edhe në Shqipëri dje, apo në Bolivi pardje. Pra me pak fjalë, Albin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosja” përbëjnë një fenomen politikisht jokorrekt.
Pikërisht këtu qëndron edhe rrezikshmëria e Albin Kurtit dhe lëvizjen që ai drejton. Kemi të bëjmë me një lëvizje që ushqehet nga vetë shoqëria kosovare e prandaj nuk e ka për gjë t’i kritikojë dhe t’i kundërvihet komunitetit ndërkombëtar. Vetëvendosja është një lëvizje realisht popullore, që nuk mbush thjesht salla trajnimesh apo konferencash, por sheshe publike me qytetarë. Ama kjo rrezikon implementimin e sistemit politiko-ekonomik që po ndodh sot në Kosovë. Në thelb të këtij sistemi është një model politik neokolonial, ku korniza e veprimit, si për shoqërinë civile, edhe për klasën politike, përcaktohet nga faktori ndërkombëtar, kombinuar me një model ekonomik neoliberal, që synim primar ka hapjen e tregut të Kosovës ndaj produkteve dhe kapitalit të huaj, si nëpërmjet tregtisë së lirë edhe nëpërmjet privatizimit total. Probleme themelore për qytetarët si papunësia, apo rrogat e ulëta janë dytësore në këtë model.
Të kuptohemi, mund të jesh dakord ose jo me ato që thotë “Vetëvendosja”. Ama ajo që është e pamohueshme është fakti që Albin Kurti dhe “Vetëvendosja” nuk flasin dhe as veprojnë me gjuhën e drunjtë dhe sterile të faktorit ndërkombëtar që prej kohësh po djersin për të civilizuar dhe demokratizuar ‘popullin e pagdhendur’ shqiptar. Përkundrazi, ato janë e vetmja lëvizje e organizuar dhe masive që i kundërvihet jo vetëm faktorit ndërkombëtar, por mbi të gjitha modelit që ai servir për Kosovën. Diçka të tillë sot në Kosovë (por edhe në Shqipëri) nuk e bëjnë as shoqëria civile, as politikanët dhe as shumica dërrmuese e intelektualëve. Albin Kurti bashkë me Vetvendosjen janë sot fytyra dhe forca reale e opozicionit në Kosovë.
Ndaj nuk është aspak çudi që Albin Kurti akuzohet nga Eulex sepse po organizon rezistencë. Sepse demokracia që serviret sot në Kosovë, por edhe në Shqipëri, pranon vetëm opozitën brenda një kornize të caktuar, opozitën politikisht korrekte. Opozitën që nuk shqetëson shumë Ambasadorin amerikan apo donatorin evropian. Sot mund të shahen lirshëm politikanët shqiptarë, mund të denoncohet pa frikë korrupsioni i kudondodhur, mund të flitet pafund për forcimin e institucioneve apo zgjedhjet e lira, mund të qahemi lirshëm për kulturën politike që na mungon dhe për popullin e pagdhendur shqiptar, por është shumë e vështirë të kritikosh kornizën neo-liberale dhe neo-koloniale, brenda të cilës zhvillohet sot politika dhe ekonomia shqiptare në kuadrin e integrimit euro-atlantik. Pasi kjo kornizë përcakton jo vetëm kufijtë, por edhe termat e analizës dhe të aksionit politik dhe ekonomik. Albin Kurti del nga korniza me mungesën e tij të moderacionit, kur thotë se ‘shqiptarët mund të qeverisen vetë pa ndërkombëtarët’, me mungesën e tij të sensit të masës kur thotë se ‘privatizimi i pronës shoqërore është korrupsioni më i madh publik’. E sikur të mos mjaftonte kjo, ai bashkë me lëvizjen Vetëvendosja i kundërvihen kësaj kornize duke mobilizuar qytetarët kosovarë. Pikërisht për këtë akuzohet Albin Kurti sot. Dhe nuk ka dyshim që ai është fajtor!
Marr nga: Shqiperia.com