Përrallëza për fëmij të vegjël

Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

BABADIMNI PREJ LUBOTENIT



Asnjë pëllëmbë e bjeshkës së Lubotenit nuk ka mbetur pa u mbuluar me dëborë. Degët e bredhave të gjelbër janë kacavarur nga dëbora. Dimri është i çuditshëm, vetëm me një reshje atmosferike krijon pikturën me nuanca të bardha, me qiellin kaltërosh që ia shton bukurinë. Bjeshka e Lubotenit ka dy shkëlqime: shkëlqimin e diellit gjatë ditës, dhe të hënës me gjithë yjet që vezullojnë gjatë natës.
Zogjtë janë strukur nën degët e bredhit të stolisur me dëborë, ku ngrohen dhe cicërojnë. Një skifter u mundua të hyj në mes të kurorës së bredhit ku zogjtë cicëronin, mirëpo vetëm bredhi u shkund nga dëbora, pastaj vazhdoi fluturimin drejt qiellit sikur të mos kishte ngjarë asgjë.
Lumi Bistra i kthjellët si loti çan dy male me dëborë. Tek ky lum vijnë kaprolli me sorkadhen dhe dreni me drenushën për të pirë ujë. Pa, kur e prekin buzët e kafshëve, Bistra nxehet dhe avullon nga gëzimi. Këtu vetëm zogjtë dhe kafshët e pyllit vijnë të përshëndeten. Pas pak tatëpjetë malit zbret Babadimni me dhitë e kuqe si dushku vjeshtak dhe me cjapin briartë në krye. Babadimni mbështetë dy pëllëmbët e ngrohta në gurët e akullta dhe pi ujë në lumë. Pas shëtitjes tek lumi, Babadimni me dhitë e veta ecin cakërr në drejtim të kasolles, ku e pret plaka. Plaka ka ndezur vatrën me degët e bredhit të thatë. Po ç'të ndezur, se, degët e bredhit kërcasin nga xixat e zjarrta. Ajo e valoi qumështin e dhive dhe e poqi pogaçen. Babadimni bëri përshesh me tëmbël për të ngrënë dhe iu drejtua plakës:



- Oj fisnike! A e din se ku gjendet Prizreni?
- Si nuk e di, ore plaku im! Po sa herë kam shitur atje djathë dhie, që aq shumë e pëlqejnë prizrenasit. Fortë mirë e dinë ata se kush është djathi i Sharrit që kullohet me ujë të Lubotenit! - u përgjigj me gëzim plaka.
- Sot është nata e kërshëndellave dhe pas një jave vjen viti i ri. Asnjëherë s´më kanë përmendë fëmijët e qytetit më shumë se këtë muaj. Prandaj mbushi thasët me të gjitha të mirat që kam mbledhur gjatë vjeshtës, …nesër do të udhëtoj për në Prizren.
Të nesërmen Babadimni ngarkoi sajën me dy thasë të mëdhenj me dhurata, pastaj plaka i mbuloi me një bredh të gjelbër. Ajo dëshironte jo vetëm që t´ia plotësojë dëshirat e plakut zemërbardhë, por edhe t´i gëzojë të gjithë fëmijët shqiptarë, që aq shumë kishin vuajtur pasojat e luftës. Babadimni mbrehu cjapin në bigën e sajës, ashtu siç mbrehet kali dhe si u përshëndet me plakën, rrëshqiti udhës tatëpjetë. Përreth pyjeve kishin dalë kaprojtë e shumtë, tufa e dhive të egra, lepujt dhe ketrit bishtakë. Kafshët e pyjeve lëshuan një zë të madh, saqë buçitën bjeshkët e Sharrit, ishte një përshëndetje, që ia drejtonin Babadimnit. Cjapi me sajën prej gëzimit si një kalë po vraponte në drejtim të udhës së madhe.
Para se të hynte në Prizren, u ndal cjapi, ashtu siç ndalet kali dhe pa se në qytet nuk kishte fare dëborë. Babadimni mendoi, si do t´ia bënte hallin tani, meqë saja nuk rrëshqet në tokën pa dëborë. اmbrehu cjapin nga saja dhe i tha të kthehet udhës për në fshat. Mirëpo cjapi vetëm luhaste brirët dhe nuk pranonte të kthehej, meqë dëshironte të vejë së bashku me Babadimnin për t´u takuar me fëmijët e qytetit. Ndërkohë që Babadimni po shtyhej me cjapin, një vogëlushe ishte duke luajtur me lepurin kukafshehtas dhe sakaq u fut në thesin e madh. Vogëlushja ishte Zana e pyllit, ndaj Babadimni nuk e hetoi se kush hyri në thesin e dhuratave.


Kur saja hyri tek parku i qytetit, Zana dëgjoi zhurmën e fëmijëve, ndaj u bë kureshtare për t'i parë. Ajo hapi një vrimë në thes dhe shikonte në rrugë. Pa lepurin dhe fëmijët që po ecnin prapa sajës. Sa fortë gëzohej Zana që u duk në qytetin më të bukur shqiptar. Vargu i fëmijëve shkonte duke u shtuar secilën herë e më shumë. Zana kishte qenë e padurueshme, prandaj me të parë fëmijët, që e përshëndetnin me dorë, u dhuronte karamele. Qysh tek parku i qytetit ishin bashkangjitur edhe harabelat që e shoqëronin me cicërimën e tyre të bukur për vitin e ri.
Prindërit ishin mërzitur aq shumë nga errësira e gjatë për shkak të mungesës së dritës elektrike, sepse nuk kishin mundësi t´i përgëzojnë fëmijët me lodra, me llamba të ngjyrosura dhe me transparente të shumta që vezullojnë edhe natën, edhe ditën. Për një çast panë se si shtëpitë u boshatisën dhe të gjithë fëmijët kishin shkuar tek Shatërvani i qytetit.
Fëmijët morën bredhin nga saja dhe e vunë në mes të sheshit, kurse Babadimni hapi thesin e madh në sajën e tij për të shpërndarë dhuratat. Posa hapi grykën, ç´të shoh: një vajzë e stolisur doli nga thesi. Babadimni nuk iu besonte syve të vet. Mendoi mbase është ndonjë trill i kurdisur nga plaka e tij, megjithatë e mbajti veten dhe tha:
- Mirë se vjen oj Zana e pyllit! Kemi nderin t´i përshëndesim fëmijët e qytetit! - kështu tha Babadimni, duke i hapur krahët.

Zana kapi kindin e fustanit të kuq dhe u përkulë para spektatorëve të vegjël, ashtu siç bëjnë balerinat në fund të shfaqjes. Pastaj falënderoi Babadimnin mjekërbardhë, cjapin briartë që kishte bartur sajën deri në qytet, dhe lepurin që pingul qëndronte me dy këmbë pranë saj. Nga thesi i dhuratave, Zana nxori disa fishekzare dhe i shkrepi në drejtim të kalasë, që pas pak i tërë qyteti vezulloi. Në qiellin plotë me yje vezullonte një shkëndijë shumëngjyrëshe "GثZUAR VITIN E RI!” Dukej sikur po fluturonte mbi qytet së bashku me vështrimin e fëmijëve. Fëmijët u gëzuan për urimin festiv, ndaj të gjithë njëzëri brohoritën:
- Gëzuar! Gëzuar!Gëzuar!

i poshter ELSHANI
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Si u be Cufo kujdestar!

- Mjalte kullokan fiqte o Tipi!
- Mjalte vellacko, mjalte, po..ohhh - renoi ai me te madhe dhe rrasi duart ne xhepin e majte te pantallonave te shkurtra ngjyre pjepri.
- Mbaje veten, je goxha djale, fundja nuk jane liko, fiq jane. Por nuk ke faj more buckan se ti e ke zemren mu ne mes te stomakut dhe gjithe diten te gudulis.
Papritur Tipi verejti i hutuar Cufon. Iu be vertet sikur zemra i kishte rreshqitur ne stomak dhe po i tretej si kasate. Tipi u gelltit ne te thate dhe ndjhu gjuhen ti ngjitej pas qiellze. Cufo nuk shqeteshej fare pr gjendjen e shokut.
Duke ecur javes kopshtit, Cufo ndaloi e kepute nje trendafil te kuq e ter kujdes futi nocken mes petaleve.
- Ka ere te mire? - e pyeti Tipi Cufon.
- C me ve ne mundim, provoje vete- ia priti Cufo.
- Keputja e luleve ndalohet - ia ktheu Tipi duke levizir duart neper xhepa sikur te kerkonte dicka.
- Ndalohen vetem per arinjte qe nuk kane hunde te ndiejne aromat. - foli Cufo.

Papritur te gardhi i kopshtit u duk Zebo rojtari. Cufo beri sikur nuk e pa dhe nisi te kendonte.
Sec ke dale ne dere
me qeron nje ftua
gjysmen haje vete
gjysmen ma jep mua.
- Ejani tju qeras me fiq - tha Zeboja, - Sot do bej vjeljen e pare e dua ta nis me ju!
- Nuk kemi kohe- tha Cufo
- Epo udhe e mbare - tha ZEbo.
Tipi keputi nje trendafil e qe te mos fliste, mbushi gojen me petale trendafili.
Pak me tutje iu hoth Cufos.
- C qe kjo gjeme qe na bere? Si me le pa fiq?
- Ja qe e kam gojen pa frena - Tha Cufo
Shoket vazhduan rrugen drejt shkolles RRezet e Arta.
Mbledhja kishte filluar
- Futu Cufo - tha Tipi.
. Ku?
- Ne kavanoz! Ne mbledhje o, ku?
- Nuk e sheh qe ka filluar, e per kete fajin e ke ti. - tha Cufo.
......


- Uff ..plasa
- PLac!
- Ste rrihet eee? Cfare ke qe shfryn ashtu?- Tha Cufo.
- Me vjen inat qe ti nuk dole gje? - tha Tipi
- E perse nuk dola gje?
- Po ja as kujdestar per shkumsat nuk u bere!
- Doemos - tha Cufo - Kur kam shoke si ty, te pagthendur te paedukuar e qe ne vend te fletlvderimeve mer titullin "vjshtuk" Ti ke fat se kot nuk thone ..nga lulja e bukur pi uje dhe qypi.

Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipin....
Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipit.
- Leri ato se nuk te shkojne tek une; puna eshte se, po te ishe ti ne mbledhje do te dije ti mbroje ngjyrat e mia, me ....
- Petulla, - ia pat Cufoja.
- Me gjak mor tuaf. Keshtu dhe une do ti beja gjysem i gezuar pushimet me ju. Nena do te qetesohej. Ah,kjo aritmetika! Kush ta kete shpikur valle?
Me siguri ndonje zevzek....
-E e ashtu thua ti por mesuese Mjelma do beje si te jete me mire per ty.
Tipi i dha nje te duartrokitur te madhe, Cufo iu afria qe te ndalonte por se si u pengua e ra siper Tipit.
Ne kete gjendje i gjeti, Puledetja, pastruesja e shkoles, qe kishte veshur ne koke nje shami me pika dhe ishte mbeshtetur pas fsheses.
- Cben ashtu more Cufo?? - pyeti ajo e habitur.
-Po i mesoj Tipit mundje sambo - ia ktheu fap e fap Cufo
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Midis atyre qe ishin nisur te kerkonin Gagane ishte dhe patoku Pep. qe mbahej si patoku me i zgjuar i gjithe fisit te patave..
Pepi kerkonte buze pyllit. Ai donte ta gjente me cdo kusht Gagane i pari..
Ne nje kthese te pyllit i doli perpara nje alamet qeni qe lehte sikur tia kishin mare shpretken..Pepi u zbardh si shkumesh.. Nga frika iu be sikur i rane puplat.
Nje gjinkalli qe kendonte mbi nje peme i beri nje pyetje me pak spec djeges:
- Si e ndien veten?
- Si veze e qeruar - ia ktheu Pepi.
- He, mos u frikeso - i tha gjinkalla...- ti e di ate fjalen e urte si thote: Qeni qe leh nuk te ha..
- Une e di, po a e di qeni se! - tha Pepi
Gjinkalla qeshi. Qeni si duket u merzit dhe iku.
Pak minuta tek dentisti
zgerdhihet.gif


Tak...tak...tak..
- Hyr!
Dera u hap dhe dentisti, nje goxha ari pa fytyren e nje derrkuci.
- Jemi dy.
- Te dy hyni!
Cufos iu tha peshtyma "Mos kujton ky qe une kam dhemballe per te hequr!"
Derrkucit iu mbat fryma nga frika.
Dera u hap me shume dhe brenda hyne Cufo bashke me Tipin.
- Miredita - pershendeten shoket.
- Mire se erdhet.
- Ulu! - i tha dendisti Cufos duke i treguar poltronen .
- Ulu, mos ia prish xhaxhit - i tha Tipi aq i qete, sikur te kishte ardhur per Cufon e jo per veten, por shoku e mori veten.
- Doktor, Tipit i dhemb dhemballa, ka gjithe naten pa fjetur.
- Epo ulu ti Tipi atehere.
- Mua nuk me dhemb me ..
- Uluuuuuuuuuu...- i foli dentisti
- Ha shume embelsira ai - tha Cufo
- Le te haje - tha doktori, - por pas te ngrenit duhet te lani dhembet, madje mire eshte te hani dhe nje kokerr molle.
- Per molle, une ha nje koshe - tha Tipi
- Nje kokerr, te thashe, e shumta dy- tha dentisti serish.

- Po ti i lan dhembet? - e pyeti dentisti Cufon
- Te dielave - foli Tipi.
- Te lutem doktor, une pergjigjem vete. Sigurisht qe i laj ...
- O doktor, fillove ti me mua .. - u hodh Tipi
. Mbarova . - tha doktori.
- Sa lehte, cu djersita hot. Cufo hiqe dhe nje ti qe ta kesh kujtim nga pushimet.
- Me mire e ndajme pergjysme kujtimin tend - tha Cufo

Doktori qeshi dhe shoket u larguan pa harruar te pershendeteshin me te.
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Ardhja e Cirkut.

Gezimi i kapisteve te vegjel ishte i madh. Do te vinin artitet e cirkut e do luanin per ta..Ne rrobat e artisteve dukej sikur kishin celur lulet e molleve, sheges, qershise .
..
Mes te lumturuarve ishin dhe dy shoket tane, Cofo dhe Tipi.
Cirku do te fillonte se shpejti. Cufo porositi Lepurushin qe ti zinte dy vende ne radhen e dyte.. Per nje Lepur kjo sishte e lehte por ai i zuri vendet ne saja te autoritetit qe kishin vete Cufo dhe TIpi mes kampiste..
rruges Cufo me Tipin takuan Kukuvajten Kuku, qe ishte me te vertete kuku.
Ajo fshiu me nje shami te mendafshe xhamat e syzave dhe me pas u tha shokeve "pritni" me nje ze vajtues por aq te larte sikur po u fliste yjeve dhe jo nje derrkuci e nje ariu vjeshtak me pantallona te shkurtra bluxhins.
- Cili eshte me i bute se ju? - pyeti kukuvajka.
- Te dy te eger jemi? - ia ktheu Cufo.
- Ti je ai zevzeku qe ke mbetur per vjesht- vazhdoi kukuja.
- Une qe mos qofsha, - tha Tipi.
- Ke mesuar gje? - vazhdoi kukuvajka.
- Shume - nderhyri Cufo per te ndihmuar Tipin.
- Nuk te pyeta ty- foli kukuja serish.
- Po ky kujdeset per mua, shoqja kukuvajke. E ka caktuar mesuesja, - foli si i qare Tipi.
- Degjo, ke mesuar?
- Shume - uleriti Tipi.
- Kush ben pjese ne familjen e kompozitoreve? - beri pa te keq pyetjen kukuvajka.
- Po tipi nuk ka mbetur ne muzike.- shtoi Cufo.
- Fol tipi fol.. - u hodh kukuja.
- E mo fol, Cme rri ashtu, Ti i ke mesuar keto qe kur te kendonte arushi baba.
- Eh,, edhe atehere kam pasur nje ngaterrese - tha Tipi
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

- Edhe atehere e kam pasur nje ngaterrese, - tha Tipi duke vajtuar.

- Nje dite babai i thoshte nenes te me kendonte nje nena nana qe te pushja se qari.Nena ia kthende "Tunde ca se jam e zene, fundja pergjysme e kemi" Dhe babai i pergjigjej qe nga dera "Une ika, gjysmen time lere te qaje. Keshtu qe ajo gjysma qe qante me ngaterron gjithmon.
Cufoja e pa ne fytyre Tipin sikur kerkonte ti gjente gjysmen qaramane,po vuri re qe e kishte gjithe fytyren njelloj dhe tha me vete..prinderit e paskan lene Tipin te qaje komplet.
Kukuvajka u duk sikur vuri buzen ne gaz,por u vrenjt menjehere.
- Mos e zgjat se kam pune, pergjigju.
- Kjo nuk e ha fare shakane, mendoi Cufo - Duhet e jete e rrezikshme
Tipi nderkohe fshiu ballin nga ca buleza djerse dhe ia nisi: - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese gjyshi,gjyshja dhe sa femije te kene sepse sic dihet perberja e femijeve eshte e ndryshme.
Kukuvajka shqeu syte nga pergjigja e Tipit saqe Cufo nderi duart se mos i binin pertoke.
- Smarke vesh fare, - tha Kukuja, - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese luleshtrydhja,luledielli, kamomili etj.
- Pse dhe keto dine ti bjen pjanos? - pyeti TIpi.
- Jo, legenit,- ia ktheu e xhindosur kukuvajka.
dhe vazhdoj te pyeste.
- PO krimbat nga e kane prejardhjen?
- Nga plehu - iu pergjigj Tipi fet e fet.
- Ti qenke tape fare, - shpertheu kukuvajka
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Lejleku dhe zogjte e tij
Buze ujit te kenetes
ndodhej nje kasolle e shkrete.
Ne catine e saj qe vjet
ngriti cerdhen nje lejlek.

Ky na kishte vec tre zogj,
qe kerkonin t´hanin nga i cike.
Por kasollja na u dogj
dhe vu cerdhen ne rrezik.

Nisen zogjteme brit,me qa
kur catia zu te marri.
Erdh lejleku por c´me pa?!
Hidhet shpejt t´i nxjerre nga zjarri.

flaka cerdhen e rrethoi
Shume lejleku u perpoq
Shtriu krahet i mbuloi
Me zogjte bashke,shkrum u dogj.


Qamil Guranjaku.
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dy hajnat[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
01. Tokshi e Bokshi
Dy burra t’ri
Kalojshin jetën
Tue ba mrapshti.
02. Ishin përtaca
s’punojshin gja
ا’iu vinte n’dorë
s’lejshin pa ba.
03. Iu kish dalë fama
Për shumë hajni
kishin ba vjedhje
N’nja treqind shtëpi.
04. Tatar Bishtleshti
Pret lopë njiherë
Dhe e var mishin
Mbi zjarr me e terë.
05. T’nesrit ai herët
Tue u nisë në punë
Para se të dali
Porositi gruen:
06. ,,Kushdo që të vijë
si mysafir,
Porosinë time
Mbaje mend mirë.
07. Ke për t’i dhanë
Në gotë ujë me pi
E jo me knatë
As me buri.
08. Se kur t’merr knatën
اon kryet hava
Dhe na e shef mishin
Që e kemi varë n’tra’’.
09. Kur qe kah dreka
Dy vetë po vijnë
Tatar Bishtleshtit
Ia gjetën shpinë.
10. Njani prej tyne
U quente Toksh
Shokun ia njohim
Me emnin Boksh.
11. Kur kta hynë mbrenda
Përshëndetën gruen
Dhe pa vonue
Pak ujë kërkuen.
12. U habit grueja
Me knatë iu dha
Masi piu Tokshi
Bokshit i tha:
13. ,,Si asht havaja,
A po din gja?’’
Iu përgjegj Bokshi:
,,Fort qenka vrâ’’
14. ,,Ani, tha Tokshi
Se kthjellet natën’’
Dhe vazhduen rrugën
Mbasi e kthyen knatën.
15. Tatar Bishtleshtit
kur kthehet n’shpi
I kallxon grueja
Sesi kanë pi.
16. ,,Dy vetë t’panjohtun
Dy burra t’huej,
Për harresë t’sajën,
Me knatë pak ujë.’’
17. ,,Mirë, tha Tatari,
Po a thanë gjâ?’’
,,Njani tha, qielli
Fort qenka vrâ’’.
18. Tjetri ia priti
,,Ka me u kthjellë natën’’
.Mandej shpejt duelën
Mbasi e lanë knatën.
19. ,,He moj ti grue
Moj e pamend!
اou t’a mblojmë mishin
N’nji tjetër vend’’.
20. ,,S’guxojmë ta lajmë na
Aty tash varë’’.
Dhe shpejt e muerën
Dhe e shtinë n’hambarë.
21. Kur dikur natën
Askush pa ndi
Tokshi e Bokshi
Iu futën n’shpi.
22. As qeni i rojës
Si ndjeu n’oborr
As s’i ndinë mbrenda
Macë as maçorr.
23. Tatar Bishtleshtit
I shkojnë te kryet
Që n’nji gjumë t’randë ai
Kishte mbyllë sytë.
24. Tokshi si grue
Fillon me thirrë
,,Ku e lamë mishin
,A e mshefëm mirë?’’
25. ,,Flejë mori grue
Mos kij merak
N’hambarë e mbyllëm
Na me kapak’’.
26. Përgjegjë Bishtleshti
Ashtu n’kllapi
Dhe vazhdon gjumin
Me plot qet’si.
27. Dikur Bishtleshtit
Gjumi i del vet
Dhe i thotë grues
,,Për mish pse vetë?’’
28. ,,Paske pa andërr,
Se s’tveta gjâ’’
Atëherë Bishtleshti
Pa çka asht bâ.
29. Hapi hambarin
Por e gjet thatë
Dhe shpejt mbas hajnave
U nis at natë.
30. Ara, livadhe
Fusha të gjana
Me nji dritë t’zbehtë
I ndriçonte hana.
31. Buzë nji livadhi
Pa tue vrapue
Tokshin e Bokshin
Me thes ngarkue.
32. Trimnisht Tatari
Tash iu vu mbrapa
Tue iu afrue
Me të mëdhej hapa.
33. Për fat t’Bishtleshtit
Tokshi u ndal
Me e lidhë opingën
Mbi n’nji cung n’mal.
34. Tatar Bishtleshti
Rrugën trupoi
Edhe prej Bokshit
Thesin kërkoi:
35. ,,I randë asht thesi
Ma ep tash mue
Ti e ke rendin
Pak me pushue’’.
36. Pa pritesë Bokshi
Thesin ia lëshoi
Me thes n’krah malit
Tatari shkoi.
37. Kur mbrrin Tokshi
Shokun e vet,,
Ku e ke thesin?’’
Habitshëm e vetë.
38. ,,Ku e kam thesin!?
A e more ti?’’
,,Jo unë se mora
As ku asht nuk di!’’
39. Tatar Bishtleshti,
ndërmend u ra
,,Ai thesin neve
Marrë na ka pra’’.
40. Edhe dy hajnat
U kthyen përsëri
Tatar Bishtleshtit
Iu futën n’shpi.
41. Iu afrue Bokshi
Grues në gjumë
,,Hej grue, grue,
Mishin ku e mbluem?’’
42. ,,Flej, or ti njeri’’
Përgjegjë n’kllapi
,,Nën shtrat na mishin
E kena shti’’.
43. Pak ma vonë
Gjumi i del vet
,,Pse m’thirre o njeri’’
Burrin e vetë.
44. ,,Jo, unë nuk t’thirra
As kurgja s’di
Por prap ne hajnat
Na kan hy n’shtëpi’’.
45. Tatar Bishtleshti
E rroku nji hû
Tokshit e Bokshit
Mbrapa iu vu.
46. Ai i sheh hajnat
N’nji ledinë të gjanë
Tue mbajtë n’krah thesin
Ikshin për hanë.
47. Shpejt, si vetima
Trup para u del
Kall nji zjarr t’madh ai
Nën lis në zabel.
48. Krejt lakuriq ai
Xhvishet aty
Bërtet dhe qeshet
Rreth flakës tue k’cy.
49. Me thëngjill bâhet
Si futë i zi
Dhe andërr ethet
K’shtu me ti shti.
50. Nji hû si helli
Ai e kishte kapë
Piqte bretkoca
Breshka e çorapë.
51. Tokshi e Bokshi
Kur e hetuen
T’dy gjujt nga frika
Gati i lëshuen.
52. Me nji unë t’madhe
Me helli n’krah
Tatar Bishtleshti
I msyen ata.
53. Tokshi e Bokshi
L’shuen thesin n’tokë
Dhe muerën ikën
Që t’shpëtojnë me kokë.
54. Dhe ndërsa hajnat
Nji gardh kaluen
Hajnitë e veta
Shtrenjtë i paguen.
55. Sepse Tatari
Aty i mbërrinë
Me hû ua nxori
Nga tri dredhë n’shpinë.
56. Prej asaj nate
Hajnave të vjetër
S’iu ra ndërmend
Të vjedhin tjetër.
Mark Krasniqi
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Përktheje ti[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Te Nasradini kishte shkue nje njeri.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Tia lexoj një letër, që i kish ardhë të mjerit.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Letra arabisht ishte shrue aty[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]duhet turqisht për ta përkthy[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nasradini tha: [/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- [/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Une arabisht nuk di[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]letrën turqisht me ta përkthy.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Njeriu i tha:[/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] - [/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Turp, bre Nasradin për ty[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]qysh s'po munesh me e përkthy[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]e kaq shallin e mall e mban në kry?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Nasradini (a e di shka bani?) e hoqi shallin e ja vuni atij në kry:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Qe shalli tha, përktheje ti! [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Amaneti [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nasradini një herë ishte smu [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]shkojshin gjinja me vizitu [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]shërim të shpejt me i uru[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]edhe nga pak me ngacmu[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Njani nga ta bëri shaka [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nasradinit kështu i tha: [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- A ke naj amanet me na lan? [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Po[/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana],[/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]t[/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]ha Nasradini tu[/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]e u[/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] que n'kamë [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- [/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Hapni vesht mirë edhe ngoni[/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana],[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]te i smuti shumë mos qëndroni.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Përrallat e Nasradini në poezi[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Kushti [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nasradini grues i kish thanë:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Shko qiti magarit sanë![/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Ajo është punë për ty, shko qiti ti![/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nasradini fort u idhnue[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]por nuk mujti gruen me e detyrue[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]që magarit sanë me i que[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Do të lidhim kusht moj grue[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]kush ka te magari me shkue:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Aj që fol i pari,[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]do të qoj sanë te magari![/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Burrë e grue rishin karshi[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]as nuk folshin as su kshyrshin me sy[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Gruja u mërzit dhe doli n'kojshi[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]me gruen e kojshis me ba mahi[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ni hajn i hyni Nasradit n'shpi[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]ja murr kejt rraket që pa me sy[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nasradini hiq s'reagonte [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]gjakftoht hajnin e shikonte.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Kur u kthy gruja prej kojshis vaj medet[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]e pa odën gja s'kish metë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nasradinit i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- اka na gjetë kjo hata-a-a-a-a?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]pse s'kallxon shka u ba?.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nasradini ban hahahahhahaha[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]humbe kushtin qysh kem thanë(kush fol i pari)[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]shko qiti magarit sanë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Bukuroshja Kler Bela dhe peshkatari plak[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Kler - Bela ka një mik të dashur. Ai është plaku Olaf peshkatari.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Miqësia e tyre ka nisur kështu: një ditë Kler-Bela hodhi një grep në lumë për të zënë një peshk. Shumë shpejt zuri dy peshq të vegjël. Ishte tepër e lumtur dhe e ëma e lavdëroi. Në mbrëmje ajo hodhi tre grepa. Por në mëngjes nuk gjeti asnjë peshk.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Të nesërmen u ngrit dhe shkoi te lumi. U afrua buzë lumit dhe pa një njeri që ia vidhte peshqit. Kler-Bela nuk kishte frikë aspak. Ajo vrapoi pas vjedhësit dhe i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Ju më kini marrë peshkun tim![/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Burri ngriti kokën dhe kur Kler-Belapa fytyrën e tij vuri re se ai ishte peshkatari që banonte në një shtëpi aty pranë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- E di fare mirë që janë grepat tuaj, - i tha ai.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Po përse, pra, m’i vidhni peshqit?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Burri e vështroi dhe i tha përsëri:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Ti peshkon për t’u zbavitur dhe familja ime po vdes urie. Gruaja plakë dhe fëmijët e mi janë të sëmurë dhe unë nuk kam të holla për të blerë grepa.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Vajza e vogël u skuq dhe nuk iu përgjigj. Të nesërmen ajo shkoi te lumi. Në çdo grep gjeti nga një peshk. Ajo i vuri peshqit në bohçe dhe nuk shkoi për në shtëpinë e saj; shkoi te peshkatari.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Ja peshqit, - thërriti ajo. - Ah! - ia bëri peshkatari plak. - Bukuri![/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ajo iu afrua burrit dhe e zbrazi bohçen para tij.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Mbani ato që janë tuajat, - i tha ai. -Nuk dua të marr peshqit tuaj.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Por Kler-Belës nuk i bëhej për të ikur. Ajo i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Unë do të vij të të kërkoj çdo mëngjes; do të shkojmë bashkë për peshkim dhe kurdoherë do t’i ndajmë së bashku peshqit që do t’i zëmë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Atëherë plaku buzëqeshi, ktheu sytë nga ajo dhe i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Mirë pra. Do të shkojmë së bashku për peshkim.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Qysh atëherë, peshkatari plak dhe çupa Kler-Bela, janë bërë miqë të ngushtë.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Flokarta dhe tre arinjtë[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Na ishte njëherë një vajzë, që kishte një emër të bukur, Flokartë. Një ditë, megjithëse nëna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtëpia dhe shkoi në pyll për të mbledhur lule të egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq të diellit që fundosej pak nga pak përtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errësoi pyllin. Për një kohë të gjatë Flokarta u end pyllit, duke qarë me dënesë sepse nuk po gjente rrugën për në shtëpi. Meqë u lodh, ajo u ul rrëzë një lisi. Po në atë kohë u duk së largu një dritë që shkëlqente: atëherë Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Më në fund mbërriti para një shtëpie të vogël, të cilën s’e kishte parë kurrë ndonjëherë dhe mu aty mendoi të kërkonte strehim.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Por Flokarta nuk e dinte që kjo shtëpi banohej nga një familje prej tre arinjsh: baba ariu, nëna arushë dhe arushi i vogël, bebë. Në kuzhinë ndodhej një tryezë dhe pranë saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta më e vockël.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Të tre arinjtë kishin shkuar për të bredhur dhe, para se të iknin, nënë arusha kishte bërë gati supën dhe e kishte hedhur në tre çanakë. اanaku i parë ishte i madh, i dyti me madhësi mesatare dhe i treti fare i vogël dhe i bukur. Flokarta vështroi nga dritarja dhe, meqë kishte shumë uri, ushqimi që ishte hedhur nëpër çanakë iu duk joshës: ajo shtyu derën dhe hyri brenda.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Sa mirë qenka! - tha ajo.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhe u ul në karrigën e madhe, por kjo ishte tepër e madhe për të. Provoi karrigën mesatare, por ajo nuk arrinte gjer në tryezë. Atëherë Flokarta u ul në karrigën e vogël, që i rrinte për bukuri. Mori çanakun dhe e përlau shpejt e shpejt supën e arushës së vogël. Kur e mbaroi, e ndjeu veten të lodhur. Dhe mendoi se do të ishte mirë të shtrihej. Hipi, pra, në shkallë dhe u fut në dhomën që kishte tre shtretër. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti një shtrat i bukur, fare i vogël. Ajo provoi në fillim të madhin, por ky ishte tepër i madh. U ngrit e provoi të dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepër i madh. Atëherë u shtri në shtratin e vogël dhe fjeti me grushtet shtrënguar pranë fytyrës.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Arinjtë u kthyen shpejt. Meqë të bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjëherë për të ngrënë në tryezë. [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti baba ariu, me zërin e vet kumbues e të trashë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti nënë arusha, me trupin mesatar dhe zërin jo të fortë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti arusha e vogël me zë të hollë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Pastaj ata hodhën sytë në çanakun e tyre.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti baba ariu.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti nënë arusha.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Dikush e ka provuar supën time dhe e ka ngrënë atë! - bërtiti me të madhe edhe arushi i vogël me zërin e hollë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Cili mund të ketë qenë vallë? - bërtitën njëherësh të tre arinjtë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Baba ariu vrapoi për te shtrati i vet. [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - briti përsëri ai.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nënë arusha vrapoi te shtrati mesatar. [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - u dëgjua edhe zëri i saj jo fort i trashë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ndërkohë edhe arushi i vogël bërtiti me sa fuqi që kishte:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Dikush është shtrirë në shtratin tim! Ah, ja tek është![/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Po në atë kohë Flokarta u zgjua dhe i pa të tre arinjtë, që po e vështronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumë sa kërceu nga shtrati, zbriti shkallët me shpejtësi sa nuk ia kishte marrë kurrë mendja dha shpëtoi, duke u futur në pyll. Të nesërmen Flokarta u takua me një druvar, i cili me sopatën në krah shkonte për të bërë dru dhe i tregoi atij ç’i kishte ndodhur. Meqë ai e njihte pyllin si në pëllëmbë të dorës, e përcolli vajzën gjer në fshat. Prindërit e pretën Flokartën me lotë gëzimi. Pas kësaj, vajza me flokë të artë u bë fëmijë i bindur dhe nuk u largua kurrë më vetëm nga shtëpia.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Si e humbi lepuri bishtin?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dikur lepujt kishin bisht të gjatë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një ditë një lepur po bridhte rrugës, ku u takua me dhelprën, e cila kishte në gojë një tufë me peshq.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Si arrite t’i kapësh gjithë këta peshq? - e pyeti lepuroshi.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Zbrit te rrëkéja, zhyte bishtin në ujë dhe prit atje tërë natën. Në mëngjes, në të gjitha qimet e bishtit tënd do të kesh sasira të mëdha me peshq. Nuk do të të mbetet tjetër veçse të zgjedhësh më të mirët. Atë natë lepuroshi shkoi të peshkonte te rrëkéja. Fryente erë, bënte ftohtë. Lepuroshi dridhej; nganjëherë fërkonte putrat e vogla njërën pas tjetrës. Nisi dëbora, flokët e saj të bardhë binin mbi turirin e lepuroshit të gjorë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrëkéja. Atëherë mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tërhoqi bishtin për të kapur peshqit, por rrëkéja ishte ngrirë gjatë natës; akulli e mbërtheu fort bishtin e lepurit të gjorë, ndaj nuk mundi të ikën dot. Atëherë e tërhoqi aq fort bishtin e vet të gjatë sa iu këput në rrëkénë e ngrirë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Që prej asaj dite lepuroshët e kanë bishtin kaq të shkurtër.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dielli, hëna dhe gjeli[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Shumë e shumë kohë më parë në qiell jetonin tre vëllezër: Dielli, Hëna dhe Gjeli. Një ditë Dielli shkoi të punonte dhe Hëna e Gjeli mbetën në shtëpi. Afër mbrëmjes Hëna e urdhëroi Gjelin të sillte kopenë e bagëtive nga fusha. Por Gjeli, i lodhur nga një ditë e gjatë pune, nuk u bind. Dhe Hëna, duke mos u përmbajtur dot nga inati, e kapi vëllanë nga lafsha (qafa ?) dhe e flaku nga qielli në tokë. Kur në darkë Dielli u kthye në shtëpi dhe nuk e pa Gjelin, e pyeti Hënën për të. Më në fund kjo i rrëfeu se ç’kishte ndodhur. Dielli u dëshprua shumë dhe tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Hëna ime, meqë ti nuk rri dot e qetë me askënd edhe unë nuk do të jetoj me ty! Qysh sot e tutje nata do të jetë jotja dhe dita imja. Vëllai ynë Gjeli, që ti e dëbove, nuk ka për të të dashur kurrë më. Por mua nuk ka për të më harruar asnjëherë. Kur të çohem unë nga gjumi, ai do të tregojë tërë gëzimin e vet; kur do të çohesh ti, ai do të ikë dhe do të shkojë të flerë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhe qysh atëherë vërtet kështu ka ndodhur: porsa del Dielli, Gjeli gëzohet që e sheh dhe e thërret: [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Kikirikiii! Kikirikiii![/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Në gjuhën e gjelave kjo do të thotë: ,,Edhe unë jam këtu! Edhe unë jam këtu!’’ [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhe pastaj Gjeli këndon e dëgjohet që nga mëngjesi e tërë ditën, ndërsa porsa perëndon Dielli e del Hëna, Gjeli vrapon për në shtëpi dhe fshihet që të mos e shohë të motrën. [/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Vogëlushja prej dëbore[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Në një natë dimri, në krahinën e Provansës, plot me diell e ku bie rrallë dëborë, një stuhi e fortë bëri dëme të mëdha. Një fshatari me të shoqen iu mbulua e tërë shtëpiza me dëborë. Ky ishte një çift i moshuar, pa fëmijë, që kalonte një jetë mjaft të trishtuar.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Po bëj një vogëlushe prej dëbore, - tha gruaja. Por për habinë e saj të madhe, papritmas vajza e vogël prej dëbore, iu vu nga pas dhe i foli:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Nënë, mos bëni zjarr të madh këtu brenda, sepse nuk e duroj dot të nxehtit. Fshatarët erdhën nga ana e anës për të parë vogëlushen prej dëbore. Dukej e sjellshme; kalamajtë e donin dhe luanin me të. Dimrit ajo ishte shend e verë, por në pranverë bëhej mjaft e trishtuar. Vajza e vogël nuk e donte diellin dhe e kishte zakon të ikte dhe të fshihej në hijen e pyllit kur ai ngjitej lart dhe ngrohte tokën me rreze të forta. Për më tepër, nëna e saj mërzitej se ajo vazhdimisht qante. [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një mbrëmje vere kalamajtë e fshatit bënë një zjarr për t’u zbavitur e zunë të kërcenin rrotull tij. Meqenëse vogëlushja nuk dukej gjëkundi, shkuan ta kërkonin. Në fillim vajza e vogël prej dëbore sillej rreth e rrotull zjarrit me po aq gëzim sa edhe kalamajtë e tjerë. Por kur deshi të kërcente përmbi zjarr, ajo u zhduk menjëherë. Dhe në duart e dy djemve të vegjël, të cilët e kishin mbajtur për dore, nuk mbeti veçse një pikë uji.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dreri dhe luani[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri në gojën e luanit, tha me vete:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha plot besim.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Shpeshherë miqtë, te cilët kemi dyshim, na shpëtojnë prej rrezikut, kurse na tradhëtojnë ata, te të cilët kemi besim të madh.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Gjuetari i shpezëve[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një gjuetar shpezësh ngrehu kurthin për kojrila dhe e shikonte prej së largu se a do të zërë gjë. Kur në kurth, bashkë me kjrila ra edhe lejleku, ai vrapoi dhe e kapi bashkë me to. Kur lejleku filloi t'i lutet që të mos e vrasë, kude i thënë se jo vetëm që nuk është i dëmshëm për njerëzit, por përkundrazi është edhe i dobishëm për ta, sepse kap e zhduk gjarpërinjtë dhe rrëshqitësit e tjerë, gjuetari i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Megjithëse nuk je i dëmshëm për ne njerëzit, prapëseprapë e meriton dënimin, sepse je shoqëruar me të këqinjtë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Prandaj, edhe ne njerëzit duhet t'i shmangemi shoqërimit me të këqinjtë, që të mos duket se marrim pjesë në punët e tyre të këqia.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Djemtë e fshatit[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Djemtë e një fshatari nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Meqenëse i ati, edhe pas shumë vërejtjesh që u bëri, nuk mundi t'ua mbushë mendjen që të shkojnë mirë, i ra në mend dhe u dha urdhër rë t'i bijnë një tubë thuprash. Kur ata e çuan në vdne urdhërin e të atit, ua dha të tërëve me radhë tubën e u tha që ta thyejnë. Pasi ata nuk mundën ta thyejnë megjithëse përdorën tërë fuqinë e tyre, i ati e zgjidhi tubën e ua dha t'i thyenin thuprat një ng anjë. Meqenëse tani i thyen fare ehtë, ai u tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Kështu edhe ju, fëmijët e mi, do të jeni të pamposhtur për armiqtë, në qoftë se jeni të bashkuar për gjithmonë. Në qoftë se ngrindeni, do të mposhteni lehtë prej armikut.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Kjo na tregon se njerëzit, të bashkuar, janë të fortë, kurse të ndarë, mposhten lehtë.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Fshatari, fëmija dhe stërqokat[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ishte koha e të mbjellurave. Një fshatar mbolli grurë dhe e ruante duke ndejtur në këmbë. Ndërkohë mbërritën fluturimthi tufa të panumërta stërqokash të zeza kërkëllihëse, e së bashku me to edhe garguj që hanin farët. Me fshatarin ishte edhe djali i tij me hobë të zbrazët. Gargujt, sipas zakonit. Përgjonin dhe në qoftë se fshatari në atë çast kërkonte hobenë, iknin para se ta merrte. Mirëpo fshatari mendoi që t'i mashtronte ndryshe. Prandaj filloi ta mësojë fëmijën duke i thëne: [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Djali im, duhet ta mashtrojmë me mjeshtëri tufën e zogjve. Pra, kur të mbërrinë zogjët, unë do të kërkoj bukë, por ti mos më jep bukë, por hobenë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ia mbërritën gargujt dhe e mbuluan tokën. Fshatari këkroi bukë sikurse u mor vesh me djalin. Zogjtë nuk ikën, kurse fëmija në vend të bukës i dha hobenë plot me gurë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Plaku shtiu njëherë dhe qëlloi një gargull në krye, tjetrin në këmbë, kurse të tretin në krah; atëherë ata filluan të ikin. Në ndërkohë u erdhën në ndihmë kojrilat dhe i pyetën se çka u ndoshi. Ata u thanë:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ikni prej fisit të prishur njerëzor, i cili ka mësuar që tjetër gjë të llomotitë e tjetër të veprojë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]I tmerrshëm është fisi i atyre që përdorin mashtrimin.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Udhëtari dhe gjarpëri helmues[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një udhëtar, duke udhëtuar dimrit, pa rrugës një gjarpër të ngrirë. I erdhi keq për të, prandaj e mori, e futi në gji dhe u përpoq ta nxejë. Deri sa ishte i trulluar nga të ftohtit, gjarpëri heshte, por kur u nxe dhe u ngjall, e kafshoi në bark. Kur fshatari e pa veten se do të vdiste, tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Mirë ma bëri. Pse e shpëtova gjarpërin që ishte duke ngordhur dhe që duhet ta mbysja të gjallë?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Kjo na tregon se të këqinjtë nuk e kthejnë mirëbërësinë, por edhe mirëbërësve u bëjnë keq.[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Gjarpëri dhe shqiponja[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ranë një herë në grindje gjarpëri dhe shqiponja dhe ia nisën luftës kundër njëri-tjetrit. Gjarpëri iu mbështoll shqiponjës rreth trupit dhe e shtrëngoi. Një fshatar e pa këtë, e zgjidhi dhe e liroi shqiponjën prej gjarpërit. Gjarpëri u zemërua dhe lëshoi helm në pijen e shpëtimtarit të shqiponjës. Kur fshatari deshi të pijë, fluturoi shqiponja dhe ia rrëxoi fshatarit gotën prej dore.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Mirëbërësit i pret mirënjohja.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Fshatari dhe gjarpëri[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një gjarpër që jetonte në pragun e shtëpisë së një fshatari, doli një ditë dhe e kafshoi për vdekje djalin e tij. Prandaj fshatari u hidhërua së tepërmi, rrëmbeu sëpatën, erdhi te bira dhe e priti aty që t'i binte menjëherë posa të dilte. Kur gjarpëri nxori kryet, ai iu vërsul me sëpatë. Por i shkoi kot dhe çau gurin që ishte pranë birës së tij. Më vonë e thirri gjarpërin me të butë pët t'u pajtuar. Mirëpo gjarpëri iu përgjegj:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]As unë nuk mund të besoj ty deri sa shoh gurin e çarë, as ti mua deri sa sheh varrin e djalit tënd.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Kjo na tregon se armiqësia e madhe nuk harrohet lehtë.[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Plaku dhe vdekja[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Njëherë një plak preu një dru në pyll dhe, i ngarkuar, u nis në një rrugë të gjatë. I lodhur nga rruga, e lëshoi barrën dhe filloi të thërrasë vdekjen. Kur ia mbërrijti vdekja dhe e pyeti se pse e kishte thirrue, plaku iu përgjegj:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Për të më ndihmuar që të çoj barrën.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Kjo na tregon se çdo njeri don të jetojë, edhe sikur të mos jetë i lumtur.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Lopari[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ndërsa lopët ishin duke kullotur, lopari humbi viçin. Pasi e kërkoi gjithkund e nuk e gjeti, i premtoi Zeusit se do t'i bëjë fli një kec në qoftë se ia gjen hajdutin. Kur lopari erdhi në pyll, pa një luan duke gëlltitur viçin. U tmerrua dhe duke çuar duart nga qielli tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Zeus, zoti ynë, pak më parë të premtova se do të bëja fli një kec poqese e gjej hajdutin. Kurse tash do të bëj fli një ka në qoftë se shpëtoj nga kthetrat e tij.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Kjo mund t'u përshtatet disa njerëzve fatzinj, të cilët, kur bien ngushtë luten për diçka, por kur e fitojnë atë që kërkojnë, bien në mjerim më të madh.[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Qetë dhe rrotat[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Qetë tërhiqnin qerren. Pasi rrotat kërcëllonin, qetë kthyen kryet e thanë:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]اka po bërtitni kaq shumë, mikesha, deri sa ne po e bartim tërë barrën?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Kështu edhe disa njerëz shtiren sa mundohen shumë, megjithëse në të vërtet të tjerët e mbajnë tërë barrën.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Bretkocat kërkojnë mbret[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Të brengosura nga rrëmuja që mbretëronte ndërmjet tyre, bretkosat i dërguan Zeusit një përfaqsues të tyre, duke iu lutur qët'u japë një mbret. Megjithse Zeusi pa se kjo punë ishte budallallëk, prapëseprapë ua hodhi në kënetë një cung. Në fillim, bretkosat, të frikësuara nga krisma e madhe, u tërhoq në thellësi, por më vonë, pasi druri (cungu) ishte i palëvizshëm, dolën në sipërfaqe të ujit dhe aq nuk e përfillën, saqë u ngjitën dhe u ulën mbi të. Të zemëruara që kishin një mbret të tillë, shkuan për të dytën herë te Zeusi dhe iu lutën që t'ua ndërronte sundimtarin, pasi ky që u kish dërguar ishte shumë i butë. Zeusi u zemërua me to dhe u dërgoi një gjarpër uji, i cili i kapte dhe i gëlltitëte.[/FONT]


[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Njeriu e dhelpra[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një njeri zuri një dhelpër, me të cilën kishte qenë në armiqësi, sepse i kishte bërë dëm. Kishte kohë që donte të hakmirrej, prandaj i lidhi në bisht shtupa të lagura me vaj ulliri she u vuri flakën. Dhelpra, si t'i kishte treguar dreqi rrugën, u nis për në arën e armikut të vet. Dhe ishte tamam koha e të korrave. Ai vrapoi pas saj duke qarë, sepse ende nuk e kishte korrur arën.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Kjo na mëson se duhet të jemi të butë e jo të zemërohemi, sepse shpesh mu për arsye të zemërimit shkaktohet dëm i madh.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Lavërtari dhe ujku[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Lavërtari ua hoqi zgjedhën qeve dhe i çoi të pinë ujë. Kur ujku i uritur, që kërkonte ushqim, hasi në parmendë, më parë filloi të lëpijë kapistrat e qeve, e dalëngadalë, pa vënë re, futi qafën në zgjedhë e nuk mundi ta nxjerrë më, por filloi ta tërheqë parmendën nëpër arë. Kur lavruesi e pa, tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]He budalla, ku ta marrim të heqësh ti dorë nga plaçkitja dhe padrejtësia e të lavrosh tokën.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Bretkosat[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dy bretkosa jetonin në një kënetë. Kur thahej këneta në verë, ato largoheshin dhe shkonin për të gjetur kënetë tjetër.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Rrugës hasën në një pus të thellë dhe kur e panë, njëra prej tyre tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Të zbresim, e dashur, së bashku në këtë pus. Tjetra iu përgjegj:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Si do të dalim, nëse uji i këtij pusi shterret?[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Qymyrxhiu dhe zhguntari[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ku një qymyrxhi, i cili ishte duke kryer ndërtimin e shtëpisë së vet, veneroi se prenë tij ishte vendosur një zhguntar, erdhi te ai dhe e thirri që të banojnë bashkë, duke i thënë se do të bëheshin miq të mirë dhe do të shpenzonin më pak të dy n¨enjë banesë. Zhguntari ia peru fjalën e i tha: [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Por mua më duket se kjo fare e pamundur, sepse ke për ta nxirë atë që unë e zbardh.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Gjërat e kundërta nuk mund të shoqërohen.[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Njeriu që numëron dallgët[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ezopi kallëzon se një njeri që ishte ulur në bregdet e të cilin e rrihnin dallgët, numëronte valët, e kur gabonte, hidhërohej e pikëllohej, Kështu vazhdoi deri sa ia afrua një dhelpër e i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Pse i dashur, po pikëllohesh për ato që kaluan? Tash e pas duhet të fillosh e të numërosh, duke mos çarë kryet për ato që kanë kaluar.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhelpra e majmuni[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një ditë, duke udhëtuar së bashku, dhelpra e majmuni, filluan të grinden me fjalë mbi origjinën e tyre fisnike. Pas një grindjeje të gjatë, arritën në një vend. Majmuni shikoi prapa dhe qau me dënesë. Kur e pyeti dhelpra se pse qau, majmuni i tregoi përmendoret e varreve e tha: [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Si mos të qaj kur shikoj përmendoret e varreve të liridashësve dhe robërve të të parëve të mi. Ajo iu përgjigj: Vetëm gënje, sepse askush prej këtyre nuk do të çohet e ta mohojë atë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Gënjeshtarët më së shumti lavdërohen kur nuk ndodhet kush për të hedhur poshtë fjalët e tyre.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhelpra e cjapi[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një dhelpër ra njëherë në pus dhe u detyrua të presë, sepse nuk dinte si të dalë. Kur një cjap i shtyrë nga etja, erdhi në atë pus dhe e pa dhelprën brenda, e pyeti se a ishte uji i mirë. Duke fshehur fatkeqësinë e saj, dhelpra filloi ta lavdojë duke i thënë se uji ishte shumë i mirë. Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja dhe kur e shoi etjen, filloi të mendojë me dhelprën se si mund të dilte prej pusit. Dhelpra i tha se kishte menduar diçka mirë për të shpëtuar të dy:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]اoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të ngjitem unë lart nëpër kurrizin tënd, kam për të tërhequr mandej edhe ty. Pas një bisedimi të gjatë, cjapi pranoi. Dhelpra këceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Kur cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë, dhelpra u kthye e i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]I dashuri cjap, sikur të kisha aq mend sa ke qime në mjekër, ti as që do të zbritje në pus para se të mendoje se so kishe për të dalë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Njerëzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë të zbatojnë mendimet e veta.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhelpra e kojrila[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhelpra kishte derdhur një qull të yndyrshëm mbi një gur të rrafshtë dhe me shpoti e fyente kojrilën. Pasi qulli ishte i lëngët, kojrila nuk mundi ta marrë me sqepin e vet të hollë. Kur erdhi rendi i kojrilës, ajo e ftoi dhelprën për drekë dhe ia qiti gjellën përpara në një enë me grykë të ngushtë e të gjatë. Kojrila e fuste sqepin e vet me lehtësi në atë enë dhe kënaqej duke ngrënë, kurse dhelpra kurrsesi nuk mund të merrte ushqim në të. Kështu, pra, ia punoi edhe kojrila dhelprës.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhelpra dhe druvari[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Duke ikur prej gjuerarëve dhelpra pa në pyell një druvar dhe iu lut që ta fshehë. Ai e këshilloi që të hyjë e të fshihet në kasollën e tij. Së shpejti ia mbërritën gjuetarët dhe e pyetën druvarin se a mos e ka parë, por me dorë u tregoi se ku ishte fshehur. Gjuetarët nuk vunë veshin se çka se çka u tregon ai me dorë, por u besuan fjalëve të tij. Kur pa se u larguan gjuetarër, dhelpra doli dhe nisi të ikë pa folur fare. Kur druvari filloi ta qortojë se pse nuk i tha asnjë fjalë falënderuese që e shpëtoi, dhelpra i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Unë do të të falënderoja me të vërtet sikur puna e duarve tua të pajtohet me fjalët e tua.[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Kjo vlenë për ata njerëz, të cilët kërkojnë që të tjerët të sillen mirë me ta, edhe pse vetë ata nuk janë të ndershëm.[/FONT]


[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhelpra e luani[/FONT]


[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Kur dhelpra pa një luan të zënë në kurth, iu afrua dhe filloi ta shajë ashpër. Atëherë u kthye luani dhe iu përgjegj: Nuk je duke më sharë ti, por fatkeqësia që më gjeti.[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Të dobtit nuk i çmojnë shumë të fortët, kur këta bien ngushtë.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Peshkatari dhe fyelli[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një peshkatar, i cili dinte t'i binte shumë bukur fyellit, mori një ditë fyellin dhe rrjetin e shkoi në det për të gjuajtur peshq. Aty u ul mbi një shkëmb dhe filloi t'i bjerë fyellit, duke menduar se zëri i ëmbël i fyellit do t'i joshje peshqit.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Megjithse u mundua për një kohë të gjatë, prapëseprapë nuk i doli asnjë peshq. I qiti prej rrjetit në bregdet dhe kur i pa duke u përpëlitur, tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]O krijesa të mjera! Kur i rashë fyellit, nuk deshët të kërceni, kurse tani që e ndala, po kërceni.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Kjo vlenë për ata që bëjnë diçka në një çast jo të volitshëm.[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Peshkatari dhe peshku i vogël[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një peshkatar hodhi njëherë në ujë dhe zuri një peshk të vogël. Peshku i vogël filloi t'i lutet shumë që ta lëshojë tani, pasi është i vogël, kurse më vonë, kur të rritet, ka për të qenë më i dobishëm për të. Atëherë peshkatari tha: Do të isha vërtet budalla sikur të hiqja dorë nga fitimi i sigurtë dhe të shkoja të ndjek diçka jo të sigurtë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: ثshtë më mirë një fitim i sigurtë, sado i vogël që të jetë, se sa një fitim i pasigurtë, qoftë ai edhe i madh.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhelpra që hëngri tepër[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një ditë një dhelpër e uritur pa në pyll, në zgavër të një lisi, një copë bukë dhe një copë mish, që i kishin lënë arinjtë, prandaj hyri e i mori dhe i hëngri krejt. Por pasi u fry prej së ngrëni tepër, filloi të gjëmojë e të kuisë. Një dhelpër tjetër, qن kalonte në atë çast aty pari, e dëgjoi gjëmimin e saj, prandaj iu afrua dhe e pyeti se çka kishte. Kur mori vesh se çka i kish ndodhur, i tha: [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Tani duhet të rrish aty, deri sa të shfryhesh e të bëhesh ashtu siç ke qenë kur ke hyrë. Vetëm atëherë ke për të dalë lehtë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Vështirësitë zhduken me kalimin e kohës.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana][FONT=&quot][/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhija e gomari[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se është ulok dhe të gremistet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t'i japin pushim. AI u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëxua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha të marrë mushkëri dhie e t'ia japë gomarit si ilaç për t'u shëruar. Therre, pra, dhinë dhe shëroje gomarin.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Kush ja bën gropën tjetërit, bie vetë brenda.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhija e bariu[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asgjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t'i lutet që të mos i kallësojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjegj:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Je me të vërtet më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t'i treguar.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Janë krejt të marrë ata që duan ta fshehin atë që duket fare qartë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Gjelat[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dy gjela grindeshin rreth pulave dhe njëri e mundi tjetrin. I munduri u tërhoq në një vend në hije dhe atje u fsheh.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Fituesi fluturoi, hipi në një mur të lartë dhe filloi të këndojë me zë të lartë. Po në atë çast ia mbërrini fluturimthi një shqiponjë dhe e rrëmbeu. Ai që ishte fshehur në hije, iu afrua atëherë pulave pa frikë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Mendjemadhësia dënohet, kurse përvujtja shpërblehet.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Dhelpra e dhitë[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t'i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t'i bërë krejtësidht për vete. Dimri mbaroi she ai i nxori të t¨re dhitë në kullosë. Dhitë e egra morën malin e ikën. Kur ai filloi t'i qortojë se janë jomirënjohëse që ikën dhe e lanë, megjithse ai u kujdes shumë pët to, ato u kthyen e i thanë:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Pikërisht për këtë ne frikësohemi dhe ikëm prej teje. Gjersa ti neve, që të erdhëm dje, na çmove e shikove më tepër se dhitë tua, është e qartë se edhe të tjerat, që do të afrohen më vonë, to t'i çosh e shikosh më tepër se ne.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Nuk duhet lakmuar miqësia e atyre, të cilët si miq të rinj, na çmojnë më tepër se miqtë tanë të vjetër, duke pasur parasysh se ata met ë cilët miqësohemi më vonë, do të çmohen më tepër se ne

[/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Maçorri dhe minjtë[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Në një shtëpi kishte shumë minjë. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe ndejti që t'i gjuajë e t'i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t'i zinte më, maçorri e ndau mendjen t'i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha: [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]I dashuri im, nuk do t'ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Njerëzit e mençur, kur e provojnë poshtërsinë e ndokujt, nuk mashtrohen më me hipokrizinë e tij.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Shqiponja dhe njeriu[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t'i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet. Dhelpra e pa këtë e i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që most ë zërë prapë dhe mos t'i shkulë prapë krahët.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Mirëbërësit duhet t'i kthehet e mira, kurse prej të këqinjve duhet ruajtur.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Shqiponja , sorra dhe bariu[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë she rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por iu ngatërruan kthetrat në bashën e leshit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët. Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje , ia çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë zogu mund të ishte ai, bariu tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ma sa e di unë, sigurisht - sorrë, por siç kishte për të dashur ajo vetë - shqiponjë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]
[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]·[FONT=&quot] [/FONT][/FONT][FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Bilbili dhe skifteri[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Një bilbil kishte qëndruar mbi një lis të lartë dhe, si rëndomë po këndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqënëse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrëmbeu bilbilin. Duke dashur të shpëtojë, bilbili filloi të lutet, duke i thënë se ishte i vogël e nuk do ta nginte skifterin, prandaj duhet të lapte ndonjë zog më të madh, në qoftë se është i uritur. Skifteri ia preu fjalën e i tha: [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Do të isha vërtet i marrë sikur ta lija ushqimin e gatshëm që e kam në kthetra dhe të shkoja të ndjek qtë eë ende s'është askund.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Ka grykës, që, duke lakmuar sa më tepër, humbit edhe atë që kanë.[/FONT]
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top