View: https://youtu.be/fabY6icNjo4
Kampi i muxhahedinëve në Durrës ka ngritur pretendimet se një banor i Ashrafit u vra gjatë kontrollit të policisë sot.
"Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë.
Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri.
Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit," thuhet në deklaratëne tyre.
Burime për Ora News bëjnë me dije se ka patur përleshje dhe kundërshtim mes punonjësve të policisë dhe personave në kamp.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se nuk ka viktimë nga kontrolli brenda në kamp.
Oranews.com