Përqafimi ndërpret lemzën!

Love

βeℓℓe â๓e
Lemza, e cila zgjat më pak se një kohë, është afatshkurtër e nuk kërkon shërim, por lemza afatgjatë mund të shkaktohet nga infektimi ose madje edhe nga dëmtimi i trurit.

hugging_1n.jpg

Lemza është pasojë e ngërçeve të pakontrolluara të diafragmës, shtresës së muskujve horizontalë, që ndan zgavrën e gjoksit nga abdomeni, ndërsa shkaktari i saktë i lemzës shpesh është i panjohur.

Lemza mund të shkaktohet nga teprica e thartirës së lukthit, nikotina e tepërt, ndryshimet e shpejta të temperaturës së dhomës, si dhe ndryshimet e temperaturës në lukth, për shkak të ushqimit të ngrohtë.
"ثshtë fakt që as sot nuk e kuptojmë mekanizmin e saktë, i cili e shkakton lemzën, por ajo mund të jetë pasojë e ngacmimit të nervove, por edhe e infektimeve ose madje dëmtimit të trurit", pohon gastroenterologu Alastair Watson nga universiteti “East Anglia”.

Disa prej metodave të popullarizuara të ndërprerjes së lemzës janë frymëmarrja përmes një qeseje të letrës dhe pirja e sasive të mëdha të ujit. Disa metoda të tjera përfshijnë edhe gëlltitjen e akullit të bluar, por edhe vendosjen e një luge me sheqer në fund të gjuhës.
Ndihmon edhe një përqafim i fortë, i cili e shtyp diafragmën dhe e ndërpret lemzën.
individi
 
Titulli: Përqafimi ndërpret lemzën!

Po ka nje lemze rebele, qe mban 30 minuta, e skalon as me uje, as me trembje, me asgje....
Ndihmon edhe një përqafim i fortë, i cili e shtyp diafragmën dhe e ndërpret lemzën.
nuk ben pune:(
 
Titulli: Përqafimi ndërpret lemzën!

Se besoj sepse mua kur me kap nuk me leshon kollaj, dhe pse jam kurjoz ta provoj nje her si dihet :)
 
Titulli: Përqafimi ndërpret lemzën!

C'me ka kap nje lemze ne kto momente, vdiqa mo :p
 
Titulli: Përqafimi ndërpret lemzën!

tani e zgjidhem dhe punen e lemzes ... me nje perqafim bejme dy pune, edhe largojme lemzen, edhe ndihemi komod ne krahet e tjetrit/tjetres :p
 
Titulli: Përqafimi ndërpret lemzën!

Une e di 1 ilac teper t'mire per lemzen :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top